Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman -

Shko poshtë

Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman - Empty Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman -

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 23, 2012 8:27 pm



Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman - 274781_100000525636701_1660095843_n

Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman -

-Fragment –

Tregon D.

Në qytetin e saj nuk u ktheva më, po pikturat më ecën mirë. Në shumë prej tyre ishte portreti i saj, po jo i vërteti. Mua më dukej se ishte i vërteti. Me disa prej tyre, u nisa në Tiranë tek një miku im, piktor me emër, për të marrë një mendim, edhe një ndihmë, që të më jepej mundësia të hapja një ekspozitë personale. Ajo vajzë nuk më hiqej nga mendja. Nëna ime mbante vëthë të florinjtë, të trashëguar në familje nga nëna e saj, e ajo nga nëna e saj. Një pasdarke, kur po pikturoja, nëna u fut në dhomë dhe pa portretin.
-Cila është? – pyeti.
Mblodha supet.
-Më jep një vëth, - i thashë.
-Të bëj një varëse, - shtova. - Më duhet për portretin. Do t’ia mbërthej në qafën hollake që të duket më bukur. –
-T’i themi Thomait të na e bëjë varësen, - tha.
Unë nuk e kisha lëshuar penelin nga dora. Diçka holloja në qafën e saj.
-Cilit Thoma? Ç’varëse? –
Nuk do ta harroj kurrë shikimin e nënës.
Pas disa ditësh nëna më la në dorë diçka. Një lejlek të vogël të florinjtë.
E pashë në sy.
-Një lejlek, - tha, -që të kthehet... –
E futa varësen në xhepin e brendshëm të xhaketës.
Biseda me mikun ishte e shkurtër. Ai më ndihmoi që ta hap ekspozitën. Po jo menjëherë. Duke zbritur në rrugën e Elbasanit, në oborrin e muzeut Lenin – Stalin, një zë femre po i thërriste fotografit. Femrat më tërhiqnin për portretet e mia. U futa në oborrin e muzeut. Pashë atë me dy shoqe. U pamë gjatë në sy. Ajo ngriti para vetes çantën me dorën e majtë dhe unë pashë unazën në gishtin e saj. Ajo u skuq e uli kokën. Unë ika.
-Qëndro! – dëgjova zërin e saj të dobët.
U ktheva. I vura varësen në qafë, po nuk e putha. Më la në dorë stilografin e saj “Parker”.
-Nuk shkruaj më, - tha.
Ika, po jo aq shpejt sa të mos dëgjoja pëshpërimën e saj: - Të dua sa dymbëdhjetë milion arinj të bardhë, – me stilografin e saj “Parker”, duke e përshëndetur me dorën e ngritur lart, sipas zakonit tim.


VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


Viktoria Xhako:“MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË!” – Roman - 409636_495983347095849_1304487807_n


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi