Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Shko poshtë

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush Empty Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 6:50 pm

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush


Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush Keshilli-21
Kyeministri i Kosovës Hashim Thjaçi në Këshillin e Sigurimit pak më parë deklaroi se pavarësinë dhe territorin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush. Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë, por shtetësia e Kosovës nuk diskutohet. “Shtetësia e Kosovës është fakt politik dhe juridik”.
Një moment historik për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian për shkak të raporteve të Kosovës me Serbinë.
Këshilli i Sigurimit ka nisur diskutimin e rregullt për Kosovën, ku po shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, u cili ndër të tjera është fokusuar në çështjen e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën, në problemet në veri të vendit dhe në dialogun Prishtinë-Beograd. Në këtë kuadër, shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif në adresimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka bërë thirrje për një angazhim urgjent më të madh të komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur çështjet e hapura, në veçanti atë në veri të vendit.
Ai ka thënë se për veriun, duhet pjekuri politike nga të gjitha palët, sikurse edhe një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar.


Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit po marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës e të Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Ky i fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë është e gatshme që të rrisë nivelin e dialogut me Kosovën, për siç ka thënë “zgjidhjen përfundimtare të statusit përfundimtar të Kosovës.

Ai ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka thënë se përveç vullnetit politik në këto negociata duhet që të ketë vullnet politik për kompromis, pasi sipas tij” nuk mundet që gjithnjë Serbia të japë, e Kosova të marrë”. Pas Daçiqit, Këshillit të Sigurimit iu ka drejtuar Hashim Thaçi, i cili në këto çaste është duke e mbajtur fjalën e tij. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush Empty Re: Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 6:51 pm

Ivica Daçiqi foli ashtu qysh do të fliste,,babai,, i tij Millosheviq,pra Serbia edhe në KS të KB tregoi se është shtet fashist ! Hashim Thaqi me një fjali mundi edhe ta kryej referimin kur tha;Problemi politik i Kosovës është zgjedhur me 17.02.2008 dhe nuk do të ketë biseda për këtë çështje.Të tjerat çka foli nuk çojnë shumë peshhë.Me Serbinë duhet të sillemi qysh sillet ajo me ne dhe atë pikë për pikë.Problemet që Serbia po na i sjellë,besoj se një ditë do ti paguaj shumë shtrenjët.Klm

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush Sh_b IKRASNIQI Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush Sh_b 21.08
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi