Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë

Shko poshtë

Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë Empty Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 12:37 pm

Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë


Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë Largea_wisner_121347465369
Ish ambasadori amerikan, Frank Wisner ka vizituar të mërkurë, Manastirin e Deçanit prej ku kërkoi që trashëgimia kulturore të ruhet nga të gjithë. Ai po ashtu, ka vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan ku tha se Kosova është shtet në rritje, i cili po prosperon çdo ditë.

Ditën e tretë të vizitës në Kosovë, ish ambasadorit amerikan, Frank Wisner, ka zgjedhur të vizitojë dy vene që për atë, siç tha janë të veçanta, është fjala për Manastirin e Deçanit dhe Kompleksin e familjes Haradinaj në Gllogjan.

Në Manastirin e Deçanit, ai takoi përfaqësuesit e këtij institucioni fetar dhe për disa minuta ka qëndruar aty duke u interesuar për gjendjen aktuale në këtë manastir dhe nga ky vend kërkoi që të gjithë të ruajnë trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Kurse, vizitën e dytë, ish ambasadori Wisner e bëri në familjen Haradinaj në Gllogjan, ku ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe pastaj ka pirë nga një gotë raki me kryefamiljarin Hilmi Haradinaj.

“Kjo është një visit e veçantë në këtë familje, sepse edhe personalisht kam njohur Ramush Haradinaj dhe jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur popullin e Kosovës në luftën për liri”, ka thënë Wisne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi