Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Fejza:JA KU JAM...

Shko poshtë

Drita Fejza:JA KU JAM... Empty Drita Fejza:JA KU JAM...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 23, 2012 3:28 pm


Drita Fejza:JA KU JAM... 187424_100001588818271_1646058619_n



Drita Fejza:JA KU JAM...

Drita Fejza:JA KU JAM... 419455_414778231918467_985974133_n
Eja
Mi bën shoqëri vetmisë

Kohën leje mbrapa
Të ndihesh si në lëkurën time
E regjur jam
Asht e lëkur
Ja ku jam

Kam ecur mbi kohën
Vuajtjen e djeshme
Shpesh e kam harrua...
E pa premtuar për kohën
E pa premtuar për veti....

Vashë jam sot
Si vashat
Në dëshminë e faltoreve
E lumtur vet
Më e lumtura ndër vashat
Veç malli nuk më hiqet kurrë
Për ty o ditë e bardhë...

Eja
Bashkë me dashurinë e poetit
Me buzëqeshjen e fëmijëve më të pa fajshëm
Eja oooo ditë e lumtur.
Eja rri me mua...

Dhe kur unë të vijë
Ti më thuaj erdha
Vuajtjen më nuk e kam!!!
Unë të them erdha
Dhe prit,
Mos më fol
Për tymnajën
për arkivolet
për pritjen e nënave e të vashave
për gjakun e derdhur
pët tokën e djegur...

më prit e mos duro
eja o ditë e bukur
më thuaj,
të gjithë janë të lumtur!!!
Ja ku jam..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi