Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË...

Shko poshtë

Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË... Empty Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 10, 2012 11:08 pm

Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË... 187424_100001588818271_1646058619_n

Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË...

Drita Fejza:PËR ÇDO DËSHIRË... 533703_434142359982054_1320960282_n

Ti lutem erës
Shushurimë e zhurmë
T’i pëshpërit heshtjet
Të mos harrohet kujtimi
Dhe ta ndijë,
Ta ndijë sa herë që dua!..

Të shkruaj mbi xhamat e dritares së shpirtit
Dritë për errësirë
Ngadhënjim shtrëngatës së kohës
Të gjunjëzohem para pikturave të dashurisë
Unë Dritë e fundit,
ngjyrave të piktorit t’u shtoj nuancat
Tu them!
Pikturoni shpirtin tim,
Ndjeje shpirtin tim...
Të tradhtohem nuk dua!!!

Shkathtësinë e engjëllit
Në mjegullën më të dendur
Ta lexoj ndjeshëm!
Ftesave të shpirtit t’u shlyhet pritja dua,
Papritmas gjithmonë ta kem pranë
Për çdo kujtim,
Për çdo dëshirë...
© Drita Fejza
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi