Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:GJEL KOKOTI PRESIDENT

Shko poshtë

Agim Gashi:GJEL KOKOTI PRESIDENT Empty Agim Gashi:GJEL KOKOTI PRESIDENT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 16, 2012 6:40 pm

Agim Gashi:GJEL KOKOTI PRESIDENT 04gjel10

Agim Gashi:GJEL KOKOTI PRESIDENT

Jam një trim e shkuar trimit
Çdo mëngjes këngës ja them,
Me i zgjua njerëzit prej gjumit
Ky më është zanati jem.

Jetoj si pasha përreth haremit
Sa shumë pula m´rrethojnë n´këtë jetë,
Sa knaqësi e sa idila
Për asgjë merak s’mka mbet.

Kur t´më vie fundi im
Në atë botë nuk shkoj kot,
Bëhem ushqim për njerzimin
E ua mbushi sofrën plotë

Kokorisi e i thërras pulat
Për një t´vogël kokërr meli,
Kur të mblidhen e ndjejnë gëzimin
Nga ky vigan që më thonë gjeli.

Kikirikuuuuu ja them këngës
Me zë t´bukur arshikisht,
Qindra pula shkundin krahët
Veç të ma luajnë të bukurin bisht

I qëndroj bores e shiut
Edhe vapës kur ndrrohet moti,
Xhentlemen në harem timin
Ky pra jam unë Gjel Kokoti.

Tani njerzit kur po grinden
Dhe urrejtjen e kanë talent,
Do të dal të kandidohem
Që të jem unë President!

15.08.12
Düren A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi