Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër

Shko poshtë

Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër Empty Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 9:22 am


Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër U1_VaceZela
Vaçja me bashkëshortin Pjetër dhe vajzën Irma
Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës mbarëkombëtare shqiptare nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër


Ajo që nxit interesin tonë intelektual, është një histori, me fjalë të tjera beteja e ndërmarrë pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjëshme, nga një qënie njerëzore, si e urta, modestja, fisnikja, Vaçe Zela. Vështirësitë, sëmundja, nuk e kanë thyer vrullin e saj jetësor, nuk e kanë penguar apo vonuar në ecurinë e integritetit të saj si artiste e madhe e Kombit shqiptar. Bashkë me bashkëshortin, Pjetër Rodiqin, dhe ekonomisten e talentuar Irmën, të bijën, të tre nuk rreshtin të presin miq të shumtë në Bazel, apo të marrin pjesë në veprimtari të bukura ku shprehet atdhedashuria dhe mirësia, solidariteti dhe ngushtimi i radhëve për çështjen kombëtare.

„Rastësia, është shprehur shkrimtari i madh francez, Zhan Kokto (Jean Cocteau), është forma që merr Zoti për të kaluar pranë nesh incognito“ (i panjohur). Edhe unë dhe ata bashkëatdhetarë që jetojmë në Zvicër, kemi patur fatin që ajo edhe pse shpesh herë është „incognito“ për fqinjët e saj zviceranë, të vërejmë respektin e atyre njerëzve të thjeshtë që nuk e dijnë se ajo është një artiste e madhe, por habiten me vizitat që i bëjnë bashkëatdhetarët asaj. Ata nuk mund ta dijnë se ajo është një këngëtare e madhe mbarëkombëtare shqiptare, pasi sëmundja nuk e la që ajo të vazhdojë karrierën e saj. Por e kuptojnë se Vaçja është një grua tepër e respektuar. Prandaj, në festa dhe gëzime kur mblidhemi me të dhe bëjmë pak zhurmë atje në taracën e bukur të apartamentit në Bazel, na qëllon që të zbresë me një çengel një shishe shampanjë, apo e bija Irma duhet të shkojë tek dera ku troket dikush që sjell një pako të madhe me çokollata. Shpesh ata bashkohen me ne, por Vaçja jonë e madhe do të mbetet „incognito”. Vizioni i një gruaje fisnike, që është diametrialisht e kundërt me disa bashkëatdhetarë “qoftëlargë”, që çirren dhe lëvdohen për meritat e tyre, apo ata parlamentarë opozitarë, apo pinjollë të ish diktaturës që fërkojnë duart se Shqipëria dhe shqiptarët autoktonë duhet të presin akoma për të kaluar në “parajsën” europiane, kur “të ndezin dritën jeshile” të 27-tët e Europës së Brukselit…

Prandaj edhe gëzohemi kur mblidhemi në raste të tilla malli, sis ë fundmi kur Artistja jonë e Popullit, Vaçe Zela është nderuar me mirënjohje dhe nga shoqata Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës. Them malli se në Diasporë ky mall është shumë më i ndjeshëm se në Atdhe, edhe në raste të tilla solemne.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të mirënjohjes ishin të pranishëm shumë personalitete dhe intelektualë shqiptarë me banim në Zvicër. Lajmi u bë i ditur edhe në faqen e internetit të voal-online.ch. Në motivacionin e Mirënjohjes, të dorëzuar nga kryetari i shoqatës, Abas Fejzullahi, shkruhej se, "Bashkimi i intelektualëve shqiptarë të Zvicrës nderon me Mirënjohje Artisten e Popullit, zonjën Vaçe Zela, ikonën e këngës dhe muzikës së lehtë shqiptare, që me zërin e saj frymëzoi e bashkoi shpirtërisht shqiptarët në mbarë hapësirën kombëtare, e kudo në botë".

Artistja e Popullit, Vaçe Zela, vlerësoi këtë mirënjohje, madje së bashku me bashkëshortin e saj, Pjetër Rodiqi, shprehën interesimin për të dhënë kontributin e tyre në këtë shoqatë. Shoqata Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ) është themeluar më 29 nëntor 1997 në Bernë prej 130 intelektualëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër. Qëllimi kryesor i saj është bashkimi i potencialit intelektual shqiptar në Zvicër dhe vënia e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe të komunitetit shqiptar në Zvicër. Ky bashkim ka dhënë mirënjohje dhe për shumë personalitete të tjera shqiptare në fusha të ndryshme të jetës.

Vaçe Zela, Artiste e Popullit dhe këngëtare me famë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Moskë, Kinë, në Europën e Brukselit e kudo, u lind në qytetin e Lushnjes më 7 prill 1939. Ajo u zbulua rastësisht që në moshë të re në Lushnjë. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Prej kohësh Vaçe Zela e ka reduktuar në mënyrë dramatike veprimtarinë muzikore. Por jo kontaktet dhe telefonatat me bashkëbesëlidhësit në Zvicër, në Europë, Shqipëri dhe Kosovë. Sidoqoftë, Vaçe Zela mbetet "Zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Vaçe Zela ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena.

Prej shumë vitesh ajo jeton në Bazel të Zvicrës, por shpirti i dhemb për të shkuar edhe njëherë në Shqipëri, në Lushnjën e saj që lidhet tani me Tiranën dhe Kosovën me autostradë. Vaçe Zela është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" Këtë vit Vaçja jonë mbarëkombëtare është personalitet i Vitit 2009. Për të janë organizuar në Zvicër veprimtari kulturore me pjesëmarrjen e disa qindra bashkëatdhetarëve, si veprimtaria e suksesëshme në Nëshatel etj. Bashkëatdhetarë të shumtë kanë patur fatin të vizitojnë Vaçen, Pjetrin dhe Irmën, në apartamentin e tyre në Bazel, mbushur me lule shumëngjyrëshe dhe me relike e piktura të shumta. Për Artisten tonë të madhe, me një zë të ëmbël dhe të fuqishëm, bashkëatdhetarët në Zvicër po përgatisin një botim të veçantë, si një buqetë me lule, me kujtime nga jeta e saj e pasur në Shqipëri dhe Diasporë, me kujtime të bashkëatdhetarëve, si dhe me intervista të Perlës së muzikës mbarëkombëtare, shoqëruar edhe me fotografi.

Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër U1_111
Roza, Vaçja, Edlira dhe Fredi

Përgatitur për Zemrën shqiptare, nga Alfred Papuçiu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi