Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Korçë, masakroi me gurë ish-gruan, 'arrest me burg' për 28-vjeçarin

Shko poshtë

Korçë, masakroi me gurë ish-gruan, 'arrest me burg' për 28-vjeçarin Empty Korçë, masakroi me gurë ish-gruan, 'arrest me burg' për 28-vjeçarin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 12:14 pm

Korçë, masakroi me gurë ish-gruan, 'arrest me burg' për 28-vjeçarin


Korçë, masakroi me gurë ish-gruan, 'arrest me burg' për 28-vjeçarin Largea_burg1348391047
Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Romeo Babani, i akuzuar për plagosjen e ish-bashkëshortes së tij Eriselda Elmazi, pak ditë më parë në qytetin e Korçës.

Gjatë seancës gjyqësore 28-vjeçari pranoi krimin dhe deklaroi se shkak i ngjarjes ishin konfliktet e tij me nënën e ish-bashëshortes. “Doja të sqarohesha, ajo nuk pranoi dhe e godita”- deklaroi i pandehuri përpara trupës gjykuese.

Ndërkohë sipas organit të akuzës, ekspertiza vërtetoi se 25 vjeçarja Eriselda Elmazi u qëllua me thikë në bark dhe me mjete të forta në kokë.

Trupi i masakruar i Eriselda Elmazit, nënë e dy fëmijëve, u gjet më 16 shtator, nga punonjës të pastrimit të qytetit në një kazan plehrash dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Mësohet se në momentin e ngjarjes Elmazi, banuese në lagjen nr.8 të qytetit juglindor, ishte duke u bërë gati të nisej për në punë (pastronte rrugët). Ajo ndodhej në shtëpinë e prindërve, kur në banesë ka mbërritur në gjendje të dehur Romeo Babani, me të cilin ishte divorcuar një muaj më parë.

28-vjeçari i ka kërkuar Eriseldës që të kthehej në shtëpinë e tij, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Kjo, jo vetëm për shkak të varfërisë së tejskajshme, por edhe dhunës fizike që ish-burri ushtronte mbi të. Pas debateve të ashpra, Babani e ka rrahur bashkëshorten e tij me një kabull elektrik dhe më pas e ka goditur atë me gurë në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas policisë, 28-vjeçari ka menduar se e ka vrarë nënën e fëmijëve të tij, ndaj e ka hedhur në një kazan mbeturinash aty pranë.

Viktima, e cila është gjetur në gjendje kome, është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas është dërguar në Tiranë. Pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte autorin Romeo Babani , i cili akuzohet për "Vrasje të mbetur në tentativë".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi