Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?

Shko poshtë

XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A? Empty XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 08, 2012 7:07 pm

XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A? 524103_321700987921156_1131966038_n

XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?

baneri kolektive

????????????
XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A? ASHAK_per_balline_229568


Po more po thonë Akademiket! Po cilët Akademikë ore, e ku janë ore se nuk po i shofim e as nuk po ju degjohet zëri askund hehehehej….

Akademia është një institucion për studimin (zakonisht) e mësimeve më të hollësishme e më të thelluara, të diturive të nivelit të lartë. Emërtimi mund të tregojë një shoqëri shkencore të përkushtuar në kerkimin e fushave të shkencave natyrore, të filozofisë e arteve të bukura. Emri akademi rrjedh nga vendi i shkollës filozofike të Platonit, të themeluar rreth vitit 385 p.e.s dhe mbyllur nga Perandori Justiniani I në vitin 529, që gjendej pranë faltores së heroit (kryetrimit) Akademos në Athinë. Shqipëtarët kanë dy Akademi kombëtare atë të Shqipërisë dhe Kosovës ?!.

Akademia e parë, Në Shqipëri fjala "Akademi" u përmend për herë të parë në vitin 1750, kur u krijua në Voskopojë e ashtuquajtura "Akademia e Re". Në atë kohë ajo ishte njëherazi shkollë e mesme dhe një qendër kulturore e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Ndonëse "Akademia e Re" nuk kishte as ndërtimin, as detyrat e Akademive të Shkencave në vende të tjera të Evropës, ajo ishte e lidhur me trashëgiminë dhe zhvillimet kulturore të popullit shqiptar. Pavarësisht nga fakti që Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë për shekuj nën sundime e administrime të huaja, ata mundën të mbijetonin duke ruajtur e duke zhvilluar gjuhën dhe kulturën e vet origjinale. Në shekuj nuk kanë munguar përpjekjet e shqiptarëve për të lëvruar dijet e tyre. Kontributet kulturore dhe shkencore të tyre mund të hasen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende evropiane e më tej. Ato shfaqeshin në tri fusha kryesore:

Në fushën humanitare (filozofi, histori, letërsi, teologji, folklor) nga njerëz si Dhimitër Frëngu; Gjon Buzuku; Marin Barleti; Pjetër Budi; Frang Bardhi; Pjetër Bogdani; etj.;

Në fushën e artit (nga muzikantë, piktorë dhe skulptorë) siç është Jan Kukuzeli (1010-1075) - figura më e njohur në muzikë; piktori më i njohur Onufri (shekulli XVI), piktorët e shekullit XVIII: David Selenicasi dhe Konstandin Shpataraku etj.;

Në fushën e shkencës nga dijetarë si Gjon Gazulli (1400-1465), astronom dhe matematikan; Leonik Tomeu (1456-1531), astronom, filozof dhe profesori i Nikola Kopernikut në Universitetin e Padovës etj.( Marr nga Wikipedia).

Njeriu me emër shqiptari, vërtet ndihet krenar kur lexon shënime të tilla se në të kaluarën e largët kishim shumë shqiptarë të dijesë, shqiptarë qe edhe pse si pasoj e pushtimeve të shumta nënë tutela armiqësh, arritën të jenë zëri i një populli, dhe kudo jetuan ata e ngritën lartë emrin e shqiptarisë, duke mos ngurruar kurrë që të ruanin gjurmët dhe gjakun e tyre arbnor. Mjerishte shumë njerëz të menqur dhe të shenuar edhe sot e kësaj dite si dijetarë të mëdhenjë e edhe me përmasa botërore, vërtet u desh të jetonin nepër shtete të ndryshme të botës për të dhënë kontributet e tyre të mëdha në fusha të caktuara për njerëzimin në përgjithësi, këtë e tregojnë edhe këto shënime të nalt shenuara rreth disa emrave të përveqem shqiptarësh që lanë gjurmë në histori dhe krijimatri të caktuar. Gjendja e mjerë për trurin shqiptarë vazhdoi gjerë në vitete e fundit të shekullit të kaluar, pra krejte kjo si pasojë e pushtuesve që mbajtën të gllabëruara tokat tona, e mjerishtë në Shqipëri si pasojë e diktaturës së egër komuniste ku edhe Akademia ishte e shtrënguar që më shumë të merrej me internacionalen socio-komuniste botërore sesa me shkencën e pastër shqiptare, për dhe rrethë të kaluarës sonë nepër shekuj. Megjithate duhet të jemi të sinqert dhe të pranojmë se përpos shumë veshtirësive u arrit që të konsolidoheshin Dy Akademi ajo e Shqipërisë, dhe ajo e Kosovës edhe pse nën tutelen serbo-jugosllave, ku megjithate shumë figura te shquara shqiptare e dhanë një kontributë të jashtëzakonshem në fusha te caktuara të jetës, dhe me këte arriten që disi të hapnin tunele për një të ardhme më të ndritur në qështjen e konsolidimit dhe forcimit të trurit sheiptarë nëpërmes shumë Akademikëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se nëse i marrim parasysh kohën dhe rrethanat e atëhershme shumë mendje të ndritura shqiptare edhe me tituj Akademikësh e bënë një punë të madhe për dhe rreth historise, madhështisë, krijimtarisë, artit, trashëgimis, kulturës, gjuhës, traditës e shumë fushave të tjera shkencore, dhe për këtë edhe meritojne respekt gjithnji duke marr për bazë rrethanat dhe kushtet shumë të rrezikshme, kur këta shkruan dhe vepruan për shqiptarinë.

Të ndalemi, se ku gjendemi sot ne si shoqëri, si popull dhe si dy shtete në të cilat zyrtarishte dhe në kushte lirie e demokracie, funkcionojne këto dy Akademi, njëra në Tiranë e tjetra në Prishtinë, që të dyja këto kryeqytete të dy shteteve shqiptare?
ASHAK, është themeluar me 20 dhjetor të vitit 1975, sot në Akademi kemi 25 anëtarë të rregulltë dhe me korrespondencë, njerëz të dijes dhe lapsit, njerëz që do të duhej të ishin në nivelin dhe detyrën që e kanë, në përgjegjësit dhe obligimet e marra dhe te ofruara për të dhënë kontributin e tyre për kombin në tërësi, athua a janë duke kryer detyrat e tyre? Nëse jemi realistë dhe të drejtë ne konkludime shkurt e shqip e thënë,këto koka që tërë ditën mburren me titujte e tyre ka vite te tëra që botës intelektuale dhe mbarë shoqërisë ksovare nuk janë duke i ofruar asnjë gjetje shkencore, jane të fjetur totalishtë edhe karshi situatës së përgjithëshme në të cilën gjëndet shteti dhe shoqeria kosovare. Këta akademikë tanë sot nuk po shofin dhe nuk po dëgjojnë thuaja asgjë për problemet e shumta me të cilat ballafaqohet shteti dhe qytetaria e Kosovës, si në arsim, kulturë, shkencë, artë, zhvillim ekonomik, histori, strategji të natyrave të caktuara, çoroditjet e shumta në rrethin ku jetojme e që ka të bej me të ardhmën e një kombi, dhe shkurt me qështjet të shumta që kërkojnë, nese jo zgjidhje të shpejte, atëhere ndihmë nga këta njeerëz që kryekëput janë të thirrur nga ndërgjegja e kombit që të japin jo vetëm mesazhe por edhe të ofrojne zgjidhje rreth problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet e tashmja e Kosovës. Akademikët tanë duket se janë të lodhur, janë të frustruar ndoshta nga kjo kohë e pakohë, sigurishte se edhe janë të frikësuar nga rrethi që i rrethon, sigurishte se edhe janë ndoshta aty këtu edhe të paguar që mos të ngrejne zërin dhe lapsin ndaj dukurive të shumta negative që janë mbjellur në trungun e shtetit të ri. Një ndër problemet më madhore të sotme ështe edhe qështja e madhe , ajo e sovranitetit të Kosovës, qështja e bisedimeve me Serbinë që po imponohet edhe nga faktori i jashtëm karshi kinse zgjidhjese së problemit të Veriut të Mitrovicës, apo 15% e territorit të shtetit Dardan. Ka vite që ne si qytetarë të thjeshte nuk kemi dësgjuar asnjë pronincim apo ndonjë konkludim nga ana e ASHAKut, ka vite që qytetarët e Kosoves edhe kane krijuar atë bindjen se aty janë disa njerëz që marrin rroga, mbajne disa seminare dhe kënaqen me këto kinse aktivitete. Ka vite që vërtet nuk u ndie asnjëhere asnjë e veqante nga kjo Akademi, si pasoj e këtij pasivitetei fatal disa figura të çmuara të kombit po duhet të ballafaqohen në mënyra individuale, me vështirësi materiale dhe kohore , që të zëvendësojne dembelin, boshllëkun dhe ndoshta mos dijen e një Akademie, dhe rasti më i freskët ështe ai me Historianin tonë të çmuar Jusuf Buxhovi, i cili këto vitet e pasluftës ka bërë më shumë studime dhe botime librash me vlera të çmuara të kombit sesa një Akademi e tëre me 25 Akademikë. Veprat e Z. J. Buxhovi sot i kanë pasuruar dhe i kanë begatuar bibliotekat tona shtëpiake, veprat e Z. Buxhovi e kanë mbushur sado pak boshllëkun e krijuar nga vet Akademia, e cila do te duhej të ishte strumbullari i punës shkencore, por jo, mjerishte jo, ngase Akademia e jona e sotme është një vend ku pushojnë dhe marrin paga një numër Akademikësh( jo të gjithe kurrsesi) të cilët edhe nuk flasin, pra komunikojne ndërmjet vetes. Të tillë Akademikë që jane në hasmeri dhe armiqësi personale nuk mundë dhe nuk do të jenë kurrë zëri dhe truri i jonë shqiptare, Akademikët e tillë vetëm se e dëmtojne kombin dhe e sjellin shoqërin në një pozitë të palakmueshme ku ndihet shume mungesa e një Akademie profesionale, të trimëruar dhe jo frikacake ndaj klaneve dhe grupeve të interesit dhe krimit. Akademikët e sotëm do të duhej të ishin në nivel detyre edhe për këto qështje:
Sa botime me vlerë të kohës ka pasur që prej vititi 2000 nga Akademia? Pak dihet për këtë!
A ka bëre Akademia e Kosoves ndonjë studim rreth gjenocidit serb që prej luftës së parë botërore e gjerë me luftën e fundit? Asgjë.
A kanë dhënë ndonjë studim të thukët Akademikët tanë rreth qështjesë së Luginës së Preshevës? Asgjë.
A kanë përgatitur ndonjë Memorandum me rëndësi të kohës Akademikët tanë, kuptohet si ASHAK rreth qështjese dhe problemeve shekullore shqiptaro-serbe? Jo fatkeqësishtë.
Ka 12 vite që Veriu i Kosovës është i pushtuar nga kriminelet serbe dhe strukturat e shtetit serb, a kanë bërë ndonjë Memorandum dhe ndonjë punim rreth kësaj qështjejej Akademikët tanë? Jo asgjë konkrete, biles edhe nuk ka pasur ndonjë prononcim pos të R. Qosjes që kërkon ndërrim territoresh? mu si miku i tij Dobrica Qosiq?, apo thëne shkurt Qosja propozon më të keqen e mundëshme, ngase ne Veriun duhet ta mbajme në kufinjët tanë, e Luginen e Preshevës duhet ta kthejmë herdo kurdo në ingerenca tona, sepse ishte dhe mbetet trung shqiptarë. Thënë shkurt e shqip Akademia nuk ka dal asnjëhere në opinion se si ajo e shef këte problem.
A ka bërë Akademia e jonë ende ndonjë strategji për dhe rreth të ardhmës së Kosovës? Jo asnjë.
Ka edhe qindra pyetje të cilat do të mundë të kishin përgjigjën e njejte me JO, me këte nuk do të thotë se Akademikët tanë nuk bëjne punime private, për të mbushur xhepat e tyre, po po ata për këte ia kanë anën, pra si individualista, por si ekip, si grup dhe si Akademi e tërë ata kane ra në provim sepse jane larg të të qenit Akademi në sherbim të populit dhe shtetit, në sherbim të ofrimit të zgjidhjeve të problememve që i preokupojne shqiptarët, sot Akademia e jonë ështe mjereishtë e përqarë po si politika në përgjithësi, Akademikët tanë edhe në Akademi shkojnë si partiasha, njerëz me inate ndaj njëri tjetrit, shumica nuk komunikojne në mes vetes, andaj nuk mundë të presim më shumë nga një Akademi e tillë e përqarë dhe e shkapërderdhur për interesa personale.
Një mik i imi një dite më tha kështu: “ O kujt ia mbaron shtëpinë Hashim Thaqi aty ma nuk flet mendja por flet paraja…“ dhe vazhdoi; „ Akademia e Kosovës është në miniaturë -Parlamenti i sotëm i Kosoves….“ , e kuptova plotësishte dhe thash se e vërtet e dhimbshme mbetet kjo thënje, apo më mire të themi ky konkludim i saktë.
Në faqen e ASHAK e gjeta një punim që e kishin bëre para disa vitesh, dhe për çudi vërejta se të gjitha qështjet e tjera i kishin „rregulluar“ e u ishte mbete të merreshin me qështje islame????
TERMINOLOGJIA ISLAME ASHAK, FAK. STUD. ISLAME
Të kthehem edhe një here te fillimi i këtij shkrimi, e që shpresoi mos ta marrin as lexuesit si ku me e dite se çfare shkrimi, ngase fatmiresishte une jam njeri shume shume i vogel në krahasim me Akademiket tane, të cilët megjithate mbeten brumi dhe yndyra e jonë, por vetem te punojne më shume për popullin dhe vendin e tyre....
Sa po na mungojne Të tillë, si M. Barleti, Gj. Gazuli, P. Bogdani, J. Kukuzeli. L. Tomeu e shumë të tjerë të cilët edhe pse nepër dhena të huaja lanë gjurmë të pashlyera në trungun dhe emrin shqiptarë. Met ë tillët që i kemi sot fatkeqësishtë shkenca, arti dhe dija shqiptare sidomos në Kosovë ka bërë një stagnik fatal dhe pasojat e kësaj do të përcoillën edhe te shumë gjenerata.
Kryesore këta sot e kane një ndertese të re, kane kushte shumë të mira, kanë paga të duhura dhe kanë privilegje, por mjerishte dije dhe vepra nuk kanë që ti ofrojne këtij populli.
Në web faqen e ASHAK ut e hasim edhe këte dukuri; Tre Akademikeve të jashtëm ju mungojnë fotografitë e tyre ( nuk deshiroi te manipuloi se për çfare arsye), por shumë e çuditshme kjo!


Anëtar nderi :Kristian Gyt, Noel Malcolm, Leonard Newmark.

Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi