Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët e PDK-së

Shko poshtë

Gazmend Islami:Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët e PDK-së Empty Gazmend Islami:Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët e PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 04, 2012 8:51 pm

Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët e PDK-së

Gazmend Islami:Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët e PDK-së Gazmend1


Shkruan: Gazmend Islami

Gjarpërinjtë, zvarranikët, breshkat dhe luanët janë pjesa më e madhe e asaj që tek ne e quajmë politikë të brendshme të partisë në pushtet PDK-së. E fillova me gjarpërinjtë sepse ata janë pjesa më e madhe që kafshojnë e helmojnë pa dalluar se kush është. Zvarranikët e mbetur janë lodhur, mezi tërhiqen zvarrë nëpër korridoret e errëta vetëm sa për të shpëtuar veten dhe sa për të pasur një gjah të vogël. Breshkat kanë mburojë të fort por vështirë se do të mund të lëvizin diçka derisa ushqimi i tyre merret vetëm nga brenda, sepse nuk kanë mundur kurrë të krijojnë një vijë të tyre dhe vend të sigurt. Luanët janë pjesa që deri më tani ju ka bërë ballë më së shumti gjarpërinjve të helmuar.

Të kota ishin përpjekjet e disave që këtë pjesë ta integrojnë, ti pasurojnë e t’u japin benificione nga më ndryshmet, këta prapë me instinktin e luanit kanë mundur të marrin gjahun e tyre por pa dëmtuar pronën e qytetarit. Sot u tha në parlamentin e Kosovës se kjo Qeveri është e hajnave e atyre që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Këtë që tha sot krye parlamentari Krasniqi tregon më së miri se nga kush udhëhiqemi dhe çka duhet bërë për mos tu udhëhequr më nga ta. Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura,institucionet pastaj janë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe si të tilla nuk kanë legjitimitetin për të privatizuar pasurin kombëtare. Ai foli edhe rreth Grandit dhe pyeti kush është Bossi i krimit në Kosovë. Këtë duhet ta tregoj gjyqësia dhe prokuroria. Por nga sot çdo qytetar ka të drejt të mos i besoj më kësaj qeverie dhe të kërkoj në çdo formë zgjedhjet e jashtëzakonshme me vota të lira.

Sa më shumë që po i njoh njerëzit aq më shumë po i dua shtazët ,kështu shkruante një filozof në libri e tij ,kjo thënie më shtyri të bëjë edhe krahasimin në mes politikës udhëheqëse të PDK-së dhe atyre që ceka më lart. Politika e ndërtuar me pretendimin për të rrënuar gjithçka që është normale e bënë këtë parti më të veçantë se të tjerat. Tjetërsimi i saj nga njerëz në makineri vrasëse ekonomike,politike i bënë të jenë edhe më interesant për të studiuar dhe për tu marrë me këtë fenomen të shekullit të 21. Këtë makineri kemi mundur ta hasim në leximet tona vetëm për ata që për 45 udhëhoqën pushtetin në Shqipërinë socialiste ,kanë shumë ngjashmëri në veprimet e tyre politike,spiunimin,vrasjet pa gjyqe,montimet e gjyqeve për personalitet politike , vetëm se atëherë në momente të caktuara makineria vrasëse e Enver hoxhës ekzekutonte miqtë e tij më të mirë , PDK-së përgatit dosje dhe i qon në burg shokët,pra këta të fundit e kanë pak më lehtë sepse kanë të drejt të jetojnë. Çdo shtet i cili funksionon normal dhe me të gjithë mekanizmat e tij, ai funksionon duke i dhënë rëndësi inteligjencës në kuptimin e gjerë.

Inteligjenca është nocion shumë i gjerë por në kuptimin e rolit të saj në ruajtjen e sigurisë nacionale mund të përkufizohet si ‘’ Truri i një populli’’ i cili e udhëheq në mënyrë të denjë që të funksionon shteti në mënyrë demokratike dhe që shteti të jetë në shërbim të qytetarit. Por tek partia në pushtet është e kundërta inteligjencën e ka shfrytëzuar vetëm për interesa partiake dhe të njëjtën punë e bënë edhe sot. Luanët kanë mbetur të rrethuar nga Gjarpërinjtë siç janë, Hashim Thaçi,Hajradin Kuqi,Sami Lushtaku,Kadri Veseli,Bekim Haxhiu,Ilmi Reçica,Adem Grabovci, dhe zvarranikët duke u prirë Berat Buzhala,Petrit Selimin,Behar Selimi,Ganimete Musliu,Ramiz Lladrovci. Mjerisht revolucionet janë si një valë e rrëmbyer që bashkë me vlerat e mëdha nxjerrin në pah pasionet më të ulëta njerëzore ,fundërritë më neveriste që kërkojnë të arrijnë tek pushteti. Në kohë të tilla shpesh herë një burrë me një pushkë në krah mund të bëjë vet ligjin. Sidoqoftë nëse dikush duhet bartur përgjegjësin politike për situatën e krijuar pas luftës dhe që vazhdoj deri në ditët e sodit është veç se pjesa e errëta e PDK-së. Me cinizëm neveritës shfrytëzuan entuziazmin e një pjese të atyre djemve dhe bijave tona që në emër të çlirimit në emër të patriotizmit i futën në mënyrat e tyre djallëzore, i futën në disiplinë të hekurt dhe pikërisht këtë pjesë të ndritshme të kombit i përdorën kundër lirisë së Kosovës dhe për interesa të ngushta. Pra kjo shoqëri “Demokratike e PDK-së” ka arritur që të ndjek shembullin e PPSH së Shqipërisë. Kosovën e kanë bërë poligon të eksperimenteve të disa fuqive për të marr model Kosovën për krizat e ngjashme në botë.

Mbas gjithë këtyre peripecive gjendja ekonomike dhe politike në Kosovë janë në vijën e kuqe të jetesës. Nëse merren parasysh statistikat zyrtare Kosova do të ishte një vend i parajsës por realitet janë të dhimbshme sepse vendi ynë radhitet krah për krah me vendet e Afrikës si për kah zhvillimi ekonomik, politikat e udhëhequra e korrupsionin më të lart.

(Autori është analist politik dhe gazetar)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi