Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po shkatërrohet Shpella e Gadimes

Shko poshtë

Po shkatërrohet Shpella e Gadimes Empty Po shkatërrohet Shpella e Gadimes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 27, 2012 3:33 pm

Po shkatërrohet Shpella e Gadimes Read_infokus-1346047536


Po shkatërrohet Shpella e Gadimes


E hënë, 27 gusht 2012 / 08:03
Shpella e Gadimes po shaktërrohet nga një projekt i bërë nga komuna e Lipjanit e cila ka ndërtuar një rezervuar uji mbi të, betoni i së cilës ka bllokuar rrugët e ujit që ushqen kristalet e shpellës, raporton gazeta Express.

Disa aragonite dhe stalaktite janë tharë dhe kanë filluar të myken raporton më tutje kjo gazetë.

Nuk është e thënë që Romeo e Zhulieta të bashkohen as në shpellën e Gadimes. Dy stalaktitet e njohura me këta emra le që nuk do të bashkohen kurrë por kanë filluar të thahen krejt, nga pikat e ujit që rridhnin si rrëke loti teposhtë tyre.

Shkurt fjala. Shpella e Gadimes po shkatërrohet, jo nga natyra po nga dora e kryetarit të Lipjanit. Komuna ka lejuar ndërtimin e një rezervuari uji për furnizimin e qytetit me ujë por ka rrezikuar shkatërrimin e një pasurie natyrore aq të njohur dhe aq të bukur.

Betoni I këtij rezervuari ka mbyllur rrugët e ujit që furnizonin aragonitet dhe stalaktitet e shpellës me ujë e që i mbante gjallë ato me shpresen se Romeo e Zhulieta të bashkoheshin ndonjëherë, raporton Gazeta Express. Infokusi/I.M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi