Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni‏

Shko poshtë

Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni‏ Empty Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 10:51 am

Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni‏ 133853_448115718574658_1384912212_o.jpg.scaled500
Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni

Me iniciativë të Komunitetit Shqiptaro-amerikan të Illinoisit, diaspora shqiptare ka hapur dinamikën e re të organizimit dhe të veprimit të saj në përputhje me realitetet aktuale ku jeton dhe vepron dhe me realitetet socio-politike –institucionale të Atdheut.
Në këtë drejtim, mbrëmë në New Jersey u zgjodh Këshilli nismëtar për themelimin e


Diasporës Shqiptare për Maqedoni, që do funksionojë si një lidhje e shoqatave të diasporës shqiptare në Amerikë, në Kanada, Australi, Europë dhe Azi.
Misioni i lidhjes të Diasporës Dhqiptare për Maqedoni do të jetë vendosja e lidhjeve dhe e koordinimeve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve te diasporës shqiptare në këto kontinente me qëllim për ta fuqizuar aktivizmin dhe përgjegjësinë e diasporës përballë sfidave aktuale dhe të ardhme, dhe për ta trajtuar diasporën shqiptare si pjesën vitale dhe të pandashme të trungut kombëtar, duke u angazhuar për ndërlidhjen institucionale të saj më organizmat institucional të Atdheut.
Këshilli nismëtar i zgjedhur mbrëmë, që e përbëjnë: Xhevat Sherifi (Illinois), Ramazan Veliu (New Jersey), Fluturim Rizvani (Connectiket), Emin Egriu (New York), Haxhi Dauti (New Jersey), Skender Kodra (Brooklyn), Seladin Sinani (Bryksel-Europe), Sali Bolati (Bronx) dhe Musa Lamallari (Londër), gjer në përfundimin e institucionalizimit të saj, do kryesohet nga promotori i kësaj nisme, Xhevat Sherifi nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinoisit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi