Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin

Shko poshtë

PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin Empty PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 04, 2012 4:45 pm

PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin


PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin Largea_kuvendi1349344168
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet pas largimit nga salla të shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Largimi i deputetëve të partisë më të madhe në kuvend dhe qeveri ishte një formë taktike e veprimit për të pamundësuar votimin e një mocioni të opozitës për pezullimin e procesit të privatizimit.

Fillimisht, PDK përmes shefit të Grupit Parlamentar, Adem Grabovci kërkoi që Kuvendi të vendoste në rend dite një rezolutë me të cilën kërkohej vazhdimi i procesit të privatizimit.

Por, ishte kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ai i cili rikujtoi Grabovcin se futja e rezolutave në rend të ditës nuk mund të bëhej pa shmangie nga rregullorja e punës që kërkonte mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të pranishëm në sallë. Mbështetje këtë që PDK nuk e kishte.

Ndryshe, PDK do të duhej të priste edhe tetë ditë afat për futjen e kësaj rezolute në rend të ditës. Ky interpretim solli deri te përplasjet verbale ndërmjet Krasniqit e Grabovcit, të dy nga Partia Demokratike e Kosovës.

Më pas, Kuvendi shkoi në një pauzë, por e cila nuk i zgjidhi problemet. Me këtë rast, PDK pamundësoi vazhdimin e seancës duke u larguar nga salla. Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk mund të votonte as në lidhje me mocionin e opozitës për pezullimin e privatizimit të ndërmarrjeve publike përderisa të plotësohen disa kushte.

Largimin e partisë më të madhe në pushtet, një pjesë e opozitës e ka interpretuar si reflektim të raporteve që aktualisht ekzistojnë përbrenda PDK-së.

Burim Ramadani, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se deputetët e PDK-së po e shfrytëzojnë Kuvendin për t’i zgjedhur problemet e tyre personale.

Ndaj konstatimeve të Ramadanit ka reaguar kryeparlamentari Jakup Krasniqi duke thënë se ai po zbaton rregulloren e punës dhe nuk po sillet në asnjë rast si deputet i vetëm një partie politike.

Kjo është hera e dytë që PDK, pavarësisht se paraqet numerikisht shumicën lëshon sallën dhe punimet e Kuvendit. Një sjellje e tillë e PDK-së, nga deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti është cilësuar si rrënim i demokracisë parlamentare.

Debati për procesin e privatizimit ishte iniciuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Pas një dite debatesh e polemikash të zhvilluara në seancën e të mërkurës, në fund ishte vendosur që të enjten të votohej për mocionin e Vetëvendosjes dhe pjesës tjetër opozitare për pezullimin e privatizimit.

Krahas opozitës, edhe kryeparlamentari Krasniqi kërkoi ndihmën nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për ta ndërprerë privatizimin, përderisa nuk forcohet sundimi i ligjit në vend. Duke konsideruar se shumë nga deputetët aktual kanë mandate të vjedhura, Krasniqi kishte thënë po ashtu se kjo legjislaturë nuk ka mandat për të privatizuar pasurinë e qytetarëve të Kosovës. Konstatimet e tilla e kanë futur Krasniqin në debate e polemika edhe me deputetët e partisë së tij.

Sidoqoftë, veprimi i PDK-së për të reaguar me një kundër-rezolutë dhe më pas për t’u larguar nga salla, detyroi Kuvendin që për vendime tjera të vendoset të hënën nga Kryesia, e cila me gjasë do ta caktojë edhe datën e thirrjes së seancës së radhës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi