Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: LDK-ja u bën ofertë të djathtës, “ta heqim qafe këtë qeverisje”

Shko poshtë

Beqiri: LDK-ja u bën ofertë të djathtës, “ta heqim qafe këtë qeverisje” Empty Beqiri: LDK-ja u bën ofertë të djathtës, “ta heqim qafe këtë qeverisje”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 06, 2012 11:03 am

Beqiri: LDK-ja u bën ofertë të djathtës, “ta heqim qafe këtë qeverisje”


Beqiri: LDK-ja u bën ofertë të djathtës, “ta heqim qafe këtë qeverisje” Largea_beqiri-051349475345
Ismet Beqiri tha se oferta e Isa Mustafës është një ofertë për ti fituar zgjedhjet, si LDK, por të gjitha partitë dhe të ‘heqim qafe këtë qeverisje’ të keqe’. Ai tha se ne edhe më herët kemi mbajtur disa kontakte edhe me AAK-në. Ai tha se LDK para së gjithash i bën thirrje partisë së LLD-së, të lëvizjes rugoviane apo simpatizantëve të LDK-së. Ai tha se i ka dyert e hapura për një koalicion parazgjedhor të së djathtës. Ai tha se takimet do të fillojnë që javën e ardhshme, dhe se takimi i parë do të mbahet me zyrtarët e LDD-së dhe do të vazhdohet më tej. Ai tha se në fakt kriza ka filluar që nga zgjedhjet e fundit për shkak të vjedhjes industriale të votave.
Ai tha se oferta e LDK-së është një ofertë për një qeverisje më të mirë dhe për bashkimin e forcave të djathta.
Kosova është vend shumë i vogël për gjithë këtë krim, për gjithë këta milionerë et. “Por, këto ia lëmë drejtësisë”, tha Beqiri.
Beqiri tha se LDK po kërkon krijimin e një fronti të përbashkët. Sa i përket koalicionit me AKR-në, tha se ata nuk bëjnë thirrje që tani të hyjnë në koalicion me LDK-në, pasi ajo është në koalicion me PDK-në dhe është në qeveri, por në kohën e afrimit të zgjedhjeve mund të bisedohet. Ai tha se edhe Listës Rugova i bëhet ftesë për bashkim.


Sa i përket intervistimit të Isa Mustafës nga EULEX-i ai tha se vrasjet nuk kanë qenë të rastësishme. Ai tha se EULEX-i ka biseduar me Mustfaën për vrasjet politike dhe nëse do të mund të ndihmohen hetimet. Ai më pas përmendi nevojën për hetimin e vrasjeve gjatë luftës dhe pas saj, si ajo e Enver Malokut, Pastaj pas luftës e Shaban Manajt, ish kryetar i degës së LDK-së në Istog, Ismet Rraci, ish kryetar i Klinës, ish këshilltari i presidentit Rugova Xhemail Mustafa, aktivistit Haki Ymeri, pastaj ish ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit etj., kështu numëronte Beqiri në “Interaktiv”.

Për rastin Sekiraqa, tha se ai nuk ka asgjë të përbashkët kjo çështje me LDK-në.
Duke folur për rastin e arrestimit të Sami Hamitit, tha se edhe Gjykata Supreme e vërtetoi se vendimi i Gjykatës Qarkut ishte absurd, pavarësisht që si parti nuk ka dashur ta paragjykojë procesin.
Beqiri tha se Projektligji për konfiskimin e pasurisë duhet të ndryshojë dhe të parashihet konfiskimi i pasurisë për të gjithë ata, që e kanë përfituar atë në mënyra të ndryshme.
Beqiri tha se LDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj, dhe se reforma zgjedhore dhe kushtetuese do të mbesin të bllokuara deri sa nuk respektohet marrëveshja për zgjedhjet. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi