Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Përshëndesim guximin e Besimit

Shko poshtë

SHBA: Përshëndesim guximin e Besimit Empty SHBA: Përshëndesim guximin e Besimit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 6:59 pm

SHBA: Përshëndesim guximin e Besimit


SHBA: Përshëndesim guximin e Besimit SHBAA-15
Ambasada amerikane është përgjigjur sot në pyetjen e portalit “Zhurnal” lidhur me nderimin e UÇK-së edhe nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës.

“E përshëndesim prijën e vazhdueshme dhe guximtare të ministrit Fatmir Besimi në përfaqësimin dhe shërbimin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Vizioni dhe patriotizmi i liderëve si ministri Besimi kanë rëndësi kyçe për procesin e shërimit të plagëve që i pësuan të dy anët në atë konflikt dhe për të ndihmuar që Maqedonia të bëhet një vend që ofron paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, fenë apo bindjet politike.

Para njëmbëdhjetë vite Maqedonia u ballafaqua me rrezikun e një lufte të përgjakur qytetare dhe familje në tërë vendin ende vajtojnë për humbjen e të dashurve të tyre gjatë dhunës të vitit 2001”, thuhet në përgjigjen për “Zhurnal” nga ana e Ambasadës amerikane në Shkup, ku vijon se nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë me 13 gusht, “shmangu luftën, dhe mundësoi progresin e Maqedonisë si një demokraci e bashkuar, dinamike dhe e sigurt”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi