Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare

Shko poshtë

Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare Empty Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 20, 2012 9:37 pm

Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare


Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare Lec_Kurti-19
Botohen për herë të parë sot, dorëshkrimet e partiturave të Himnit për Vidin. Himni i shkruar nga kompozitori shkodran Lec Kurti, i njohur edhe si diplomat, në vitin 1914, sipas profesor Zhani Cikos, mendohet të jetë interpretuar edhe para princit. "Kjo nuk është e sigurt, por ai është edhe i orkestruar, ndaj them se do t’i jetë interpretuar edhe Vidit", sqaron Ciko. Sipas tij, himni ekziston vetëm si muzikë dhe nuk ka tekst. Interpretimi i partiturës mund të shkojë në dy a tre minuta. Maestro Ciko, që ka mirësinë të na japë faksimilet e partiturave, na tregon së ato janë marrë në familjen e Lec Kurtit, ku ruhen me shumë kujdes nga i biri. Himni është kompozuar në harkun kohor nga marsi i vitit 1914 deri në shtator të po të njëjtit vit, kohë gjatë së cilës Shqipëria qeverisej nga Princi Wilhelm von Wied.
Lec Kurti ndryshon historinë e muzikës shqiptare 250px-Lec_Kurti
Lec Kurti lindi më 9 maj të vitit 1884 në Shkodër dhe vdiq në Romë në vitin 1948. Ishte diplomat shqiptar dhe kompozitori i operës së parë shqiptare "Arbëresha", shkruar në vitin 1915. Ai ishte biri i kompozitorit të shquar Palok Kurti. Pasi ka kryer studimet në Liceun e Pesaros, krahas kompozicionit ka studiuar edhe për Diplomaci në Venecia. Dorëshkrimet tregojnë se aty janë shkruar edhe një numër i madh veprash. Familjarët kanë thënë se gjatë kohës sa ishte përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, atij i është djegur shtëpia dhe mendohet që bashkë me të janë shkrumbuar edhe krijime të tjera muzikore. Nga dorëshkrimet e mbetura mësohet se Lec Kurti kompozoi muzikë deri në vitin 1916 dhe më pas duket se iu kushtua diplomacisë dhe politikës.

Karrierën diplomatike e nisi në Bari si konsull i Shqipërisë (1922-1927), kurse më pas në Athinë si "I ngarkuari me punë" (1927-1935), ku bëhet edhe "Qytetar Nderi" i qytetit. Më tej e gjejmë përfaqësues të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, si ministër Fuqiplotë të Mbretërisë Shqiptare në Londër, ku thuhet se, pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë fashiste, nuk pranoi t'i dorëzojë përfaqësuesit italian ambasadën e atjeshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, me gjithë ftesën e Faik Konicës për të shkuar në Amerikë, Lec Kurti kthehet në Shqipëri, ku angazhohet në jetën politike të vendit. Në vitin 1942, bashkë me Mit'hat Frashërin, Abaz Ermenjin etj., Kurti ishtë një ndër 18 themeluesit e organizatës Balli Kombëtar, ku zgjidhet nënkryetar i përgjithshëm i saj dhe kryetar për Shkodrën. Disa ditë përpara 29 nëntorit të vitit 1944, siç e dëshmon edhe ditari i tij, ai e braktis përfundimisht Shqipërinë dhe vdes në Romë, në dhjetor të vitit 1948. Prej atëherë muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur për publikun e gjerë po se po, madje edhe për profesionistët.

Disa nga veprat - dorëshkrime të ruajtura nga familja, që ka të ngjarë të përmbysin historinë tonë të muzikës, janë prezantuar. Nëse nuk do të ishte marrë me politikë, veprat e tij do të ishin përfshirë në antologji muzikore e letrare. Krijimet do të interpretoheshin koncerteve e do të quhej babai i kompozicionit shqiptar. Me rreth 800 faqe dorëshkrime që i ruan familja e tij, do të ishte patjetër një emër i shquar i kulturës shqiptare. Por Lec Kurti zgjodhi tjetër udhë. U quajt i rrezikshëm dhe u ndalua. Vepra e tij u dënua për të mbetur nëpër sirtarë, e panjohur për dekada. Për të kujtuar një emër të lënë në harresë padrejtësisht, po edhe për të riparë historinë e muzikës shqiptare, është zhvilluar para disa muajsh në Akademinë e Arteve koncert-konferenca "Lindja e harruar e muzikës artistike shqiptare: Lec Kurti". Në të u interpretuan për herë të parë vepra të kompozitorit që datojnë fillimshekullin e XX, ndërsa të afërmit sollën kujtimet.

Dorëshkrimet ruhen me fanatizëm nga Albert Kurti, i biri i kompozitorit, Shupo. Çuditërisht, shumë vepra që ne i quajmë si të parat në gjininë që i përkasin, nuk janë të tilla. Studiuesi bën një krahasim, prej të cilit del se pikërisht veprat që për dekada i kemi konsideruar të parat, janë shkruar shumë më vonë se veprat e harruara të Lec Kurtit. Nëse deri më sot kemi besuar se opera "Mrika" (1959) e Prenk Jakovës është e para në llojin e vet në Shqipëri, na del se në të vërtetë e para është "Arbëresha" e Kurtit (1915), nga e cila kanë mbetur vetëm 11 fashikuj nga akti i parë. Për të vijuar me sonata, muzikë dhome, kuartete harqesh, romanca dramatike, trio pianistike, prelude, muzikë korale e koncerte, të cilat janë shkruar nga 20 deri në 60 vjet më vonë nga autorë si Fan Noli, Çesk Zadeja, Tonin Guraziu, Tish Daija, Limos Dizdari, etj. Kjo do të thotë se historia e muzikës shqiptare ka se ç'të korrigjojë. Por nga çka mbërritur deri më sot, kuptohet se Kurti nuk ishte vetëm një ithtar i muzikës. Sot është e çuditshme të besohet se brenda një njeriu të vetëm ziente kompozitori, poeti, përkthyesi e politikani diplomat. Pa lënë asgjë pas dore. Ka shkruar vepra letrare si poemat "Kërshëndellat", "Mrashtbulli", "Sikur të mujsha", "Lula Marnesha", "Qe tuk janë" si dhe ka përkthyer në shqip veprash nga autorë të mëdhenj të letërsisë botërore si Pirandello, Gorki, Poe, Pushkin, Gauthier, Merimé, etj. Të gjitha këto u kryqëzuan për faktin se Kurti ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ministër Fuqiplotë i Mbretërisë Shqiptare në Londër, e më vonë një ndër themeluesit e Partisë së Ballit Kombëtar.

Biografia


Lec Kurti lindi më 9 maj të vitit 1884 në Shkodër, ishte i biri i kompozitorit të shquar Palok Kurtit, ishte mëse e natyrshme të vazhdonte në fushën e muzikës. Në vitin 1909 filloi studimet në Liceun e Pesaros, ndërsa më vonë, krahas kompozicionit studion edhe për Diplomaci në Venecia. Dorëshkrimet tregojnë se aty janë shkruar edhe një numër i madh veprash. Familjarët dëshmojnë se gjatë kohës që ai ishte përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, i është djegur shtëpia dhe mendohet që bashkë me të janë shkrumbuar edhe krijime të tjera muzikore. Nga dorëshkrimet e mbetura mësohet se Lec Kurti kompozoi muzikë deri në vitin 1916 dhe më pas duket se iu kushtua në fillim diplomacisë e më pas politikës.

Karrierën diplomatike e nisi në Bari si konsull i Shqipërisë (1922-1927), dhe më pas në Athinë si "I ngarkuari me punë" (1927-1935) ku bëhet edhe "Qytetar Nderi" i qytetit. Më tej e gjejmë përfaqësues të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, si Ministër Fuqiplotë të Mbretërisë Shqiptare në Londër ku thuhet se, pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë fashiste nuk pranon t'i dorëzojë përfaqësuesit italian ambasadën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithë ftesën e Faik Konicës për të shkuar në Amerikë, Lec Kurti kthehet në Shqipëri ku angazhohet në jetën politike të vendit. Në vitin 1942, bashkë me Mit'hat Frashërin, Abaz Ermenjin etj., Lec Kurti është një ndër 18 themeluesit organizatës Balli Kombëtar, ku zgjidhet nënkryetar i përgjithshëm i saj si dhe kryetar për Shkodrën. Disa ditë përpara 29 nëntorit të vitit 1944, siç e dëshmon edhe Ditari i tij, ai e braktis përfundimisht Shqipërinë dhe vdes në Romë në dhjetor të vitit 1948. Prej atëhere muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur për publikun e gjerë po se po, madje edhe për profesionistët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi