Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mijëra veteranë të UÇK-së të zemëruar dhe të dëshpëruar

Shko poshtë

Mijëra veteranë të UÇK-së të zemëruar dhe të dëshpëruar Empty Mijëra veteranë të UÇK-së të zemëruar dhe të dëshpëruar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 10:35 pm

Mijëra veteranë të UÇK-së të zemëruar dhe të dëshpëruar


Mijëra veteranë të UÇK-së të zemëruar dhe të dëshpëruar Largea_protesta-061346949758
Kryesia e asociacionit së veteranëve të UÇK-së e kryesuar nga Muharrem Xhemajli është shndërruar në marionetë e pushtetit të Hashim Thaçit. Pas pak muajsh kryesisë së këtij asociacioni i skadon mandati. Konventa dhe gara zgjedhore e veteranëve të UÇK-së duhet të përfundojë në janar 2013. Në këto zgjedhje pritet ballafaqim e atyre që janë shndërruar në marionetë të pushtetit pasues të Muharrem Xhemajlit, dhe atyre që do kërkojnë vërtetë përmirësimin e gjendjes së veteranëve të prirë nga Xhevdet Qeriqi.
Veteranët e UÇK-së janë në hall. Frustrimet e tyre sa vijnë e shtohen. Janë në ankth dhe pasiguri ekonomike. Janë të thyer shpirtërisht nga ish bashkëluftëtarët e tyre që sot sundojnë në qeveri. Dhe që ua kanë kthyer shpinën.
Këta bashkëluftëtarë, sundimtarë në qeveri, në kurriz të luftës së UÇK-së janë bërë milionerë, kapitalistë, janë pasuruar edhe miqtë e tyre.
E kanë punësuar tërë akraballëkun e tyre në institucione shtetërore, ndërsa mijëra veteranë të tjerë bredhin rrugëve të papunë, luftojnë për mbijetesë, nuk i përballojnë dot shpenzimet e familjes, e ca të tjerë nuk ja dalin dot të shërojnë plagët e luftës.
Viteve të fundit dhjetëra nga ta kanë bërë vetëvrasje si pasojë e dëshpërimit me gjendjen e mjerueshme.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi