Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën

Shko poshtë

LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën  Empty LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 09, 2010 7:15 pm



LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën

LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën  909ldk0999
Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 12 dhjetorit. Lista kryesohet nga kryetari Isa Mustafa, ndërkaq janë lënë edhe tetë vende të zbrazëta për disa personalitete që mendohet të përfshihen. Një ofertë e veçantë i është bërë dhe Ukë Rugovës, por jo edhe anëtarëve të tjerë të Listës Ibrahim Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hartuar listën e kandidatëve për deputetë, me të cilën do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Kjo listë ka edhe tetë vende të zbrazëta dhe pritet të plotësohet.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se këto tetë vende do të plotësohen me emrat që mund ta freskojnë listën.
Ai konfirmoi se edhe Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, e ka vendin në listën e kandidatëve për deputetë, nëse ai pranon.
Por, një ofertë të tillë, Mustafa nuk ua ka ofruar edhe anëtarëve të tjerë të Listës Ibrahim Rugova, ku përfshihen Bujar Bukoshi, Astrit Haraqija e personalitete të tjera që kanë aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor si listë e pavarur nga ajo e LDK-së, në garën për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Ne e kemi gatishmërinë tonë si këshill qendror dhe kryesi që zotin Ukë Rugova ta përfshijmë në listën tonë, në qoftë se ai dëshiron të hyjë në listën e LDK-së dhe të konkurrojë për deputet. Do të thotë, kjo është oferta që i është ofruar sot nga Këshilli Qendror i LDK-së dhe kryesia e partisë”, tha Mustafa.
Një vendim tjetër që kumtoi sot Isa Mustafa ishte ai i rikthimit të ish-nënkryetarit të parë, Eqrem Kryeziu, në Kryesinë e LDK-së. Mustafa tha se Kryeziu është votuar dhe se ai e ka vendin e vet në kryesi të partisë, transmeton REL.
Kryetari Mustafa paralajmëroi ndryshime të tjera në Kryesinë e LDK-së pas zgjedhjeve, duke premtuar se do t’i shpërblejë në hierarkinë e partisë ato personalitete që marrin më shumë vota gjatë zgjedhjeve parlamentare.
“Eqrem Kryeziu është anëtar i kryesisë, sepse ai është votuar dhe është përfshirë në listën e kryesisë. Vlerësojmë se duhet të bëhen ndryshime e plotësime në kryesi. Kjo nuk i referohet Kryeziut, por vlen për të gjithë ne, edhe për mua. Ne do ta bëjmë këtë freskim varësisht nga ajo se çfarë notash do të marrim në opinion”, tha Mustafa.
Mbledhja e sotme e Këshillit Qendror të LDK-së ka kaluar edhe me disa pakënaqësi. Nga kjo mbledhje, në mënyrë demonstrative është larguar Sali Asllanaj, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, i cili kishte propozuar fillimisht Mustafën për kryetar të partisë.
Lidhur me këtë, Mustafa tha se njerëzit në LDK duhet të mësohen me rregullat e demokracisë dhe t’i ndërtojnë ato jo duke braktisur takimet, por duke qëndruar në to.
“Unë i mbaj qëndrimet e mia që i kam. Qëndrimet dhe personalitetin tim nuk i ndërroj varësisht se kush çfarë simpatie tregon ndaj meje”.
“Unë qëndrimin tim e kam ndaj anëtarësisë së LDK-së, ndaj interesave të përgjithshme, ndaj strategjisë së LDK-së. Unë atë do ta mbaj deri në fund dhe nuk do të ndërroj qëndrim varësisht nga ajo se kush më përmend më shumë apo më pak”, theksoi Mustafa.
Lista e LDK-së për zgjedhjet e 12 dhjetorit do të konsiderohet e finalizuar pas disa konsultimeve që Isa Mustafa pritet t’i zhvillojë me Ukë Rugovën, i cili nga fundjava e kaluar ka aplikuar për zgjedhjet e 12 dhjetorit me Listën Ibrahim Rugova.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Nov 09, 2010 7:18 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën  Empty Re: LDK - ofertë vetëm për Ukë Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 09, 2010 7:16 pm

Ja nisen me vërejtje. Shqiptarët mbesin vetë ata që ishin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi