Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INTERVISTË: U themelua Lëvizja Demokristiane e Kosovës

Shko poshtë

INTERVISTË: U themelua Lëvizja Demokristiane e Kosovës Empty INTERVISTË: U themelua Lëvizja Demokristiane e Kosovës

Mesazh nga Lek Wed Aug 29, 2012 9:21 pm

28 August, 2012



Dedë Abazi


INTERVISTË: U themelua Lëvizja Demokristiane e Kosovës
Intervistë me z. Dedë Abazi



Kush është Dede Abazi për gjeneratat e reja?

Dedë Abazi, është një person që filloj aktivitet e tij qe në moshën rinore, d.m.th. që në rini,nga lëvizjet e viteve të tetëdhjetaështë marr aktivisht me veprimtari shoqërore, politike dhe organizative. Që nga themelimi i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, isha një veprimtar i saj. Ndërsa, gjatë viteve të nëntëdhjeta që kur isha aktiv, kam themeluar disa degë dhe nëndegë, kam ushtruar disa funksione udhëheqëse. Në fund të vitit 1996 dhe në filli te vitit `1997, pas mbledhjes sëDejtonit që Kosova u anashkalua, si i pa pajtuar me rrolin dhe veprimet e PSHDK-së, unë së bashku me shumë aktivistë, brenda dhe jashtë Kosovës, u ndamë ne një fraksion dhe bashkëpunuam me lëvizjet çlirimtare dhe studentore të Kosovës. Qe atëherë isha aktivist i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jashtë vendit. Në pranverën e vitit 1998, erdha vullnetar nga shteti i Zvicrës dhe u rreshtova në radhët e UÇK-së si pjesëtar i luftës çlirimtare. Pas luftës, së bashku me bashkëpunëtorët demokristian u bashkuam me iniciativën themeluese; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradiaj dhe Bajram Kosumi, ku edhe isha pjesë e këtij subjekti. Mirëpo bashkimi ynë në AAK ishte një koalicion e jo më shumë. Në AAK kam ushtruar disa funksione – anëtar i Kryesisë qendrore të AAK-së, anëtar i grupit për strukturim dhe zhvillim te AAK-së në nivel qendror, dhe shef i zyrës për informim pranë AAk-së. Qe nga viti 2005, nuk jam pjesë e këtij subjekti.

Që nga viti 2005 nuk ishte pjesë e ndonjë subjekti politik, mirëpo gjatë kësaj kohe kam zhvilluar disa aktivitet organizative dhe kulturore dhe çdoherë isha i afërt me te rinjtë. Edhe ideja dhe nismapër themelimin e Lëvizjes Demokristiane e Kosovës, ishte pikërisht me tërinjtë. Të rinjët e kanmirpritë një iniciativë te re. D.M.TH unë kam biseduar dhe vendosur me rini dhe u jam kushtuar atyre. Jam i gatshëm dhe kam vendosur që të gjithë potencialin tim, karrierën time dhe aftësitë e mia të ja kushtoj rinisë dhe të ardhmes së tyre. Unë besoj dhe kam ketë bindje se rinia është pasuria më e madhe e Kosovës. Rinia demeeeokristiane nuk meriton të mbetet kështu, e përbuzur kështu, pa asnjë përkujdesje, pa asnjëmirfillje. Kjo është e gabuar, unë kam besimin e plotë se rinia është burimi kryesor i ndryshimeve demokristiane dhe i shoqërisë kosovare për zhvillim ekonomik, dhe padyshim është potenciali kryesor për ndërtimin e shtetit demokratik e të qëndrueshëm. Jam i vendosur, i kam kushtuar dhe do t’i kushtoj rëndësi prioritare përkrahjes së të rinjve. Lëvizja Demokristiane e Kosovës përbëhet dhe po ndërtohet kryesisht nga tërinjtë, ata mua më besuan dhe unë do tu qëndroj besnik deri ne frymën e fundit. Jam i sigurte në fitoren dhe sukseset tona tëpërbashkëta sepse rinia demokristiane e meriton.



Kur u themelua Lëvizja Demokristiane e Kosovës dhe cili është misioni, programi dhe synimi i këtij subjekti?

Lëvizja Demokristiane e Kosovës është themeluar më 13.06.2012, si vazhduese e vlerave dhe e traditave shqiptare demokristiane të Kosovës.

LD-ja është një lëvizje qytetare, shqiptare, laike, e themeluar nga qytetarët e Kosovës, me orientim kombëtar kahë demokracitë kristiane perëndimore të qendrës së djathtë. Në radhët e veta, tubon të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim gjinie apo përkatësi fetare, të cilët e pranojnë statutin, platformën dhe programin e saj. Legjimitetin e vet, Lëvizjes Demokristiane të Kosovës e mbështetë në popull, dhe synon që me mjete politike, t’i realizoj synimet e popullit shqiptar. Ajo synon që në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin zgjedhor, të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, lokale e presidenciale, dhe përmes tyre, të ushtrojë ndikimin e saj pozitiv në jetën politike, ekonomike e shoqërore të vendit.



A ishte e nevojshme një lëvizje demokristiane kur dihet që në Kosovë ka parti demokristiane?

Unë nuk kam për qellim ta vlerësoj as të gjykoj dikënd, mirëpo realiteti dhe gjendja reale ne të cilën jemi sot, me detyron të flas me qellim që të jap disa shpjegime duke iu përgjigjur pyetjes së juaj.

Unë dhe opinioni kosovar jemi dëshmitar se ka shumë vite, që kur Kosova ndodhet nëpër procese të ndryshme dhe reforma, edhe nepër kriza të thella, ka kaluar edhe momente te rëndësishme, e demokrstianët shqiptar nuk u dëgjuan askund, ata nuk arritën asnjëherë asgjë – madje të bëjnë një deklaratë të shëndetshme politike. Atëherë shtrohet pyetja se pse ekzistoj ky subjekt apo – a ekziston fare a jo?

Te gjithë ne jemi dëshmitar se ka shumë vite që demokristianët e Kosovës janë jashtë rrjedhave, ne nuk dëgjuam zërin e tyre, ata ishin ne një periferi te të gjitha zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë, jashtë çdo rrjedhe në raport me institucionet ndërkombëtare. Asnjëherë nuk arritën të takojnë ndonjë ambasador, delegacion apo faktor të rëndësishëm ndërkombëtar..!! Nuk arritën asnjëher të ndihmojnë në problemet ekonomike e sociale, të ndihmojnë në avancimin e ligjeve për familje te dëshmorëve, për invalid dhe veteran tëluftës, nuk arritën asgjë hiq e hi! Ata, ka kohë qe janë tërësisht të përbuzur dhe pa asnjë lloj përfillje. Kjo gjendje sigurisht se na ka brengosur, ne jemi ndie te fyer sepse jemi vetëdijshëm se nuk na shkon kjo gjendje ne demokristianëve. Prandaj unë, se bashku me disa ideatorë dhe bashkpunorë të kësaj nisme, duke e parë gjendjen e djeshme dhe të sotshme të demokristianëve në Kosovë, të vetëdijshëm se është koha e fundit për të vepruar, prezantuam idenë tonë para shumë qytetarëve të Kosovës dhe ish aktivistëve demokristian, pas shumë konsultimeve vendosem me vullnet dhe kulturë politike, me dashuri e shpresë, ta themelojmë Lëvizjen Demokristiane të Kosovës, si subjekt që qëllim afatgjatë-suprem ka bashkimin e të gjithë demokristianëve në identiteti dhe ide shqiptaro-kristiane, dhe si e këtillë, t’u shërbej me konsekuencë e dashuri interesave të shoqërisë kosovare, interesave mbarëkombëtare, dhe sferave integruese Euro-Atlantike.

LD-ja, asnjëherë nuk do të etiketojë dikënd nga ato grupime demokristiane, as nuk do ta përdorim gjuhen as frymën e urrejtjes, ne nuk do te krijojmë përçarje dhe ngatërresa, d.m.th. nuk i kemi armiq po i kemi miq, mirëpo sot në elektoratin demokristian ka lindur një subjekt i ri, konkurrencë e re – me ide te reja, me njerëz te rijnë, kështu qe ky elektorat i mrekullueshëm dhe shume besnik e tradicional, e ka mundësinë te zgjedhe, ne kemi subjektin tone, programin tone, drejtuesit tanë dhe rrugën tonë qe kemi paraqitë para opinionit. Lëvizja Demokristiane e Kosovës do me çdo kusht, ama me çdo kusht ta ndryshojnë gjendjen – nuk duhet pritë dhe duhet vepruar duke iu bashkua këtij zëri te gjithë. Nuk ju shkon kjo injorancë demokristianëve, nuk ju shkon kjo përbuzje demokristianëve, Kosova ka nevojë për nj subjekt te mirëfillt demokrstian sepse nuk i shkon kjo gjendje ( pa demokristian) Kosovës. Kjo është arsyeja pse ne e themeluam ketë Lëvizje.





Planet e lëvizjes janë afatgjata apo vetëm të kohës?

Lëvizja Demokristiane e Kosovës, përbëhet nga njerëz të shtresave dhe gjinive të ndryshme, edhe femrës i është dhënë dhe i epet çdoherëhapësirë, mirëpokjo lëvizje përbëhet kryesisht nga tërinjtë dhe të reja. Rinia nuk ka synime afat shkurtë por është e ardhmja e Kosovës. LD-ja si subjekt ka krijuar strukturat e veta, secilën ditë është duke i pasuruar dhe forcuar ato. Nga këto organizime dhe kjo strukturë do të del një ELITË e fuqishme demokristiane – që qëllim afatgjatë ka bashkimin e të gjithë demokristianëve në identiteti dhe ide shqiptaro-kristiane, dhe si e këtillë, t’u shërbej me konsekuencë e dashuri interesave të shoqërisë kosovare, interesave mbarëkombëtare, dhe sferave integruese Euro-Atlantike. Lëvizjes Demokristiane të Kosovës synon qe legjimitetin e vet ta fitoj në popull, dhe synon që me mjete politike, t’i realizoj synimet e popullit shqiptar.



Pse heshtën demokristianët tjerë?

Mirë kanë bërë, por edhe s’kishinçka tëthonë sepse unë asnjë aktivist nuk ua kam marrë, jo pse nuk i dëshiroj por nuk ka, është një emër në letër, i pa vlerë dhe pa asnjë efekt, thjeshtë, janë disa individ qëkanëuzurpua emrin demokristian e asgjë më shumë. Gjithsesi, unë respektoj secilin, qoftë subjekt apo individ. LëvizjaDemokristiane e Kosovës nuk ka lënduar askënd as nuk ka ketë qellim. Qëllimi ynë është faktorizimi demokristian dhe angazhimi i demokristianve nëjetën politike dhe organizative, për një të ardhme më të mirë, për një Kosovë më të mirë, për zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe institucioneve të Kosovës, dhe për perspektivën evropiane.



Me cilin subjekt politik do të bashkëpunoj LD-ja?

Lëvizja Demokristine e Kosovës është subjekt i pavarur. Ne nuk do të bëhemi satelit i asnjë subjekti, ne nuk do ta përkrahim asnjë subjekt të veçantë. Do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet dhe institucionet e Kosovës. Nuk do të jemi vetëm zë i akuzave apo i lavdërimeve proqeveritare, por zë i të vërtetës, d.m.th. sipas nevojës, i njërës dhe i tjetrës. Para vetit kemi interesat kombëtare, do tu shërbejmë interesave të qytetarëve të Kosovës, do të jemi zë i fuqishëm kundër dukurive negative. Do te bashkëpunojmë me të gjitha ato parti politike – pa dallim që shohim programe dhe ide të përbashkëta, por pa u servile dhe pa u bë urë e asnjërës nga këto sepse kemi dinjitet. Për momentin shohim katër subjekte që kemi shumë gjera të përbashkëta, PDK, LDK, AAK dhe Vetëvendosjen. Këto janë ato subjekte që momentalisht ne shohim mundësi bashkëpunimi. Është gabim i madh nëse mendojnë të krijojnë aleanca qeveritare në Kosovë duke anashkaluar demokristinët. Demokristianët nuk bën të anashkalohen më siç ka ndodhur me parë. Lëvizja Demokrsitiane e Kosovës ua tërheqë vërejtjen duke kërkua tëgjitha atyre forcave politike që krijojnë koalicione dhe aleanca që të jenë të kujdesshëm ndaj demokristianeve sepse nëse shkohet siç ka ndodhur këto vitet e fundit, është në dëm të Kosovës.



Çka mendon LD-ja lidhur me bisedimet me Serbinë?

Është vështirësuar pakëz për njerëzit e politikës dhe subjektet politike të kundërshtohen bisedimet me Serbinë, kjo për arsye se shumë lehtë po keqkuptohet dhe po merret në mënyrë të gabuar nga të tjerët, pa u shtjelluar mirë ajo që thuhet.

Lëvizja Demokristiane e Kosovës nuk është kundër asnjë fqinjësie të mirë, as kundër bisedimeve eventuale me asnjë shtet fqinjë.

Ne demokristianët e kuptojmë dhe e çmojmë gatishmërinë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mirëpo problemi që e shohim ne është se Serbia me politiken e saj nuk është as sot e gatshme të bisedoj dhe të shërbej paqës e stabilitetit. Serbia nuk ka hequr ende dorë nga politika e urrejtjes dhe konflikteve. Serbia ende kercnonKosoven me politikat e saje kërcënuese dhe gjuhen e urrejtjes. Ajo në kushtetutën e shteteit e mbanë ende Kosoven si krahinë e Serbisë, prandaj shtrohet pyetja se si ka mundësi dhe në çfar cilësia bisedojmë ne me serbët? Si krahainë? Si territor i serbisë? Si ka mundësi të bisedohet me një shtet qëkercnon pavarësinë dhe lirinë tonë, që kercnon territorin tonë, qe kercnon qytetarët, kulturën dhe historinë tonë shekullore në trojet tona? Jo, ky është problemi kryesor që shohim ne demokristianet. Nuk mendoj se duhet ngutur as nderkombetarët as vendorët. Nderkombëtarëret duhet tu ndihmojnë atij populli serb që po vuan tash shume vite nga poltika e gabuar qëveq urrejtje njohin, që urrejtje mbjellijn. Mendoj se nderkombëtarët duhet të kërkojnë si kushstserbisë që ta demokratizoj shtetin, kushtetutën dhe filozofinë politike që nxite urrejtje dhe konflikte, te kërkoj që serbia ta ndryshoj dhe të ike nga politika e kaluar kërcënuese dhe luftëdashëse, me qëllim që ta ndihmoj fillimisht vet at popull serb, pastaj ballkanin dhe europen në tërësi. Nuk ndihmohet serbia as ballkani dhe as europa duke ndihmuar serbine, duke avancuar serbinë në agjendën nderkombëtare në këto kushte që është sot, kjo vetëm sa e rrezikon ende stabilitetin dhe i jep mundësi të keqes të avancohet, ta dëmtoj drejtësinë dhe stabilitetin.

Si përfundim dhe në pika të shkurta deklarojmë se; Lëvizja Demokristiane e Kosovës fillimisht kërkon me vendosmëri që serbia ta ndryshoj politiken, ta fshij nga kushtetuta dhe nga mendja Kosoven. Të zbatoj marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e pastaj të mendohet për një vendim të mundshëm të palës Kosovare për vazhdimin eventual të dialogut me Serbinë. E jo të shkohet turr e vrap në bisedime me një shtet që Kosoven e parasheh në kushtetutën e sajë si territorr të serbise dhe krahinë të sajë.



Mesazhi i juaj për opinionin kosovar?

Lëvizja demokristiane e Kosovës do të jetë shembull dhe besnik ndaj qytetarit dhe interesave kombëtare, asnjëherë nuk do të lejoj ndarje dhe urrejtje, do të jete zë i fuqishëm kundër atyre dukurive negative në politikat dhe shoqërinë e Kosovës.

Demokristianët e Kosovës pretendojnë të jenë pjesë e instucionëve të Kosovës, me qellim që të jenë pjesë përbërëse e ndërtimit të Republikës së Kosovës – një Kosovë Evropiane, të integruar, të zhvilluar dhe të ndërtuar mbi vlerat e paqes, dialogut, bashkëpunimit, dinjitetit dhe traditave më të mira nacionale dhe evropiane. Shfrytëzoj rastin ti përshëndes të gjithë ata individ që janë të angazhuar dhe që po angazhohi ditë për dit ne ketë Lëvizje, dhe i garantoj se jeni ata që nëpërmes angazhimit tuaj ne LD-në, po kontribuoni dhe po angazhohi për një Kosovë më të mirë, më të avancuar, për një ekonomi më të mirë, për zgjerimin e lirive dhe pluralizmit të shëndoshë politik në Kosovë, dhe mesazhi im është se ky fakt duhet ta gëzoj secilin qytetar të Kosovës./GazetaDitore

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi