Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Thaqi po përpiqet për ti mashtruar mësimdhënësit

Shko poshtë

LDK: Thaqi po përpiqet për ti mashtruar mësimdhënësit Empty LDK: Thaqi po përpiqet për ti mashtruar mësimdhënësit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 4:00 pm


LDK: Thaqi po përpiqet për ti mashtruar mësimdhënësit




LDK: Thaqi po përpiqet për ti mashtruar mësimdhënësit Largea_ldk-logo1347965171
Premtimin e djeshëm të kryeministrit Hashim Thaçi për rritje pagash për arsimtarët, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si një premtim bosh të tij dhe përpjekje për të mashtruar mësimdhënësit.

Për ta dëshmuar të kundërtën, LDK-ja fton Thaçin ta bëjë të qartë kur do të implementohet kjo rritje. Po ashtu, LDK-ja fton ministrin e Financave, Bedri Hamza, të deklarohet se nga do të sigurohen mjetet për këtë rritje, ose të marrë guximin dhe ta përgënjeshtrojë shefin e tij.

Në një kumtesë të lëshuar për media, LDK-ja e fton Thaçin që të paguajë pagat me rritje për muajt janar dhe shkurt të vitit 2011, sipas premtimit që ka dhënë në fushatën e tij, sepse ky është edhe borxhi i tij privat.

LDK-ja gjithashtu fton Thaçin të paguajë mungesën e mjeteve nga granti për arsim për paga të arsimtarëve në një pjesë të mirë të komunave të Kosovës.

“Ia kujtojmë premtuesit Thaçi se shumë komuna po përballen me vështirësi për të paguar pagat e arsimtarëve, pasi granti për arsim për vitin 2012 është i njëjtë me vitin 2011, kur nuk u paguan pagat me rritje për janar dhe mars 2011. Si rezultat, arsimtarët mund të mbesin pa paga në nëntor e dhjetor të këtij viti.LDK-ja e fton z.Thaçi të ndajë buxhet për përfundimin e shkollave nëpër komuna që kanë nisur nga viti 2008 e këndej dhe të heqë dorë nga tentimi për të mashtruar përsëri”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Partia më e madhe opozitare konsideron se nga çdo rritje e pagave duhet të përfitojnë të gjitha kategoritë ( arsimtarët, nëpunësit civilë, mjekët, policët, prokurorët, gjykatësit, trupat e forcave të sigurisë, doganierët, zjarrfikësit dhe kategoritë e tjera të të punësuarve në sektorin publik).

Kjo parti vlerëson se nga çfarëdo rritje duhet të përfitojnë edhe pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, si dhe invalidët e luftës dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta.

LDK-ja fton kryeministrin Thaçi të implementojë Ligjin për kategoritë e dala nga lufta, ta aprovojë sa më parë Ligjin për pensionet dhe të rrisë asistencën sociale për familjet e varfra, përpara se të vendosë të rrisë buxhetin për asfaltin me kosto tepër të lartë dhe të papërballueshme.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi