Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

Shko poshtë

Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit Empty Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 1:25 pm

Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit Thaci-sbashk

Nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pagave për 50 për qind, për mësimdhënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi që ka pasur sot me kryetarin e SBASHK-ut, Ali Shabani.
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, pas takimit ka përmendur se gjatë këtyre tri viteve, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit, kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, që i ka munguar më herët edhe SBASHK-ut, por edhe institucioneve të vendit.
Ai ka përkujtuar se qysh në fillim të mandatit qeveria e tij ka marr vendim për rritje e pagave për të gjithë punëtorët e arsimit të mesëm dhe fillor, deri në 47 për qind. Ndërsa për punëtorët universitar qind për qind.
"Ka qene premtim dhe zotim i imi edhe më herët, që së bashku duke diskutuar me përfaqësuesit e arsimit për soulicione të mira, për nxjerrjen e vendimeve të reja për rritjen e pagave edhe në procesin e tanishëm për të gjithë punëtorët e arsimit të mesëm dhe fillor. Prandaj ne sot erdhëm në konkludimin e përbashkët që kemi diskutuar edhe më herët, se që nga një janari i viti të ardhshëm për të gjithë punëtorët e arsimit të mesëm dhe fillor do të ketë rritje të pagave për 50 për qind", ka thënë Thaçi.
Thaçi ka shtuar se këtë e bënë për të investuar në edukim dhe vlerësoi se investimin në edukim është një investim në ekonomi, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit.
Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar kryeministrin e vendit për këtë vendim dhe njëherit ka kërkuar që të gjenden modalitete që aty të përfshihen edhe punëtor tjerë, që nuk janë me ditar në dorë.
"Mbetet që kjo përqindje që e deklaroj kryeministri, për të cilën nuk kam unë nevojë të deklaroj, të bisedohet me ministrin e Arsimit dhe të gjenden modalitete që aty të përfshihen edhe punëtor tjerë që nuk janë me ditar në dorë, por që kontribuojnë për punën angazhimin, aktivitetin dhe realizimin e detyrave ditore, vjetore, në përgjithësi të punëtorëve të arsimit", ka thënë Shabani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit Empty Re: Nga janari 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 1:25 pm

Edhe kështu fillon fushata!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi