Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëvizja Demokristiane e Kosovës e mirëpret fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë

Shko poshtë

Lëvizja Demokristiane e Kosovës e mirëpret fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë Empty Lëvizja Demokristiane e Kosovës e mirëpret fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë

Mesazh nga Lek Sun Sep 09, 2012 6:39 pm

Lëvizja Demokristiane e Kosovës e mirëpret fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë

Prishtine:09.09.2012


Lëvizja Demokristiane e Kosovës, kumton opinionit qëndrimin e sajë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë


Lëvizja Demokristiane e Kosovës e mirëpret fundin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë, si dhe kërkon nga qeveria e Kosovës të angazhohet në një projekt gjithëpërfshirës në qeverisjen e Kosovës me qëllim të finalizimit dhe realizimit të premtimeve dhe përgjegjësive qe i ka para vehtës. Kjo njëherit është edhe provë e qartë e aftësisë së Kosovës për të vazhduar e vetme në rrugën e demokracisë.
LD-ja nuk është kundër privatizimit të PTK-së, distribucionit të KEK-ut dhe minierave, por jemi kategorik kundër mënyrës se si po bëhet ky privatizim. Ndërsa, rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës që unifikon prefiksin +355 për të dy vendet dhe për zëvendësimin e tri kodeve telefonike aktuale, e shohim si hap të mirë. Mirëpo, këtë nismë duhej studiuar më gjerësisht dhe kërkohet një konsultim i gjerë me ekspertë të këtyre fushave.
Lëvizja Demokristiane e Kosovës përkrahë idenë për ngritjen e përmendorës për prof. Anton Çetën. Profesori i nderuari, Anton Çeta, i cili mori guximin dhe doli në ballë të aksionit mbarë popullor për pajtimin e gjaqeve në Kosovë në ditët më të rrezikshme dhe të vështira që ishte ky popull, meriton përmendore dhe përkujtime mbi veprën e tij të shenjtë. Prandaj, kërkojmë nga kryetari i komunës së Prishtinës z. Isa Mustafa që ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe të fillohet me një projekt për ngritjen e një përmendoreje në qendër të Prishtinës në kujtim të veprës së pashembullt të atdhetarit, humanistit, shkrimtarit, folkloristit dhe albanologut tonë të shquar, profesor Anton Çetës./GazetaDitore.com/
Lëvizja Demokristiane e Kosovës

Zyra për informim publik

Blerina M Leka – zëdhënëse

Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi