Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi dhe shkrime nga Jeton Kelmendi

Shko poshtë

Poezi dhe shkrime nga Jeton Kelmendi Empty Poezi dhe shkrime nga Jeton Kelmendi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 1:05 am

Ibrahim Rugova, Anton Pashku, Rifat Kukaj


Po heshtin se u dhimbsen fjalët

Poezi kushtuar tri personaliteteve te letrave shqipe: Ibrahim Rugova, Rifat Kukaj dhe Anton Pashku
Poezi dhe shkrime nga Jeton Kelmendi Ibrahim%20rugova%20%20jeton%20kelmendi
Foto: I. Rugova, J. Kelmendi 2002
Jeton Kelmendi, Paris

DIMRI I SHKËPUTJES SË MADHE
Ibrahim Rugovës

S’të kam parë
Kurrë
Kaq të heshtur
Guri ynë prej ari
Të shkosh përtej vetvetes
Matanë
A nuk gjete tjetër ditë

Të Kodra e Dëshmorëve
Gjatë
Ke për të pushuar
Ëndërro
Dhe lutu për Dardaninë
Tënde

Dimri i vetmisë të ka rënë
Ndër vetulla
Gjithçka erdhi me lotin
Mot i madh
Dita e shkëputjes
Janar, janari i zisë

Heshtak i asaj që s’flitej
Kolos i fjalës dhe i zhgjëndrrës
Si i mblodhe frymët
Ditën
Që kapërceu kufijtë

Malësor
Sa peshë të kishte fjala

BISEDË E IMAGJINUAR ME RIFAT KUKAJN

Burrë i dheut
A nuk gjete vend
Tjetër
Ku me kapërcye në anën
Tjetër

Te uji i madh
E di se ke pasur nostalgji
Veç
A s’u ba në Drenicën tënde
Pranë sofrës së shtruar
Të Ymer Elshanit

Aiii
Poet
S’u ba edhe do fjalë me i lanë
Bile

Poet
E m’iu bind pushtetit
Të vetmisë
A nuk gjete tjetër muaj
Paj,
Nuk të pati hije shkëputja
Pa e pa atdheun
Dardaninë shtet

II

Te kufiri shkohet lirë
Ma s’kemi frikë
Në ishullin e vargjeve
Poet
Ka çel pranvera e vonuar
Dhe vera po vjen
Me valë

Në kafe galerinë Koha
Po t’i them krejt këto
Fjalë
Rifat Kukaj
Si s’u kuqe me m’ fol
Pak për odat
Për traditat
Si na flisje gjithmonë

Në Shkup e Shkodër ka marrë
Mirë sivjet
Prishtina po bëhet gati
Për nëntorin e tretë

III

Ani
Poet ani
Veç
Hesht me mua
Dhe çmallu me poezinë

Flet një herë tjetër

Në letra sot
Bën vapë me vargun

PO HESHT SE I DHIMBSET FJALA

Më t’prajshmen stinë
U rrëzua një copë e qiellit të Hasit
Kur thanë heshti Anton Pashku
Edhe hijes i ra njëfarë hijeje

Fjalës iu shkëput edhe një fjalë

Përmbi Dukagjin po frynte erë e madhe
Shi binte mbi dy shkronja
Oh
Zymi i Hasit
O Anton i Arbrit
Na thuaj sot
Na e fol veç edhe një fjalë

As pleqëria se ka rënduar
As lodhur nuk është
Po heshtë
Po shuan se i dhimbset fjala
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi