Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: EULEX-i po bën shkelje në “rastin Limaj”

Shko poshtë

Krasniqi: EULEX-i po bën shkelje në “rastin Limaj” Empty Krasniqi: EULEX-i po bën shkelje në “rastin Limaj”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 14, 2012 7:49 pm

Krasniqi: EULEX-i po bën shkelje në “rastin Limaj”


Krasniqi: EULEX-i po bën shkelje në “rastin Limaj” Largea_jakup-krasniqi-131347553413
Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi,i ka bërë thirrje përfaqësueseve të EULEX-it që të zbatojnë praktika të punës si në vendet nga vijnë.
Kryeparlamentari Krasniqi veçanërisht është ndalur te “rasti Limaj”, ndërsa ka shprehur dyshimet e tij lidhur me këtë çështje.


“Për mua është mënyra e dyshimtë, mua nuk më intereson nga vije, mua më intereson që EULEX-i të vendosë standarde në ndjekje, e jo të mos përfillen standardet dhe ligjet”, ka thënë Krasniqi ,në një intervistë dhënë “Radio Dukagjinit”.

“Ka plotë dy vite pas asaj ndërhyrje (bastisjes) dhe nuk ka pas material për t`u ngritur një aktakuzë. Dhe pasi është mbyll ai proces me 23 prill, prokuroria është dashtë të dal ose me akuzë ose me tërheqje. Nuk e kanë bërë asnjërën e as tjetrën dhe po shihet qartë se këtu po bëhen shkelje procedurale e ligjore”, ka thënë Krasniqi.

Ditë më parë ish-ministri i Transportit, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është thirrur prapë në Prokurorinë speciale të e EULEX-it. Kjo thirrje është bërë për nënshkrimin e procesverbalit të seancës dëgjimore të datës 20 mars të këtij viti.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se prokurori ka tentuar që ta marrë në pyetje prapë Fatmir Limajn, por, sipas tij ky hetim është i kundërligjshëm për arsye se hetimet kanë përfunduar në muajin prill. Ai theksoi se lidhur me këtë rast prokurori nuk i ka dhënë asnjë shkresë të lëndës.

Prokurori i EULEX-it, Johannes Picke, po zhvillon hetime të reja kundër Fatmir Limajt. Ky prokuror ka zgjeruar hetimet kundër Demir Limajt dhe Endrit Shalës, që lidhen me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj, dhe ka nxjerrë vendim për nisje të hetimeve kundër Florim Limajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi