Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i

Shko poshtë

Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i Empty Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 24, 2012 8:44 pm

Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i


Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i Largea_dsc_y-11353766025
EULEX në aksion për arrestimin e Limajt?


(I plotësuar) - Fatmir Limaj është paraqitur në EULEX, ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se cila është arsyeja që ai gjendet në EULEX, ai është shprehur shkurtimisht: “Pyetni këta ([EULEX-in), sepse unë nuk e di”. Ndërkaq, intervistimi i Naser Shales, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit është duke u bërë veç e veç. Vendimi për ta pritet të ipet në orën 19:00. Po ashtu, EULEX-i ka filluar edhe intervistimin e deputetit Fatmir Limaj.

* * * * *
Policia e EULEX-it ka arrestuar tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë.


Zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, nuk kanë dhënë shumë detaje, por besohet se bëhet fjalë për rastin e quajtur “Kleçka”, i cili është rikthyer në gjykim javën e fundit.

“Ajo që mund ta konfirmoj është se kemi arrestuar tre persona të dyshuar për krime të luftës”, ka thënë një prej zëdhënësve të EULEX-it, Anne Blanksma.

Ndërkaq, në lidhje me disa informacione se po kërkohet për arrestim edhe deputeti dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, zëdhënësi Blanksma tha se “këto janë spekulime” dhe se për momentin mund të konfirmonte vetëm lajmin që EULEX-i ka arrestuar tre personat në fjalë.

Këtë javë, EULEX rihapi rastin "Kleçka" ku u pranuan dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).

Për rastin "Kleçka" i akuzuari kryesor është njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili akuzohet edhe për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit.

* * * * * *

Tahir Rrecaj, avokat mbrojtës i Limajt thotë se tre të arrestuarit e tjerë Naser Shala, Naser Krasniqi dhe Nexhmi Krasniq do të paraqiten para Gjykatës Supreme të Kosovës në ora 16:00.

Ndërkaq, deputeti Limaj bashkë me të do të paraqitet në qendrën Alpha të EULEX-it në Fushë Kosovë pas orës 17:30.

Arrestohen tre të akuzuarit

Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre te akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Burimet e mediave brenda EULEX-it kanë deklaruar se të akuzuarit pasi që ishin ftuar për një intervistë në lidhje me rastin “Kleçka”, të njëjtit më pas janë arrestuar.


Ndërkohë aksioni i EULEX-it ende është duke vazhduar. Ende nuk dihet nëse është arrestuar edhe deputeti Fatmir Limaj.

Rrecaj: S’kam informacione për arrestimin e Limaj

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.

"Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim", ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë

EULEX është duke e zhvilluar një aksion arrestimesh në Kosovë.

Sipas burimeve, thuhet që cak i aksionit të tyre është arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Aksionine kanë konfirmuar për media edhe zyrtarët e EULEX.

“Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këtëa zyrtarë.

Ata sqarojnë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë rreth arrestimit.

Po ashtu, gazeta serbe Blic thotë se ky aksion i EULEX ka për cak arrestimin e deputetit Limaj.

Sipas Blic, arrestimi i Limajt lidhet me krimet e luftës.

Ditë më parë, EULEX hapi rastin Kleçka ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj. Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.

Pos. Limajt EULEX pritet të arrestoj edhe të akuzuar të tjerë në lidhje me këtë rast.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi