Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman Empty VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 01, 2012 2:59 pm

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman

Tregon D.

-Fragment –

Çdo mëngjes hapja derën e ballkonit të studios sime dhe prisja ta shihja mes kalimtarëve trupin e saj të gjatë. Ajo jo, nuk u bë e gjallë. Ajo gjimnaziste e më pas grua e martuar, pothuaj u fshi nga jeta ime, por portretet e saj të mjegulluara qëndronin aty dhe më detyronin që ta kujtoj. Aq sa një ditë mora penelin e mbeta, jo para portretit të saj, po të një femre, modeli i së cilës më mungonte. M’u përfytyrua ajo dhe i vura nishanin. Pastaj flokët e verdhë i bëra kafe si të sajtë. Po ajo nuk u duk më.
.........................

Krejt rastësisht... e takova në .... Nuk e njoha. Kishte bërë aksident. E njoha kur ajo filloi të tregojë. I dhurova stilografin e saj “Parker”. Më foli për vete, po shumë kursyer. Më shprehu keqardhjen që nuk kishte shkruar kurrë më, pas asaj...
-Asaj dite kur më fale stilografin “Parker?” –
Qeshi. O perëndi! Qeshja e saj nuk kishte ndryshuar. Do ta njihja mes një turme që qeshte! - Jo! Nuk më pengoi mungesa e stilografit... –
Atë ditë ecëm përdore në bulevard. I fola për vendlindjen time. Ajo dëgjonte me kokën ulur. S’kam parë femër tjetër si ajo, nuk e ngrinte kokën. Unë heshta dhe prita kërkesën e saj:
- Më ço në vendlindjen tënde, - dhe u bëra gati t’i thosha që shoku im i fëmijërisë, që banonte atje, do të na mirëpriste në banesën e tij të rindërtuar. Kishte makinë dhe ne mund të shkonim edhe buzë detit, tek gjiri i mrekullueshëm, ku laheshim me brekë të zakonshme në fëmijëri. Për një çast buzëqesha me vete, kur ajo më pyeti befasisht:
- A mund të më shkruash dy - tri fjali për faqen e brendshme të kopertinës për librin që do të botoj? –
Pa pritur përgjigjen time, nisi të bëjë një shpjegim anormal të asaj që kërkonte. Ajo kishte grumbulluar shënimet e fëmijërisë e donte t’ia tregonte dikujt. Mbase, mbase edhe mund t’i botonte. Kjo ishte gjë e re për mua. Çfarë të reja të tjera fshiheshin në jetën e saj? Fjala e saj më befasoi dhe kërkesa më çuditi. Mbeta në mes të rrugës duke u rrezikuar të dy nga makinat dhe trafiku i ngarkuar. I thashë se nuk mund t’ia realizoja dëshirën. Nuk e dija se çfarë kishte shkruar ajo. Pastaj, unë jam piktor, edhe pse kisha shkruar vargje në gjimnaz, si të gjithë gjimnazistët e dashuruar. Po në të vërtetë muzës sime atëherë i mungonte origjinali. Në fakt nuk e di nëse piktura më frymëzon letërsinë, apo e kundërta. Ajo nguli këmbë në mendimin e saj duke më habitur shumë. I dhashë vetëm një mendim që më buroi aty për aty duke parë qafën e saj të gjatë e të hollë. Atë mesditë, në dhomën e saj...

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË – Roman 538441_501253396568844_2053230807_n
LEVITAN
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi