Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MESAZHE PËR ZGJEDHJE

Shko poshtë

MESAZHE PËR ZGJEDHJE Empty MESAZHE PËR ZGJEDHJE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 11:55 pm


MESAZHE PËR ZGJEDHJE



MESAZHE PËR ZGJEDHJE Petrit_rrahmani_-_isa_mustafa_022_877166

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka mbledhur sot Kryetarët e degëve të partisë, ku sipas tij, është diskutuar për proceset politike në vend.

Por, në konferencën për media, Mustafa ka lënë përshtypjen se vendi pritet të shkoj drejt zgjedhjeve të shpejta parlamentare.

Ai madje ka thënë se kanë marrë vendim për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike që janë të afërta me LDK’në, duke përmendur LDD’në, AAK dhe AKR’në.

“Do t’i ofrojmë partitë tjera rreth boshtit të LDK’së, në mënyrë që të kemi një qeverisje shumë më të mirë të Kosovës se sa që kemi sot në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur se a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, Mustafa nuk ka dhënë përgjigje direket, por ka konstatuar se vendi është në krizë politike.

“Nuk u destinohet zgjedhjeve të parakohshme, por u destinohet konfiguracionit politik që do të zhvillohet më tutje në Kosovë LDK t’ua zgjasë dorën subjekteve tjera politike”, ka thënë ai.

“Vlerësoj se Kosova është në një krizë, Parlamenti i Kosovës është në një krizë”.

Kryetari i LDK’së dhe i Prishtinës ka dhënë shenja se ka lëvizur edhe sa i përket bllokimit të reformave zgjedhore.

Tash, ai ka thënë se LDK do t’i mbështet përfundimin e reformave zgjedhore, pa e përmendur fare reformën kushtetuese.

“Ne konsiderojmë se punët në reformën zgjedhore janë përfaruar dhe se LDK do t’i mbështes ecuritë e mëtutjeshme në Kuvendin e Kosovës për të quar reformën zgjedhore përpara”, ka thënë Mustafa.

Për Presidenten Jahjaga, Lideri i LDK’së ka thënë se duhet ta respektojë marrëveshjen me të cilën ka ardhur në krye të shtetit.

Nga Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi