Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kreu i PS-së Rama takohet me Metën në Bruksel

Shko poshtë

Kreu i PS-së Rama takohet me Metën në Bruksel Empty Kreu i PS-së Rama takohet me Metën në Bruksel

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 6:28 pm

Kreu i PS-së Rama takohet me Metën në Bruksel


Kreu i PS-së Rama takohet me Metën në Bruksel Largea_rama_meta1348820856
Tetë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, dhe në kohën kur koalicionet zgjedhore janë ende të paqarta, kreu i PS-së dhe dhe ai i LSI-së takohen me njëri tjetrin në Bruksel. Takimet mes dy lidervë të së majtës Rama-Meta tashmë po kthehen në një gjë të zakonshme për ta por edhe për realitetin politik në Shqipëri.

Në kushtet kur koalicioni PD-LSI ka shënuar disa përçarje në deklarata por edhe në votimet parlamentare, pavarësisht se kjo nuk është deklaruar nga palët. Takimi mes Ramës e Metës është zhvilluar në Bruksel, në kohën kur ata janë të ftuar në punimet e kongresit të Partisë Socialiste Europiane, ku pritet të zgjidhet presidenti dhe do të miratohen ndryshimet në statuset e partive pjesëmarrëse.

Dy krerët e partive të majta shqiptare Rama e Meta të pranishëm në këtë kongres do të vijojnë të qëndrojnë në Bruksel deri më datën 29 shtator, deri në përfundimin e punimeve të Kongresit. Megjithëse Rama e Meta janë takuar në një formum të majtë europian, duket se takimi mes tyre bëhet edhe në kushtet kur PD e LSI kanë disa çështje të rëndësishme politike të pazgjidhura për momentin, çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së apo edhe çështja e privatizmit të Albpetrolit.

Përveç këtyre problemeve duket se edhe deklaratat e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli se PD-ja mund t`i fitojë zgjedhjet edhe pa Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa sekretari për çështjet zgjedhore në LSI Ylli Manjani ka ftuar eksponentët brenda PD të mos nxitohen me deklarata paraelektorale dhe se LSI nuk është bateri e PD-së.

Takimi i parë mes Ramës e Metës , pas shumë vitesh është zhvilluar në Gjirin e Lalzit në një darkë sekrete në prag të zgjedhjes së presidentit. Dy ditë më pas Rama e Meta u takuan publikisht në hotel “Sheraton”, takimi i cili nuk dha rezultat për zgjedhjen e kreut të shtetit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi