Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin

Shko poshtë

Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin Empty Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 13, 2012 6:48 pm

Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin


Masakroi me thikë gruan, 62-vjeçari: E vrava sepse dashnorët e saj më dhunonin djalin Largea_gruaja-vrare1352796843
Një 43 vjeçare nga Elbasani është goditur 23 herë me thikë nga ish-burri i saj. Si pasojë e plagëve të rënda, Virgjinush Hasani ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital.

I dyshuari për krimin, ish- bashkëshorti Agron Hasani, 62 vjeç, është shprehur se tradhtitë bashkëshortore ia kishte falur të shoqes, por e kishte vrarë pasi dashnorët e saj i kishin rrahur djalin.

“Kam pasur motive të forta që më kanë detyruar të dal jashtë natyrës time. E kam humbur kontrollin pasi ishte mbushur kupa dhe nuk mbante kurrsesi më. Kemi kaluar një jetë të tërë mes konfliktesh dhe erdhi një moment që ena nuk mbante më. Jam tradhtuar sistematikisht prej saj dhe ia kam falur për hir të ruajtjes së qetësisë në familje. Por kur punët shkuan përtej tradhtisë, nuk ka burrë në botë që të durojë, sado që të ketë mendje e logjikë të shëndoshë. Ajo me tradhtinë e saj po më fuste në sherr edhe fëmijët dhe kjo ishte e pafalshme dhe e patolerueshme. Situata arriti kulmin ditët e fundit, saqë ngjarjet e ndodhura janë të tmerrshme për t’u rrëfyer e jo më për t’u përjetuar. Kështu ndodhi edhe gjatë fundjavës kur vrava bashkëshorten time. E kam vrarë për të shpëtuar djalin. Vetëm pak ditë më parë atë ma dhunuan dhe ma keqtrajtuan dashnorët e saj”, ka deklaruar 62-vjeçari në dëshminë dhënë policisë.

Sipas Policisë së Elbasanit, Virgjinush Hasani mësohet të jetë kthyer në shtëpi pak minuta përpara krimit. Agroni e ka dëgjuar dhe ka dalë në korridorin e banesës së përbashkët, që ishte e ndarë me një mur. Aty kanë filluar të debatojnë dhe gruaja i ka kërkuar të mos i zgjonin fëmijët, të cilët flinin në dhomën e saj. Në këtë moment burri ka marrë thikën dhe e ka goditur 23 herë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga britmat janë zgjuar fëmijët, por ngjarja ka qenë fatale për jetën e gruas.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi