Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re

Shko poshtë

Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re Empty Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 11:31 pm

Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re 701022_300

Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re



Gazmend Islami:PDK po ndahet-Limaj me parti e re 18%2Bshtator%2BKARIKATURA

Mënyra se si është ardhë në pushtet partia e Hashim Thaqit tashmë po dihet, nuk mbeti asgjë pa dalë në sipërfaqe. Tashmë edhe naivët ma të mëdhenjë e kanë kuptuar se klani i Thaqit për të ardhë në pushtet nuk kanë kursyer mjete as metoda, te këta vlenë maksima ‘’ Qëllimi e arsyton mjetin’’.

Por shtrohet pyetja se si mbeten aq gjatë në pushtet këta’’ pushtues modern’’ të lirisë ? , duke pas parasysh se këta pseudopatriot erdhën në pushtet me ndihmen e shantazheve, kërcnimeve si dhe vjedhjeve të votave, nuk është vështirë të konkludohet se si arritën që të mbijetojnë aq gjatë në në udhëheqjen e venditKoncentrimi i tërë pushetit në një njeri ti rikujton figurat e tmerrshme të monizmit, prandaj ndarja e pushteteve në një shoqëri demokratike është esenciale, dhe duhet të rikujtuar se: ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori që të gjitha duhet ta kryejnë punën në mënyr të pavarur, por që tek ne është duke ndodh e kundërta, ku i tërë pushteti është unifikuar dhe në situatën momentale nuk ka ndarje të pushteteve por një centralizim të plotë të institucioneve shtetërore dhe që të gjitha kanë kaluar në duart e udhëheqësit të PDK- së dhe aktualisht kryeministrit Thaqi.

Kohët e fundit janë duke u ndëgjuar disa zëra brenda PDK-së se vetë ‘’ Shefi i tyre ‘’ i ka tjekaluar të gjitha normat morale dhe kushtetuese. Ata janë të paknaqur me vendimet që po i merr Thaqi pa e pyetur asnjë institucion partiak e as shtetëror.

Deklarata e Fatmir Limajt rreth mënyrës si po menaxhohet partia e PDK-së ishte shumë kritike, duke theksuar se takimi i fundit kishte ardhën me një vonesë prej një vit e gjysmë. Për shumë parregullësi si në parti, ashtu edhe në institucionet shtetërore, Limaj e akuzoi derjtëpërsëdrejti Thaqin. Ai ka theksuar kohëve të fundit se në këtë parti nuk ka më vend për të pikurit nga qielli, në këtë parti do të ketë vend vetëm për ata që vinë në mënyrë demokratike dhe të zgjedhur nga strukturat e partisë.

Limaj si duket edhe në bazë të fjalorit të tij tregon hapur për përkrahjen e shumë deputetëve që ka nga radhët e partisë së tij. Limaj,Krasniqi,Hasani dhe disa të tjerë janë në përpilimin e strategjisë së krijimit të grupit të tyre parlamentar ndërsa Rrustem Mustafa siç duket do të kaloj tek shokët e vjetër të tij dhe do të kthehet tek partia që udhëhiqi me rinin e saj për disa vite LDK-në. Përplasjet janë aq të mëdha brenda PDK-së sa edhe koalicioni i ardhshëm me AAK vështirë se do të mund të mbijetoj duke pasur parasysh numrin e deputetëve që do të largohen. Limaj në asnjë mënyrë nuk do të pranoj më të jetë vegël e Thaçit dhe spiunëve të tij ai është në rrugëtimin e tij me të gjithë ato forca demokratike brenda PDK-së për tu rreshtuar drejt dhe duke u larguar nga forcat e errëta që kanë përfshirë këtë parti .

Prandaj këto lëvizje apo plasaritje që janë duke ndodhë brenda PDK- së po mundohet që ti neutralizoi ish SHIK-u i cili është duke i shfrytëzar mjetet e informacionit që opinojni të mos merret me problemet që janë duke ndodhë brenda PDK-së. Ky shërbim i ndërlikuar,ky aparat universal,i cili po kontrollon gjithë vendin deri më tani është sajuar mirë tek popullata. Sepse ky shërbim me mjeshtëri të intrigës ka arritur të mbush vendin me spiun dhe agjent të fshehtë. Këta agjent nuk dimë se si ti përshkruajmë. Por agjentët e Thaçit vishen me ar nga pasuria që kanë dhe vetëm aty mund ti dallojmë ata.

Një lajm ‘’ Bombasitik ‘’ u plasua kohët e fundit gjoja se 2 anëtar të VV do ti bashkangjiten partisë së Thaqit , kjo nuk është tjetër veq se nja lojë e ndytë e cila po mundohet që problemet brenda partisë së vetë ti bart në taborret e të tjerve në mënyrë që opinjoni të çorientohet dhe të mos merret me Thaqin i cili dita ditës është duke e centralitzuar pushtetin dhe taman po duke si ‘’ Pinoqetio i vogël’’.

Ky tiran i kohës moderne ashtu siç diti që ti shrytëzoi familjet dhe figurat e UÇK, për të ardhur në pushtet po ashtu është duke u munduar që me ndihmen e këtyre figurave të mbetet ende në pushtet. Rasti i fundit i cili u e përfolë në mediat së gjoja Afrim Hoti aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendoje dhe njëherit vëlla i të madhit Ukshin Hoti , po mundohen që ta etiketojnë dhe ta shantazhojn. Të gjitha këto nuk janë asgjë tjetër veq se një lojë e paskurpullt që po mundohet partia e Thaqit dhe satelitët e tijë që për mes mjeteve të shkruara dhe elektronike të fitojnë kohë për të qëndruar në pushtet nga se edhe ata vetë e dine se ju ka ardhur fundi.



Gazmend Islami
Autori është analist politik dhe gazetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi