Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama

Shko poshtë

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama Empty Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 23, 2011 1:28 pm


Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama


Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama 261-JAHJAGA-OBAMA
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në New York, zhvilloi një varg takimesh me rëndësi.

Ajo mori pjesë në pritjen vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve nga e gjithë bota. Gjatë kësaj pritjeje, presidentja Jahjaga u takua me presidentin e SHBA-së, zotëri Barack Obama.
Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, në kuadër të aktiviteteve të “Clinton Global Initiative”. Ajo pati një takim të veçantë me ish-presidentin Klinton, me të cilin diskutoi një varg çështjesh me interes.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua edhe me ish-të dërguarin e SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin diskutoi njohjet e shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhën e reformave të brendshme të nevojshme për arritjen e synimeve strategjike të vendit tonë.
Në kuadër të kësaj bisede, Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Wisner për idenë e krijimit të iniciativës “Miqtë e Kosovës” dhe e ftoi atë të jetë pjesë e rrjetit që ka për qëllim shtrirjen e përpjekjeve diplomatike në vendet me të cilat Kosova nuk ka ende marrëdhënie zyrtare.
Z. Wisner premtoi përkrahjen e tij të vazhdueshme për procesin e njohjeve dhe të integrimeve në strukturat euroatlantike dhe tha se ndjehet i nderuar për ftesën e Presidentes Jahjaga që të vazhdojë të japë kontributin e tij për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe promovimin e saj në kuadër të iniciativës.
Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në takimin me përfaqësuesit e Rrjetit të Ndërmarrësve Profesionistë Shqiptarë (APEN), ku mbajti edhe një fjalë rasti.


Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama Clinton_Global_Initiative_0

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama JAHJAGA-VIZNER_01_resize

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama APEN-i_resize

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama PRESIDENTJA-ATIFETE-


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi