Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatbardha Zeka:Katërfishohen martesat e përziera

Shko poshtë

Fatbardha Zeka:Katërfishohen martesat e përziera Empty Fatbardha Zeka:Katërfishohen martesat e përziera

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 9:31 pm

Katërfishohen martesat e përziera

Fatbardha Zeka
15 për qind martohen me të huaj

Rastet e martesave të përziera në Kosova kanë shënuar një rritje enorme, si meshkujt të martuar me femra të huaja, ashtu edhe tek femrat e martuara me meshkuj të huaj.

Prishtinë, prill
Tranzicioni dhe misionet ndërkombëtare në Kosovë, sollën edhe një ndryshim sociokulturor te shqiptarët. Derisa një pjesë e shqiptarëve po shkonte drejt lirisë europerëndimore, të tjerët vazhduan të mbesin ndërmjet izolimit politik dhe sociokulturor, deri në çlirimin e Kosovës. Efektet e këtyre misioneve tashmë kanë krijuar një mendësi tjetër, njëra nga të cilat reflektohet në krijimin e familjes, lirinë e martesës. Një shoqëri deri vonë tradicionale ka filluar të bëhet më e hapur, deri në palcën e saj, familjen. Martesat e përziera sikur po krijojnë një trend.
Në të kaluarën rastet e martesave të përziera, kryesisht janë bërë nga meshkujt shqiptarë, por tani ky realitet po ndryshon. Nëse dikur martesat e femrave me të huaja thuaja as që mund të merreshin me mend, tani ato po u konkurrojnë meshkujve, duke kaluar raportin 10 me 8, përkatësisht përbën mbi 45 për qind të martesave të përziera.
Martesat e përziera zakonisht kuptohen si martesa ndërmjet bashkëshortëve që u përkasin origjinave të ndryshme etnike. Por, në Kosovë, ky fenomen nuk është i pranishëm, duke pasur parasysh distancën ose marrëdhëniet ndëretnike që kanë dominuar në të kaluarën dhe që dominojnë edhe sot. Megjithatë, numri i rasteve të kurorëzuara nga viti në vit kanë shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe të martesave të përziera, shumë nga të cilat sërish janë martesa të mërgimtarëve me shtetaset e vendeve ku kanë migruar, dhe martesat me të huajt që janë në Kosovë në misione të ndryshme.
Prandaj duke e krahasuar vitin e kaluar, 2008 me vitet paraprake që nga pas lufta, shihet një rritje e këtyre rasteve, apo një pesëfishim i tyre krahasuar me vitin 2000. Martesat e përziera tani arrijnë në 15 për qind, përkatësisht, 14.8, nga 1494 kurorëzime, 221 janë të përziera. Sipas raportit të ofiqares, Shpresa Demolli, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, vetëm gjatë vitit 2008 janë kurorëzuar 120 meshkuj shqiptarë me femra të huaja, ndërsa këtë e kanë bërë 101 femra me meshkuj të huaj. Numri i të gjitha kurorëzimeve gjatë vitit 2008 në Prishtinë ishte 1494 raste.
Kurorëzimet sipas viteve
Në vitin 2008, meshkuj të kurorëzuar me femra të huaja ishin 120, ndërsa femra të kurorëzuara me meshkuj të huaj ishin 101. Por, rekordin e mban viti 2007 për martesat e përziera, veçanërisht për ato të bëra nga meshkujt shqiptarë, dhe po ashtu arrin shkallën më të lartë të përgjithshme, prej 17.25 për qind të martesave të përgjithshme. Në vitin 2007 numri i martesave të përziera shënonte 147 raste të meshkujve të kurorëzuar me femra të huaja, dhe 79 femra me meshkuj të huaj, ndërsa numri i tërësishëm i kurorëzimeve ishte 1310 raste, ndërsa i shkurorëzimeve 127 raste. Ndërkaq, nga viti në vit numri i rasteve të tilla është më i vogël, prandaj në vitin 2006, janë 98 femra, ndërsa 112 meshkuj, ndërsa kurorëzime kanë qenë 1260, në raport me shkurorëzimet që kanë qenë 117.
Në vitin 2005 janë bërë 73 martesa nga femrat, ndërsa 86 nga meshkujt, nga 1085 kurorëzimet sa ishin, prej të cilave 75 përfunduan me shkurorëzime. Në vitin 2004, u bënë 64 martesa nga femrat dhe 81 nga meshkujt, ndërsa ishin 1048 kurorëzime. Në vitin 2003, janë bërë 36 martesa të përziera më të huaj nga femrat dhe 72 nga meshkujt. Në vitin 2002, janë bërë 52 martesa me të huaj nga femrat dhe 80 nga meshkujt, ndërsa në 2001-ën, 78 martesa të tilla nga femrat dhe 22 nga meshkujt, dhe në vitin 2000, kishte 27 martesa me të huaj nga femrat dhe 27 nga meshkujt.
Në aspektin sociologjik, Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë në Fakultetin Filozofik, thotë se duke pasur parasysh traditat familjare mendon se martesat e përziera nuk konsiderohen si një zgjidhje e mirë. “Martesat e përziera të kosovarëve, kanë të bëjnë kryesisht me martesat e mërgimtarëve me vendas ose me vendase të vendeve ku kanë migruar, por nga aspekti i traditave familjare, kulturore, martesa e përzier nuk konsiderohet si zgjidhja më e mirë, por në botën bashkëkohore, kur mobiliteti i popullsisë është shtuar shumë, kur mundësitë e komunikimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëz të të gjitha kombeve, të të gjitha racave janë shtuar shumë, edhe mundësitë e martesave të përziera janë shtuar shumë”, thotë sociologu, Krasniqi.
Edhe për përfitime
Ndërsa sipas tij, nga pikëpamja konservatore kjo nuk do të duhej të ndodhte, por dinamika e punëve dhe e ndryshimeve sociale bashkëkohore është e tillë që mentaliteteve të mbyllura po iu ngushtohet hapësira dhe mundësia e dominimit.
“Një pjesë e këtyre martesave janë bërë edhe për qëllime profitabile, si sigurimi i vizave, sigurimi i letrave etj, por një pjesë tjetër është bërë edhe mbi parimin themelor dhe njerëzor të krijimit të lidhjes martesore – dashurinë”, thotë dr. Shemsi Krasniqi.
Prandaj, ai theksoi se disa njerëz e luftojnë realitetin, e disa të tjerë e pranojnë ashtu siç është. Nga pikëpamja e krijimit te imazhit të mirë si komb, do të duhej që lidhjet martesore që tashmë janë krijuar ose që do të krijohen në të ardhmen me pjesëtarë të kombeve tjera, të përdoren veç tjerash edhe për të treguar njerëzinë, kulturën dhe civilizimin në veten tonë.
Mirëpo, fenomeni në fjalë s’do mend se shpjegohet edhe nga aspekti psikologjik, prandaj sipas psikiatrit Ferid Agani, rritja e numrit të rasteve të kurorëzimeve me të huaj ka qenë një dukuri e pritur, ngase numri i të rinjve është i madh dhe se Kosova në një kohë kishte edhe një identitet ndërkombëtarë.
“Dukuria e martesave të përziera është një dukuri e pritur, në vitet e pas luftës, duke e ditur që në një kohë në Kosova ka ardhur edhe një identitet ndërkombëtarë, duke i marrë parasysh edhe strukturat demokratike të popullatës së Kosovës me numër shumë të madh të të rinjve, është ditur që në kuadër të një tranzicioni të ndodhin edhe ngjarje të tilla, do të thotë kjo është edhe një dukuri e cila i përcjell proceset e integrimeve ndërkombëtare të Kosovës”, thotë psikiatri Agani, duke menduar se ata që përfshihen në këto lloj martesash duhet llogaritur në vështirësi më të mëdha sepse bëhet fjalë edhe për kulturë familjare evropiane.
Të dhënat dëshmojnë se ndryshimet janë radikale dhe indiciet janë në rritje, veçanërisht tek martesat e përziera nga femrat shqiptare, duke u bërë edhe një gur kundërshtues për ata, të cilët thonë se shqiptarët kanë mbetur jashtë ndikimit të civilizimit perëndimor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi