Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik

Shko poshtë

Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik Empty Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2015 3:32 pm

Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik
Prizren, familja e besimit mysliman i falë gjakun familjes së besimit katolik Largea_prizren-familja-e-besimit-mysliman-i-fal-euml-gjakun-familjes-s-euml-besimit-katolik_hd1435740929
Në Prizren ka ndodhur një shembull i humanitetit dhe i tolerancës ndërfetare, deri në sakrificë.


Falë përkushtimit dhe angazhimeve të pajtimtarëve të rajonit të Prizrenit, së bashku me anëtarë të klerit fetar mysliman e katolik është mundësuar falja e gjakut të djalit nga familja e besimit mysliman e të vrarit Rrahim Tarjani nga Pirana, familjes së autorit të vrasjes, Ndue Çettës nga Smaqi, familje e besimit katolik.
Pjesë e këtij akti burrëror ishin përveç misionarëve ta pandalshëm për pajtimin e gjaqeve nga rajoni i Prizrenit edhe shumë njerëz të tjerë miq të familjeve Tarjani e Çetta.
Ky akt i familjes Tarjani, është vlerësuar jashtëzakonisht nga Fetah Bekolli, kryetar i këshillit për pajtimin e gjaqeve në rajonin e Prizrenit. Ai tha se shembullin e kësaj familje duhet ta ndjekin edhe të tjerët, sepse një gjë e tillë tha ai e bëjnë njerëz të fuqishëm moralisht, kombetarisht dhe në aspektin fetar.
Ndërkaq, edhe imami dhe anëtari i këtij Këshilli, Xhevat Kryeziu, dhe priftërinjtë, Don Robert Jakaj dhe Don Pashk Dani, faljen e gjakut të djalit nga familja Tarjani e vlerësuan akt fisnik dhe burrëror që jep mesazhe të fuqishme njerëzore.
Ndryshe si pasojë e disa mosmarrëveshjeve rreth nxjerrjes së zhavorrit në lumin Drini i Bardhë, me 5 maj të vitit 2010 në fshatin Zojzë, gjatë një zënke Ndue Çetta nga Smaqi, ka privuar nga jeta Rrahim Tarjanin, duke shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. /TV Prizreni/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi