Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ?

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ? Empty Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 24, 2012 7:31 pm

Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ? 275285_100000612684184_369837975_n

Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO?
Prej Kuvendit të pistë të VI të, ka mbetur si vagonat e trenit pa Lokomotivë !

Pse o burra ? Mjaftë ma!
Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ? Karikatura
Të shkruhet për partitë politike është sikur të humbet koha duke numëruar yjet në qiellin e hapur, që realishtë është e pamundur, por megjithate disa mundë të kapen nga syri dhe të bëhet një numer im i caktuar, andja ashtu është edhe qështja kur shkruhet apo thuhet diç për një parti politike, cilado të jetë ajo. Në të vërtet në këto kohë të pakohë që po kalon shoqëria shqiptare kudo në trojet etnike, që si personazhe katastrofale ka vet partitë politike, besoi se është e udhës të thuhet diç rreth një strukture politike, e formuar e para në trojet shqiptare . si një subjektë organizativ, dhe si shrehje e lirë e një populli të pushtuar aso kohe nga sebo-sllavet. Pa dashur të ndalem në historiatin, dhe në faktimin e ngjarjeve që sollën gjerë te kjo lëvizje më masive që kanë njohur ndonjëhere shqiptarët, dua të them vetëm se në ato vite kjo ishte vet mrekullia që munden dhe bënë intelektualët, dhe e gjithë shtresa e popullit shqiptarë në Kosovë, e më vonë përhapja e pluralizmit në të gjitha trojet shqiptare, pra kjo ishte LDKja, e cila qysh aso kohe në programin e saj u orientue si parti e qendrës së dhjathtë, që do të thotë se ishte një ndarje fatlume nga majtizmi ekstrem stalinisto-leninist e enveristo-titist.
Rrjedhat e mëtutjeshme politike për dhe rreth kësaj partie kaluan nepër shumë sfida, rrugë kryqe dhe dalldisje të orkestruara për të keq sidomos pas vdekjes së prijësit dhe Kryetarit të saj, e njiherit Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ? Sejdiu_daciXhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ? Main_ldk-isa-mustafa-skender-hyseni-sabri-hamiti-2010d-l.h.


PO si dhe çfarë ngjau me LDKnë pas vdekjes së Kryetarit të kësaj partie?
Sa për ilustrim duhet thënë se për të gjalli të Z. Rugova, LDKLja i fitoi të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Republikën e Kosovës që prej vitit 1992 e gjerë me 2006.
LDKja qysh në fillim të themelimit të saj kishte një program shumë përparimtarë, dhe të bazuar në programet e partive si motra të shteteve demokratike perëndimore, dhe me këtë rast do të ceken disa pika shumë të vequara të këtij programi.
1." Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e qendrës, që mbështetet në kulturë e jo në ideologji, që ka instrument të punës përgjegjësinë e jo detyrimin. Në gjirin e saj kultivohet dialogu dhe konkurrenca e ideve për vlerat deri në nivelin e formimit të qëndrimeve, që bëhen të patjetërsueshme dhe të obligueshme për veprim. Në këtë mënyrë ruhet demokracia e brendshme e zhvillimit të saj dhe njësia e saj politike për qëllimet kryesore. "
-Po ku është sot LDKja, po si sillen sot ata që janë në strukturat e kësaj partie, ata që mbajnë pozitat kyqe, ata të cilët duhet të jenë vet prijetarë të asaj se si duhet respekuar pikat e programit partiak. Mjerishtë sot kjo pikë ku thuhet se kjo parti mbnështetet në kulturë e jo në ideologji, po baltoset dita ditës, qysh prej Kuvendit të VI kur njerëz të caktuar në krye me F. Sejdiun dhe N. Dacin e plagosen mu në zemër programin, statutin dhe vet organizimin e madh të këtij subjekti, pas tyre po vazhdohet edhe sot e gjithë ditën nga kjo Kryesi e sotme e cila instrument të vetin e ka detyrimin e kurrsesi përgjegjësin. Sot Kryesia dhe organet e tjera të LDKsë janë të katandisura në afera të llojlojshme korruptive dhe shantazhuese( jo të gjithë fatmirësishtë), por një numër i caktuar po.
2. "Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e traditës dhe bashkëkohësisë. Ajo ruan e kultivon vlerat njerëzore vendëse të bazuara në humanitet, solidaritet, tolerancë e ndershmëri, që do të thotë se është organizatë e besnikërisë. Poashtu, synon ringjalljen kombëtare dhe transformimin e vlerave shoqërore, morale e politike në rrafshin e bashkëkohësisë, në epokën e komunikimit të gjithanshëm të vlerave. "
-Pika 2 e programit shumë kjartë e artikulon, dhe e përcakton vizionin që duhet ta ketë kjo parti, ku synohen besnikëria organizative?, në solidaritet, tolerancë, ndershmëri e duke ofruar epokën e komunikimit ringjalljen kombëtare me transformim vlerash! Po athua a po ndodhin dhe a po i prekë qytetaria kosovare këto të mira të shkruara në program, përgjigjja mjerishtë është negative, Jo. Sot një numër i caktuar i njerëzve që vrajnë dhe kthjellin brenda LDKsë nuk posedojnë dhe nuk ecin asnjëri me këto rregulla, jo vetëm të shkruara, por edhe të duhura për një subjekt serioz politik siq ishte dhe duhet të jetë LDKja. Nëse jemi vrojtues të drejtë atëher edhe këto mangësi do ti gjejmë qysh nga Kuvendi i zi i VI, kur u vra për së kthjellti LDKja, asokohe një grup karrieristësh dhe matrapzësh brenda LDKsë e përgatiten ate Kuvend, ku në mënyrë jo besnike me vota gati të përgjysmuara , por kuptohet me mbi 50% fitoi dhe u zgjodh Kryetar Z. Fatmir Sejdiu, dhe si uruesi i parë menjihere dorën ia zgjati kundërkandidati i tij Z. Nexhat Daci, dhe për disa qaste të gjithë menduam se gjakrat u shuan dhe tash do të bëhej një Kryesi e fortë, dhe LDKja do të vazhdonte ecjenë e saj të drejtë! Mjerishte nuk kaluan as gjysem ore, dhe ndodhi një bubullimë aq e madhe brenda sallës ku mbahej Kuvendi saqë nga ajo ushëtim mbeten të "vrarë" gati gjysma e delegatëve, dhe thuaja gjysma e anëtarësisë, ngase i zgjedhuri i ri elimionoi nga lista e Kryesise¨dhe lista e Këshillit të Përgjithshëm gati gjysmën e atyre që duhej të ishin së bashku me ta në 4 vitet e ardhshme, fatkeqësishtë me atë rast Kryetari i ri dhe bashibuzukët afer tij na eliminuan edhe mijëra anëtarë dhe aktivistë të mergatës, e sidomos, Degën e SHBAsë, Zvicrres dhe Gjermanisë, 3 Degët bazë dhe më të forta të LDKsë, 3 Degët që ishin edhe stacione për dekada me radhë e Presidentit Ibrahim Rugova, pra me këte ata nuk treguan besnikëri ndaj atyre mijëra aktivistëve që nga mërgat i kishin mbajtur me bukë e me veshëmbathje, por përkundrazi na "vranë" pra na e shkerdhyen mundin tonë të shumë viteve që kishim dhënë për LDKnë në veqanti, e për Kosovën në përgjithësi. Në këtë pa burrëri dhe pabesi kishte marr pjesë edhe vet Qeveria me të parinë e saj Bujar Bukoshin dhe ministrat e tij që ishin afer tij, që të gjithë ata, e njëri prej tyre sot është edhe Kryetar i LDKsë... për këtë konkretishtë pakëz më poshtë!
4."Lidhja Demokratike e Kosovës ka synim ndërtimin e një shoqërie pluraliste, në të cilën do të zhvillohet konkurrenca lojale e programeve, vlera e të cilave provohet nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet e lira e demokratike nxjerrin përfaqësues njerëzit që marrin përgjegjësitë për qeverisjen e Kosovës. Çfarëdo kompromisi i bërë pa zgjedhje nuk mund të japë përfaqësues të qytetarëve të Kosovës që do ta udhëheqnin vendin kah zhvillimi dhe përparimi. Vetëm përfaqësuesit autentikë e ngrisin shtetin ligjor me një ndarje të pushtetit në pjesën legjislative, ekzekutive dhe në gjyqësinë e pavarur. "
-Pika 4 e programit të LDKsë shumë kjartë e përcakton qështjen e të zgjedhurvë në poste shtetërore, dhe shumë kjartë thuhet se vetëm përfaqësueseit autentikë e ngrisin shtetin ligjor....Mjerishtë edhe këtu ndodhi një ndeshje e pazakontë, dhe ajo ndeshje si protagonist kishte këndë tjetër pos Z. F. Sejdiu, i cili pasi pranoi të bënte koalicion me PDKnë e H. Thaqit, e bëri gabimin e pafalshem duke i besuar Thaqit , se ai nuk kishte asgjë kundër që Z. Sejdiu të mbetej edhe Kryetar partie, eh këtu ishte grepi dhe kurtha e Z. Thaqi, i cili më vonë, kur atij iu deshte e bëri Z. Sejdiu mish për topa, dhe e largoi dhunshem nga posti i të parit të shtetit, dhe atë si shkelës të Kushtetutës së shtetit. Siq po shifet me këtë ish kryetari tregoi se ai nuk kishte asgjë të përbashkët me të qenit përfaqësues autentikë i shtetit ligjor, dhe si për çudi ai ishte edhe vet njeri i ligjbërjeve. Sikur ish kryetari të ishte më i gjindshëm, ai e pati rastin që të tregohej përfaqësues autentikë me rastin e Znazibarit, por edhe këtu ai bëri gabimin e pafalshem dhe me këte degradoi veten dhe vet strukturën e LDKsë. Me këto fakte nuk pretendoi asesi që të dëmtoi une figuren e ish Presidentit Sejdiu, jo ngase mjerishtë ai këtë e ka bëre vet dhe është për të u dhimbsur, por jo për tu vajtuar, ngase nga të tillët nuk priten rezultate pozitive si udhëheqës të subjekteve politike.
7." Lidhja Demokratike e Kosovës, me një anëtarësi të shtresave dhe të moshave të ndryshme, e ka një shtrirje organizative në gjithë territorin e Kosovës dhe në diasporën shqiptare në Evropë e në Amerikë. Në strukturën e saj ka Forumin e Gruas, që organizon femrat dhe merret me afirmimin e tyre në shoqëri. Brenda strukturës së saj ka edhe forumin e Rinisë, që merret me interesat e brezit i cili hyn në jetën shoqërore e politike të vendit, si brez i së tashmes dhe i së ardhmes. Të dyja këto forume i kanë programet e veta të veprimit në kuadrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. "
-Të ndalemi te pika 7 e programit të LDKse, vërtet kur lexohet me kujdese atëhere njeriu bie në dyshim me vetvehten se çfarë po ndodh edhe sot e kësaj dite me këtë parti. Në realitet në organizimin e saj vertikal dhe horizontal egzistojnë këto forume, dhe këto Degë, mirëpo nese ndalemi te Degët, ato sot e gjithë ditën janë tani më të dobësuara dhe krejtë kjo fal shkelmave që iu dhanë këtyre Degëve nga Kuvendi i VI i zi, pra qysh aso kohe dikush edhe me porosi i shkatëroi këto Degë që ishin pasurimi më i madh i vet organizimit të përgjithshëm të LDKsë. Dikur LDKja kishte vërtet anëtarë dhe simpatizues nga të gjitha shtresat e popullit ,dhe atë në të gjitha viset e Kosovës, por sot mjerishtë kjo qështje qalon shumë. Me ardhjen e Z. I. Mustafa, që njiherit sa ishte President Z. Sejdiu e bëri atë Këshilltarë për ekonomi, u mendua se ndoshta radha dhe rëndësia e gjeneratave të reja do të ketë dyert e hapura në kierarkine LDKsë, por si për qudi kjo nuk ndodhi, pas një zhurme të madhe se do të reformohemi dhe do të rigjenerohemi shumë... e gjitha mbeti vetëm e thënë dhe e shkruar nepër gazeta. Sot fatkeqësishtë më nuk po dëgjojmë Z. Mustafa të thërras rininë, të thërras ekspert të rinjë, profesionistë të rinjë e të tjerë, jo ngase me sa kuptohet ose ai është i shantazhuar dhe i lidhur duarsh nga disa partiash të moshës së vjeter ose edhe nuk ka vizione të qarta, apo mos edhe nuk e ka dëshirën e fortë të ofroi rininë e pastert dhe trime, sot më nuk po e dëgjojmë Z. Mustafa të jetë një zë i fort opozitar , karshi një qeverie dhe pushteti kriminal dhe korruptues gjerë në vesh, jo disi po krijohet përshtypja se Z. Mustafa sikur të kishte bërë një koalocion të fshehur... po si paraardhësi i tij Z. Sejdiu me H. Thaqin, për këtë presim e shofim.
9."Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe të inisiativës së lirë, duke pasur kujdes për shfrytëzimin e arsyeshëm të pasurive e të burimeve natyrore të vendit; për qarkullim të lirë të mallit e të kapitalit në vendet e zhvilluara. Në të njëjtën kohë kërkon të vërë në jetë një politikë sociale që përkujdeset për burimet jetësore të të gjitha shtresave të shoqërisë. "
Sa fortë e në mënyrë profesionale tingëllojnë këto shprehje, ose këto fusha jetësore të cilat do të duhej të ishin preokupim i një partie serioze politike, e sidomos të asaj që program ka qendren e djathtë. Po ku i kemi sot ekipet e caktuara profesionale që do të duhej të mirreshin me studime, analiza, e angazhime për këto qeshtje, ku janë ato ekipe të proklamuara, jo nuk duken fare. Kjo strukturë e sotme e kësaj partie shpesh po duket cullak para faktorit ndërkombëtarë, kur pa as pikë profesionalizmi nuk dinë të shprehet për qështjet e privatizimit, dhe shpesh po del të jetë më parti socialiste sesa vet partitë e këtij spektri. LDKja ende nuk po ka dije dhe forcë të ndaj qështjen e ekonomisë së tregut, qështjen e iniciativës së lirë, dhe qështjenë e transparences për dhe rreth privatizimeve. Këtu shpesh bëhen aso budallakishë saqe me këso paditurije LDKja po tregohet si një shoqatë jo qeveritare që merret me trajnimin e analfabetëve! LDKja duhet të tregoi dhe të mbeshtesë privatizimet, dhe jo ndermarrjet shoqërore, me këtë nuk do të thotë se LDKja nuk duhet të kërkoi llogari, përgjegjësi dhe transparencë nga qeveritarët e korruptuar, dhe për ta bërë këte atëher ekipet e LDKsë duhet të dalin me plane të detajuara se sa do të duhej të shitej një ndërmarrje shoqërore apo shtetërore, të tregoi me fakte dhe shifra vlerën e akciles ndërmarrje, e jo të merret me patriotizëm alla VVsje e me bashkime kombëtare që shërbejnë si paravan q¨të iket nga përditshmëria e marrëzirave që ndodhin në jetën e qytetarëve të Kosoves, ku fajtorë janë edhe këta vet. Do të ishte jo e ndershme që edhe në këte¨rrafsh mos të kritikohet konkretishtë Kryetari i LDKse, ngase si njohës i mirë i qështjeve ekonomike ai do të duhej të ishte shtytësi kryesor për sqarimin dhe shjellimin e këtyre qështjeve që kanë të bëjnë, kryesishtë me ekonominë kosovare.
10."Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon arsimimin kombëtar në gjuhën amtare në të gjitha nivelet e shkollimit. Përkrahë programet që japin dije për autenticitetin dhe identitetin kombëtar, si dhe programet që japin dije bashkëkohore nga të gjitha fushat. Angazhohet për kultivimin e veprimeve krijuese në të gjitha fushat, duke synuar një kulturë autentike e cila e krijon dhe e forcon identitetin e kulturës shqipe në gjirin e familjes së kulturave të tjera. Angazhohet për ndihmesë të veçantë të institucioneve dhe të programeve krijuese me rëndësi të veçantë kombëtare. "
Në këtë pikë, pra pikën 10 janë të qëruara shumë bukur të gjitha qështjet që do duhej të ishin preokupim i LDKsë. Të ndalemi veq e veq në disa prej tyre: Në fakt , pra LDKja do të duhej të angazhohej konkretishtë në qështjen e arësimit kombëtar, këtu ka shumë çalime dhe devijime, edhe sot e gjithë ditën në arsimin e Kosovës ndodhin dallavere dhe marrëzira të llojllojshme, ku qoroditet identiteti kombëtar, LDKja kishte disa ministra , por ata nuk ishin të zotët që të bënin ndonjë kthesë të duhur në këtë lëmi, ata u morën me llafe dhe me patriotizëm verbal e jo praktikë, sot edhe në komunat ku qeverisin strukturat e LDKsë kemi ende drejtora shkollash e drejtorishë, që kanë mbetur të pareformuar, dhe të padenjë për pozita. Matrapazllëku i disa delegatëve të LDKsë u pa haptazi edhe me rastin e votimeve per apo kundër shamijave dhe futjesë së fesë islame në Institucionet arsimore, ku me këte rast disa bashibuzukë talebaneza i dhanë voten e tyre kësaj iniciative anti kombëtare. Po duket kjartë se edhe sa i përket arsimit LDKja nuk ka bëre asnjë hap përpara në këte drejtim, dhe andaj shtrohet pyetja, e ku është ai ekip në hije që krijon plane dhe strategji rreth kësaj teme, nese tentohet dhe dëshirohet që neser të vihet në pushtet. Fatkeqësishtë me këta që sot janë në kierarki vështire¨se do të ketë reforma dhe rezultate potzitive sa i përket të ardhmës së afërt e lëre më asaj të largët.
11."Lidhja Demokratike e Kosovës angzahohet që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë sigurim të plotë mjekësor."
-Si të gjitha pikat e tjera të programit edhe këtu shumë kjart kuptohet se për çfarë do të duhej të angazhohej LDKja, por kjo edhe nuk po ndodh, ngase edhe sa ishte në koalicion me Hashimin, Z. Sejdiu nuk e qau fort koken që ligji për sigurime shëndetësore të kalonte në Kuvend, jo sepse me këtë i bente argat Hashimit që mjeket, klinikat dhe spitalet shtetërore të vidheshin nga të deleguarit e tyre, dhe njiherit mjeket dhe personeli tjeter privat të siguronte pacienta dhe barna mu nga spitalet shtetërore, që bashkëpunonin në mes veti në dëm të pacientëve, pra qytetarëve. Po sot a kemi një ekip profesional që funkcionon brenda LDKsë, dhe që merret me shëndetësi dhe problematikën e kësaj fushe, jo, po pse LDK ja ende disi ruhet nga prononcimet e saja, kur kemi të bëjmë me korrupcionin dhe kriminalitetin që bren shendetësin kosovare, a mos ka këtu edhe ndonjë bashkëpunim me ish koalicionistet e Hashim Thaqit, të cilët e kanë urzurpuar thuaja të tërën Kosovën, në të gjitha poret e jetës, apo LDKja e ka frikën nga PDKja?
12."Lidhja Demokratike e Kosovës synon mbrojtjen dhe rregullimin e ambientit, i cili në gjendjen e tashme është bërë i rrezikshëm për jetën e njeriut."
Ah ambienti, qytetet, fshatrat, malet, fushat, arat, lumenjët, monumentetë historike, bërllogu, ndërtimet me leje dhe pa leje, ajri e çka jo tjetër në Kosovë, thjeshtë janë të tenderuara, pra sidomos për dhe rrethë ambientit ndodh shpërlarja më e madhe e parasë. LDKja si parti e vërtet demokratike do të duhej të ishte prietare në denoncime, në kallxime penale, në prononcime e kritika kudo dhe kurdo sa u përket këtyre fenomeneve, por jo, mjerishte jo edhe pse nuk duhet të krahasohet asnjëhere dhe kurrë me të bëmat fatale dhe katastrofale që i bënë qe 12 vite PDKja dhe yryshniket e saj, një faj e ka edhe vet LDKja. Ka disa matrapazë dhe korruptues nga radhët e LDKsë që kanë bërë pasuri me hajni, ndërtime, tendere, mito, shpërlarje parash e çka jo tjetër, dhe të tillët LDKja do të duhej që vet ti denoncoi dhe ti largoi nga radhët e veta, ngase të tillët e njollosin edhe më shumë LDKnë dhe të kaluarën e saj ,duke e shantazhuar të ardhmën e saj. Këto ditë kemi raste kur disa njerëz me influencë nga radhët e LDKsë janë të denoncuar, të akuzuar apo edhe të burgosur ,për raste të aferave të ndryshme korruptive, dhe për këtë vet LDKja duhet të deklarohet dhe distancohet nga të tillët, gjer sa të përfundojnë hetimet. Dihet mirtëfilli se si prokuroritë ashtu edhe gjykatat mjerishtë janë në dorë të SHIKut pra PDKsë, dhe se ata ende luajnë me dosje dhe me shantazhime, megjithate drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, duke pasur parasysh se fatmirësishte kemi një mision evropian, i cîli gjerë në një mas kontrollon gjyqësorin tonë, dhe për këte LDKja duhet gradualishtë të largoi nga radhët e veta njerëzitë që i sollën dëme LDKsë.
Ndoshta ka ende mundësi të shpëtohet katandisja përfundimtare e LDKsë, ndoshta ka ende mundësi që kjo udhëheqësi të bëjë disa ndryshime kadrovike, apo edhe nese është nevoja pse jo të mbahen edhe zgjedhje të brendshme, ngase kjo shpesh është e shendetshme per një subjekt serioz politik, dhe aty të kihet kujdesë që të gjithë ata që janë të stërkequr, të shkokordhuar, të shantazhuar, të plakur , të pa dije dhe pa ide, të pareformuar, të padefinuar mirë si rugovistë e LDKistë të fortë, të korruptuar dhe të ardhur si virusa nga subjekte të tjera që dikur ishin gjerë në ekstrem anti Rugovë, të largoihen, "pensionohen" apo shkurt të përjashtohen, nese ata-ato vet nuk dorëhiqen, dhe kështu të vijë një strukturë e re me dije, me ide, me profesionalizem dhe me vizion të kjartë rreth ekonomise dhe demokracisë, rreth të ardhmës dhe mirëqenjes qytetare. Njerëzve që kanë pas merita tua ruajmë ato, por nese ata ende vet i perdhunosin ato merita që dikur i paten e sot po na sjellin dëme, atëhere duhet ti hudhim sa më larg odës së quajtur Lidhja Demokratike e Kosoves....
Kryesi e LDKsë, kryetari i saj Z. Mustafa, ka aq shumë anëtarë, simpatizues dhe besa qytatarë, të cilët ende presin nga ju që të merrni më shumë përgjegjësi, që të jeni më i kthjellët, që të jeni me më ze dhe të i rrekeni rimëkembjes së LDKsë, që të artikuloni drejtë dhe fortë e trimërishtë qështjet rreth keqbërjesë në qeveri e gjithashtu rreth keqbëresve brenda LDKsë, kush bashkëpunon dhe kolaboron për të keq me Thaqin dhe PDKnë, shkurt është armiku më i madh i statutit dhe programit të LDKsë, e kjo i bie se është me vetëdije kundër rugovizmit dhe qindra mijëra anëtarëve dhe simpatizuesëve të LDKsë. Nëse nuk jeni në gjendje të bëni diç më shumë atëhere do të ishte burrëri që të tërhiqeni me nderë nga pozita e të parit, e jo të prisni të ju ngjaj ajo çfarë i bëri "vaki " paraardhësit tuaj, i cili pasi që e ndau LDKnë në dysh e theu edhe Kushtetutën, e ju Z. Mustafa nese nuk e realizoni marrëveshjen me Hashimin e Dellin rreth Presidentes duhet të largoheni nga LDK ja, për hir të LDKsë dhe për moralin politik dhe njerëzor që do të tregonit.
Përndryshe LDKja jo vetëm se po katandiset por edhe po druhet se është mision i disave që kjo edhe të shuhet?!. E kush do ta marri atë përgjegjësi historike mbetet të shihet...
Megjithate nese ofrohen LDKistë të kalibrit dhe dijesë siq është Z. Vjosa Osmani, atëher LDKja mundet të mëkembet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi