Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe

Shko poshtë

Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe Empty Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 31, 2012 6:53 pm

Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe-Video


Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe Largea_pacolli-31-um-2-021351688711
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt interesi rreth memorandumit të mirëkuptimit, i nënshkruar me një konsorcium në shtetin e Nigerisë, dhe se rasti i ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë vetëm me trillime. Pacolli ka thënë në Rubikon se nuk e ka ndërmend të largohet nga koalicioni qeverisës, edhe pas inkuadrimit të mundshëm të AAK-së në koalicion, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga kreu i Ekzekutivit, Hashim Thaçi. Gjithashtu, Pacolli, ka thënë se është kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.

Pacolli thyen heshtjen e gjatë.

Pas kthimit nga turneu lobues, zëvendëskryeministri i parë ka folur për herë të parë për detaje të reja për atë që u dyshua si konflikt interesi.

Për memorandumin e mirëkuptimit, të cilin e kishte nënshkruar me një konsorcium firmash ndërkombëtare në shtetin e Nigerisë, Pacolli, tha se nga AKK-j është kërkuar që të tregohet pronësia e firmave, të cilat ishin pjesë të konsorciumit.

Për ato që Pacolli i quan trillime të AKK-së, ai thotë se dikush do të japë përgjegjësi, ndërsa ka përmendur edhe një SMS të kreut të AKK-së, Hasan Preteni, të cilin e kishte marrë sa ishte në New York.

I dyti i Qeverisë ka folur edhe për qeverinë aktuale, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga koalicioni edhe pas inkuadrimit të mundshëm të AAK-së në koalicion, përveç nëse një gjë e tillë i kërkohet nga kreu i Ekzekutivit, Hashim Thaçi.

Nga angazhimin e tij në procesin e lobimit dhe të njohjeve, Pacolli, ka theksuar se pret rezultate të reja, ndërsa shteti i Ugandës do të tregojë shumë shpejt rezultate.

Pacolli ka insistuar se njohja nga Mali ekziston ende dhe nuk është tërhequr, duke e shpjeguar edhe njëherë situatën në atë vend.

Lidhur me rastin e Hotelit “Grand”, Pacolli ia ka vënë gishtin mosfunksionimit të drejtësisë në vend, për shkak se nuk ka mundur t’i marrë 60 % të aksioneve, të cilat i kishte blerë në vitin 2006.

I vetmi njeri që ka kërkuar para për “Grand”-in është Astrit Haraqija, ka thënë Pacolli.

Në fund të intervistës, Pacolli, ka bërë të ditur se është edhe kandidat për çmimin Nobel për Paqe.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi