Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia

Shko poshtë

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Empty OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 1:56 am

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia

“ Geci ka bërë shkelje të rëndë të statutit të organizatës dhe njollosje të vlerave të UÇK-së, si dhe vendosje të interesave partiake apo interesave tjera mbi ato të organizatës”


OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Geci_ovl

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së rreth rastit të Gani Gecit, ka lëshuar një kumtesë në të cilën thuhet:
“ Duke u bazuar në kompetencat e saj statusore, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka përjashtuar Gani Gecin nga OVL e UÇK-së, për shkak se Geci ka bërë shkelje të rëndë të statutit të organizatës dhe njollosje të vlerave të UÇK-së, si dhe vendosje të interesave partiake apo interesave tjera mbi ato të organizatës.
Vendimi për përjashtim i OVL i UÇK-së është marrë gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 dhjetor, ndërsa që kjo organizatë ka reaguar edhe ditë më parë ndaj Gani Gecit lidhur deklarimet e tij për luftën e UÇK-së.
Përmes një kumtese për media OVL e UÇK-së njofton se duke u bazuar në kompetencat e saj që i jep statusi i organizatës, neni 15 alinea 2 ka marrë vendim të përjashtoj nga kjo organizatë, Gani Geci, i lindur me 20 janar 1968 në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt.
Në arsyetimin e vendimit përjashtues thuhet se Geci ka bërë shkelje të rëndë të tri pikave të statutit të OVL të UÇK-së, dhe atë të nenit 15 alineja 1, pikat a, b dhe e.
“Nga ai person është bërë; a) shkelja e programit, statutit, rregulloreve, vendimeve, apo akteve tjera të organizatës; b) shkelja dhe njollosja e vlerave të luftës së UÇK-së; e) vendosja e interesave partiake, apo interesave tjera mbi interesat e organizatës”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.
Ndërkohë, kryesia e OVL të UÇK-së ua tërheq vërejtjen edhe të gjithë anëtarëve të organizatës për t’u përmbajtur, programit, statutit të OVL të UÇK-së dhe kodit të etikës së veteranit.
Ndryshe, ditë më parë pas publikimit të CD-së së ‘famshme’, deputeti i LDD-së ka deklaruar se nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës.
Kjo dhe disa sjellje tjera të Gecit, kanë bërë që fillimisht OVL e UÇK-së të reagoj dhe mandej edhe të marr vendim që ta përjashtoj Gani Gecin nga organizata”, thuhet në këtë kumtesë të OVL e UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Empty Re: OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:15 am

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Petrit_rrahmani_gani_geci-490x320

Organizata e Veteranëve e përjashton Gecin


Nga Express

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi sot se e ka përjashtuar nga radhët e saj Gani Gecin, me arsyetimin se ai ka bërë shkelje të rëndë të statutit të organizatës dhe ka njollosur vlerat e UÇK-së.

Vendimi për përjashtim është marrë nga Kryesia e kësaj organizate, gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 dhjetor.

Përmes një kumtese për media, Kryesia e OVL të UÇK-së thekson se duke u bazuar në kompetencat që parashihen në statutin e organizatës, neni 15 alinea 2, ka marrë vendim të përjashtojë nga kjo organizatë, Gani Gecin, i lindur më 20 janar 1968, nga fshati Llaushë, komuna e Skenderajt.

Deputeti i LDD-së, Geci, ditë më parë ka deklaruar në Parlament se në Kosovë nuk ka pasur luftë, por puç kundër Ibrahim Rugovës. Ai i kishte bërë këto deklarime me rastin e paralajmërimit për publikimin e CD-së inkriminuese kundër SHIK-ut dhe disa drejtuesve të PDK-së. Incizimi i sa është bërë në shtëpinë e deputetit tjetër të LDD-së, Adem Salihaj.

OVL kishte reaguar edhe më herët kundër kësaj deklarate. Në arsyetimin e vendimit përjashtues, thuhet se Geci ka bërë: a) shkelje të programit, statutit, rregulloreve, vendimeve apo akteve të tjera të organizatës; b) shkelje dhe njollosje të vlerave të luftës së UÇK-së; c) ka vënë interesat partiake, apo interesat e tjera të ngushta, mbi interesat e organizatës.

Kryesia e OVL të UÇK-së ua tërheq vërejtjen të gjithë anëtarëve të organizatës për t’u përmbajtur, programit, statutit të OVL të UÇK-së dhe kodit të etikës së veteranit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Empty Unë jam luftëtar i orëve të para e ju “veteranë” të ditëve të fundit të luftës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 3:48 am

Unë jam luftëtar i orëve të para e ju “veteranë” të ditëve të fundit të luftës

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia 05Gani-Geci-
Duke u bazuar në kompetencat e saj statusore, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka përjashtuar Gani Gecin nga OVL e UÇK-së, për shkak se ai ka bërë shkelje të rëndë të Statutit të Organizatës dhe njollosje të vlerave të UÇKsë, si dhe vendosje të interesave partiake ose interesave të tjera mbi ato të Organizatës. Kështu thuhet ndër të tjera në vendimin e lëshuar nga Zyra për media e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të nënshkruar nga Muharrem Xhemajli, kryetar i kësaj Organizate. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Gani Geci, i cili ka thënë:” Unë kam qenë pjesë e luftës në Kosovë prej 30 dhjetorit të vitit 1991, ndërsa Muharrem Xhemajli tash nuk ka mundësi t’i nxjerrë nga varri policët e Serbisë të vrarë prej asaj kohe në Kosovë. Ky farë Muharremi është i vonë. Është luftëtar i viteve 1998-99 dhe ka veshur uniformën e rrobaqepësve privatë të Prizrenit e jo uniformën origjinale të UÇK-së”. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia Empty Re: OVL e UÇK-së përjashton Gani Gecin nga anëtarësia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi