Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eurosocialistët përshëndesin Ilir Meten

Shko poshtë

Eurosocialistët përshëndesin Ilir Meten Empty Eurosocialistët përshëndesin Ilir Meten

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 1:27 am

Eurosocialistët përshëndesin Ilir Meten

Socialistët evropianë përshëndesin pjesëmarrjen e Metës në qeveri, shtohet izolimi politik për Edvinin.


Eurosocialistët përshëndesin Ilir Meten META
Ilir Meta

Socialistët evropianë kanë shprehur sot zyrtarisht kënaqësinë e tyre për pjesëmarrjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin e ri qeverisës. Me anë të një telegrami të posaçëëm, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Parlamentin Evropian, Martin Shulc ka përshëndetur zotin Meta për pjesëmarrjen në qeveri, duke e vlerësuar atë si një kontribut për të gjithë shqiptarët. Telegrami konfirmon edhe njëherë se lëvizjet politike të Edi Ramës po e çojnë PS-në drejt një izolimi të plotë politik në arenën ndërkombëtare.
Ja edhe telegrami i plotë i europarlamentarit Shulc për zv/kryeministrin e pritshëm të Shqipërisë, Ilir Meta. Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian! I dashur Ilir Meta, të dashur shokë të LSI.Para së gjithash dua t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen e suksesshme në Qeverinë shqiptare. Unë uroj nga zemra që ju të mund të përmbushni aspiratat politike të bashkëqytetarëve dhe bashkëqytetareve tuaj.Për ne të gjithë në Europë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt.Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Europën dhe për Europën. Përzemërsisht, Martin Schulz
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi