Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT

Shko poshtë

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT Empty Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 18, 2015 1:12 pm

AGIM GASHI
 
PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT
 Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT 10171805_10152656029409077_4287861833187981995_n

Milazimin e njoha këtu në Gjermani. Kishte ardhur pas meje, dhe kudo që e takoja, shifej se ishte një djalosh i zoti, që e donte Kosovën, LDK-në dhe Rugoven. Në çdo tubim shifej me një aparat në dorë, fotografonte pa pritesë, here për vete e herë për Myftar Dragidellen dhe Boten Sot e herë për mua.
Milazim Dervishi është nga fshati Gradicë i Drenicës, punonte në Obiliq, por ja që furtunat e mërgimit, si shumë të tjerë në vitet e nëntëdhjeta, e rroken edhe Milin si i themi shkurt.
Dua të flas për Milin si një njeri zemërbardhë që kurr nuk diti ta ndal doren për ta ndihmuar Kosovën, të varfërit e miqët, natyrisht me aqë sa kishte, por shpesh edhe jashtë mundësive të tij, kur ishte fjala për luften dhe Kosoven tonë.
Mili-Milazim Dervishi, pos disa pasioneve tjera, ai e ka edhe  një pasion të jashtëzakonshëm, që nuk mund ta plaku ditën po nuk e bleu gazeten „Bota Sot“. Këtë e bën që nga dalja e gazetes këtu në mërgatë.
Ka shumë vite që në qytetin ku jetoj, nuk vie gazeta dhe ska as me e ble. Mirpo Milazimi gjithonë i tubon atje ku i blenë,  sidomos shkrimet e mia të botuara në këtë gazetë, dhe bashkë me ndonjë dhuratë, mi sjell e më bënë vizitë. Edhe kësaj radhe Milazimi mi solli disa ekzemplrë të gazetës, e me gjithë gazeta, ai mi solli edhe dy palë pantolla, që kishte menduar se më bien taman. Për fatin e keq, pantollat nuk më vyenin, sepse akoma kisha fituar kilogram, por ai nuk i mori mbrapa me shpresë se pas ngushtimit të lukthit do të dobsohem, e bile do të kemë nevoj edhe me i ngushtue.
Sido që të jetë, miqësia e bujaria njerzore nuk maten as me trashësi, as me kilogram, por me zemër, shpirt e bujari. Këto Milazimi i posedon, andaj gjithmonë ma bëri nderin por edhe ia bëra me aqë sa munda.
Kësaj radhe Milazimi më vizitoi bashkë me djalin e mikut tim të ndjerë, veprimtarit të qështjes shqiptare Veli Selimit, Fahruk Selimi i cili gjithashtu nga babi i tij trashëgoi dashurinë ndaj njeriut shqiptar dhe ndaj atdheut.
Falenderime nga ana ime për dy miqët me zemra bujare. Ju dëshiroj mirësi njerzore ashtu si i keni zemrat e Juaja.
Milin do ta takoj prap për derisa gazeta do të botohet në mërgatë. Ai nuk mundet të mos lexoi shqip. Shqip edhe mendon edhe pse në vendin e punës me vendasit flet gjermanisht. Mirësjellja e tij ndjell dashuri dhe respekt nga të tjerët.
 
18.01.15
Düren

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT 10431508_10152656030559077_714944165576116895_n

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT 10922712_10152656032094077_3719830946676945988_n

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT 10942430_10152656032814077_761131860667271206_n

Agim Gashi:PORTRET I MËRGIMTARIT MILAZIM DERVISHIT 10526011_10152656033434077_2169928586618157285_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi