Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërfillet vendimi i ministrit, hapet Shpella e Gadimes

Shko poshtë

Shpërfillet vendimi i ministrit, hapet Shpella e Gadimes Empty Shpërfillet vendimi i ministrit, hapet Shpella e Gadimes

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 15, 2013 1:59 pm

Shpërfillet vendimi i ministrit, hapet Shpella e Gadimes

Shpërfillet vendimi i ministrit, hapet Shpella e Gadimes F1_11shpella-jpg1379228036

Prishtinë, 15 shtator - Pesë ditë më parë Ministria e Mjedisit mori vendim për mbylljen e përkohshme të Shpellës së Gadimes, për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore të rëndësishme. Por, ky shirit i vënë pas këtij vendimi të ministrit Dardan Gashi, për ta mbrojtur këtë pasuri natyrore, nuk ka qëndruar aty as për një ditë.

Njeriu, i cili e ka menaxhuar vite me radhë shpellën e kristaltë, ka hequr shiritin duke mos respektuar vendimin e ministrit. Të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin kristalet me stalaktite dhe stalagmite i kanë dyert e hapura edhe pas këtij vendimi. Drejtori Nazif  Tasholli nuk e ka ndërmendtë ta kthejë asnjë vizitor prapa, ngase nuk do të vlejë asnjë vendim. Me vendimin e Ministrisë për ndaljen e çdo aktiviteti brenda shpellës, nuk po pajtohen as banorët e fshatit Gadime. Ata thonë se Ministria nuk është dashur ta marrë këtë vendim, ngase, sipas tyre, nuk ka pasur ndonjë arsye shqetësuese për këtë. Ndërkaq, ajo e cila e mori këtë vendim, Ministria e Mjedisit, do t’i ndjekë procedurat ligjore për këtë mosrespektim të vendimit, transmeton KTV. Të hënën e kaluar kjo ministri  kishte marrë vendim për mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve në pasurinë natyrore me rëndësi të veçantë, Shpella e Gadimes , për një afat të arsyeshëm kohor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi