Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeton Kelmendi botohet në Egjipt

Shko poshtë

Jeton Kelmendi botohet në Egjipt Empty Jeton Kelmendi botohet në Egjipt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 12:36 am

Jeton Kelmendi botohet në Egjipt

Jeton Kelmendi botohet në Egjipt Scaled.php?server=684&filename=fawaselcovercmyk

Është botuar në Kajro të Egjiptit libri me poezi i poetit të njohur Shqiptar Jeton Kelmendi. „Fevasil-lil-hadhf“ që do të thotë “Pikat Eliptike”. Libri është botuar nga edicioni i botimeve ,,دار شرقيات” (Dar Sharqyat) dhe eshte botim ekskluziv.

Në parathënien e librit Dr. Sherif El-Xhejar, kritik dhe studiues i lemerise bashkëkohore, shkruan se: Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ (فواصل للحذف) ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu, dashuria dhe ëndrra , të cilat i ka përfshirë në adresimin e tij poetik përmes poezive të tij të njëpasnjëshme. Ai më tej shkruan se, ajo që të bie në sy dhe që konsiderohet interesante në poezitë e Kelmendit është edhe besimi i tij për lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe mos kushtëzimit të fjalës:
“ Le të jetojë liria rrjedhshëm
Le fjalën dhe mendjen që të bisedojnë për çfarëdo,
që ato dëshirojnë të flasin për të

Kështu pra: fjala, mendimi, liria vdesin kur ato goditën me heshtjen, prandaj edhe nuk mund t`a luajnë rolin e tyre për vendosjen e destinimit, dhe këtu edhe shihet urtësia e poetit në thënien e tij.
Dr. Dherif El-Xhejar vlerëson se Kelmendi është një poet human, i preokupuar me hallet e njeriut bashkëkohor kudo dhe në çdo vend, e në veçanti i preokupuar për lirinë e tij në kohën e konfuzionit dhe absurditetit.

Nga ana tjetër poetja Heba Essam nga Kajro, pasi shpreh kënaqësinë që lexuesi arab ta ketë një libër të tillë, ndërsa poetin Kelmendi ta bëjë të njohur edhe për lexuesit egjiptian, ajo shprehet se, ky është një poet, i cili ndjek rrugën e tij të veçantë, qoftë në aspektin filozofik e qoftë në atë human, i cili me të vërtetë të lëndon me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe me hollësi të imta, të ngulitura dhe të akumuluara në vet poezinë. Essam, më tej vlerëson se: Kjo na çon në boshtin e shkrimeve të tij dhe tek lartësia e tij bazike fondamentale „ Fjala“, e cila përsëritet në poezitë e tij dhe në formë të dukshme reflekton fillimin dhe përfundimet e saj.

Ndërkaq mediet arabe i kanë kushtuar një hapësirë të madhe librit të Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi, ndërkaq shkruhet dhe vlerësohet ky libër. Mostafa Babawy një poet Marokien shkruan tek gazeta Lial-huls se edicioni i botimeve Dar Sharqyat, ketë verë u ka bërë dhuratë të mirë lexuesve arab me poezitë e Jeton Kelmendit. Babawy vlerëson poetin Kelmendi si njëri ndër poetët më të mirë të ditëve tona dhe e cilëson një poet me përvojë dhe stil shumë interesant.

Jeton Kelmendi është poeti më i përkthyer shqiptar, poezitë e tij janë përkthyer ne 25 gjuhë të botës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi