Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Shko poshtë

Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel! Empty Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 27, 2012 6:18 pm


Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel! Fahri-Xharra4-276x3001


Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Fahri Xharra:Po, Kadaresë çmimin Nobel! Ismail-kadare1

Sikur të mblidheshin të gjithë shqiptarët e botës të gjithë me një mendje pa dallim feje, pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasëse të intrigave dhe intrigantëve, pa dallim të qëllimeve të njerëzve tanë që vuajnë nga “vetëm për inat”, pa dallim moshe, gjinie…

Sikur bashkësitë fetare myslimane, katolike, ortodokse të të gjithë shqiptarëve të botës të shkruanin: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur të gjithë ata që e duan të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë në Europën e qytetëruar të shkruanin: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur të gjithë ata që shkruajnë dhe të gjithë ata që lexojnë, të nënshkruanin: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur dashuria, atdhetaria, mallkimi i vuajtjeve të së kaluarës të bashkohen të nënshkruanin: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata dhe ato të jepnim: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur çdo gazetë e përditshme, apo më e rrallë, çdo stacion televiziv, çdo radio shqiptare të rezervonin një minutë për: Po, Kadaresë çmimin Nobel!

Sikur! S`ka sikur, ardhmëria e atdheut thërret: Po, Kadaresë çmimin Nobel!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi