Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - HASHIM THAQI PRESIDENT

Shko poshtë

AGIM GASHI - HASHIM THAQI PRESIDENT Empty AGIM GASHI - HASHIM THAQI PRESIDENT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 08, 2016 9:27 pm

AGIM GASHI - HASHIM THAQI PRESIDENT 12654686_10153429473309077_2971862098107407310_n

AGIM GASHI

HASHIM THAQI PRESIDENT

U perzi tanë politika
Deputet, ministra vendi, 
Me ba Hashen President
Kerkon “Pronto” dhe Kuvendi.


Isë Mustafa ja dha fjalen
-Hajt Hashim ti mos ke dert, 
LDK-ja me deputetet
N´dash të bajmë ty edhe mret.

Kështu puna me samuna,
Sa ju prenë more sakica, 
Në Drenicë po ban lumë Broja
Në Gollak lumë Prapashtica.

Po tregojnë Brojasit e sotem
Kur Hashimi ishte në djep, 
E kish përkund nana në ara
Mu bafsh bir ti President.

E n´Prapashticë e mbajnë në mend
Te Kroni Pashes e paskan shkru, 
Sa na ishte Isa n´djep
Nana djalin e ka uru;

Shtatqind sisteme me u ndrru
Ti n´pushtet n´krye gjithnji, 
Kur ja lante të flliqtët nana
Kryet lart me krenari.

Sikur n`djep, sot kur janë rritë
Krenarinë lart e mbajnë, 
Kur e bajnë sot të flliqtit
Plot ministra ua lajnë.

Lani mut e lani shurrë
Ju ministra he loçkomana, 
Me la t´Ises e me la t´Hashes
Juve ju paska rritë nana.

08.02.2016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi