Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flasin të afërmit e Astrit Dervishit

Shko poshtë

Flasin të afërmit e Astrit Dervishit Empty Flasin të afërmit e Astrit Dervishit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 24, 2012 8:08 pm

Flasin të afërmit e Astrit Dervishit


Flasin të afërmit e Astrit Dervishit Shtepia_e_astritit24

Superhajduti Dervishi, tmerri i Priskës së Madhe
28 vjeçari Astrit Dervishi, i cili dy ditë më parë theu lejen e dhënë nga drejtoresha e burgut 325 në Tirane, duke u arratisur nga qelia, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore edhe nga vetë të afërmit e tij.
Në Priskë të Madhe gjithkush kujton prej tij vetëm raste vjedhjesh, nga më të rëndat, tek ato më ordineret, e deri edhe tek veprimet e turpshme me 2 vajza të mitura të fshatit, për çka bëri 3 vjet burg. Kishte arritur të vidhte edhe xhaxhain e tij, disa herë me radhë, që në moshen 14 -vjeçare.


Sapo u përmend emrin e 28 -vjeçarit, të denuar plot 7 herë, fqinjët nisin e flasin menjëherë për serinë e vjedhjeve thuasje në të gjitha shtëpitë e Priskës së Madhe. Sipas tyre, ai nuk ka lënë gjë pa bërë në këtë fshat.

Jashtë kamerave, mjaft prej tyre thonë se kanë frikë t'i nxjerrin fëmijët jashtë kur Astrit Dervishi gjendet në fshat. Fatkeqësisht për ta, superhajduti gjendet sërish i lirë. Kësaj here pa e mbaruar dënimin, pasi theu lejen e dhënë nga drejtoresha e burgut 325. Prej vitit 2005 ai ka kryer vjedhje të shumta, tentativa për përdhunim, vepra të turpshme me dy vajza të mitura, të klasave të para, fqinjë të tij, krime që vërtetojnë rrezikshmërinë e tij. megjithatë, ai ka përfituar gjatë këtij viti 2 herë leje nga burgu 325. Kriteret e dhënies së lejes së fundit, të cilën ai e theu, janë bërë tashme objekt i një hetimi të kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili pezulloi nga detyra edhe drejtoreshën e burgut, Irena Çelajn.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi