Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Shko poshtë

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama Empty Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 6:50 pm

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama


Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Obama Largea_ngushellon1347464014
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka ngushëlluar presidentin amerikan Barak Obama nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, pas vrasjes makabre të ambasadorit të SHBA-ve në Libi, z. Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë. Ambasadori amerikan u vra në Bengazi të Libisë, brenda ambasadës pas një sulmi shkatërrues me armë nga grupe radikale islamike.
Në telegramin e Presidentes thuhet:
“I nderuari President Obama,
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të vendit dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet tona me rastin e humbjes së ambasadorit tuaj në Libi, z. Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë në sulmin ndaj ambasadës amerikane në
Bengazi.
Lutjet tona janë me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan në këto momente të vështira.
Me nderime, Atifete Jahjaga”.
BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi