Faik KRASNIQI:(Mos)kalimi nëpër urat ndarëse të Ballkanit!

Shko poshtë

Faik KRASNIQI:(Mos)kalimi nëpër urat ndarëse të Ballkanit!

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 08, 2012 10:12 pm



Faik KRASNIQI:(Mos)kalimi nëpër urat ndarëse të Ballkanit!

Gjithmonë urat shërbejnë si lidhje për të bashkuar popujt, kurse sot (në shekullin XXI) urat po shërbejnë për të ndarë popujt në baza etnike. Dikur tre urat e famshme (Ibrit, Mostarit dhe Vardarit) ishin krenaria e Jugosllavisë së atëhershme të Titos (diktatorit dinak), kurse sot janë bërë ura ndarëse dhe shumë të përfolura për ndasitë etnike dhe përleshjet e përgjakshme. Kemi urën e lumit Ibër në Mitrovicë që ndan qytetin në mes te shqiptarëve dhe serbëve, shqiptarët në jug dhe serbët në veri. Ura e Mostarit që ndan qytetin mes boshnjakëve (myslimanëve) dhe kroatëve, si dhe urën e lumit të Vardarit në Shkup që ndanë qytetin në mes të shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve (bullgarëve).
1. Ura e lumit Ibër në Mitrovicë mbetet e ndarë prej 12 qershorit 99, kur trupat e KFOR-it (NATO) zbarkuan në Kosovë pas bombardimit të NATO-s kundër Serbisë që zgjati plot 78 ditë, dhe rezultoi me largimin e ushtrisë dhe policisë kriminale serbe nga Kosova, por jo edhe të grupeve kriminale dhe paramilitarëve serbë që ende vazhdojnë të jenë prezentë në pjesën veriore të Mitrovicës (gjegjësisht Kosovës Veriore), të ashtuquajtur ''Rojat e Urës'' të udhëhequr nga krimineli serb Milan Ivanoviç, kinse për të ''mbrojtur'' popullatën serbe në atë pjesë të Kosovës ku janë të vendosura trupat franceze të KFOR-it që në të shumtën e rasteve qëndrojnë vetëm si spektator. Këto grupe kriminale dhe paramilitare serbe të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, gjithmonë kanë shkaktuar trazira të përgjakshme para syve të trupave franceze të KFORIT, që kanë rezultuar me vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës, si në vitin 2000 kur bandat kriminele serbe vranë rreth 30 civilë shqiptarë, dogjën prona dhe dëbuan me dhunë mbi 15000 shqiptarë, si dhe në trazirat e 17 marsit 2004 që u nxitën po ashtu nga serbët pas mbytjes në lumë të tre fëmijëve shqiptarë nga kriminelët serbë. Këto trazira u përshkallëzuan në tërë Kosovën (Kosova atëbotë u gjend përballë një lufte ''etnike'') dhe incidente të shumta që kishte edhe më vonë me të shtënash armësh, plagosje dhe djegie të pronave të shqiptarëve, deri tek vrasja e policit Enver Zymberi vitin e kaluar nga bandat kriminale serbe. Ndarja e Urës së lumit Ibër edhe pas 13 viteve të zbarkimit të NATO-s (KFOR-it) në Kosovë, lenë hapësirë të dyshohet që për qytetin e Mitrovicës është përgatitur një skenar i keq(ndarje).
2. Ura e famshme e Mostarit (sidomos për notuesit) edhe pas vitit 1995 mbetet akoma e ndarë si qytet me dy komuna në mes të boshnjakëve (myslimanëve) dhe kroatëve, ku shpeshherë kjo urë (e shkatërruar gjatë luftës) ka shërbyer për incidente të përgjakshme. Ura e Mostarit gjithmonë nga zëra të ndryshëm është përmendur që do të jetë ''shkaktari'' kryesor për ndarjen e shtetit eksperimental të Bosnjës, një shtet me 3 kryeministra (1 boshnjak, 1 serb dhe 1 kroat). Republika ''Srpska'' (''de facto'' edhe është e ndarë) me 49% të territorit dhe 1,5 mijë banorë në BEH (Bosnje dhe Hercegovinë), që nga viti 1995 funksionon si e ndarë nga federata boshnjako-kroate që ka 51% të territorit me rreth 3 mijë banorë. Ndarja ''kantonale'' e BEH-së e arritur pas marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, për t'i dhënë fund luftës së përgjakshme 4 vjeçare që shkaktoi vdekjen e rreth 300000 njerëzve shumica prej tyre boshnjakë (myslimanë) dhe kroatë, ku bashkë me ndarjen territoriale të BEH-së u bë edhe ndarja e urës së Mostarit, dhe kjo urë mund të bëhet çelësi i ndarjes së shtetit eksperimental edhe ''de juro'', ndërmjet boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.
3. Ura e lumit të Vardarit në Shkup ndanë shqiptarët dhe sllavomaqedonasit (bullgarët), por edhe qyteti i Shkupit prej vitit 2002 funksionon (në bazë të decentralizimit diskriminues kundër shqiptarëve) i ndarë në shumë komuna, në komuna shqiptare, sllavomaqedone, turke, rome, serbe, etj. Kjo urë ku kalon lumi i bukur i Vardarit gjithmonë ka qenë krenaria e këtij shteti artificial të Maqedonisë, një shtet ku popullata sllavomaqedone (bullgare) po përballet me problemet (problemet kanë ekzistuar prej gati një shekulli) e identitetit, prejse Greqia përdori veton e saj në NATO kundër Maqedonisë, shkaku i emrit ''Maqedoni'' për t'ju mohuar identitetin e tyre të shpikur (nga TITO) kombëtar si ''maqedonas''. Sot, Arbëria (Maqedonia) ka një kryeministër Nikola Gruevski (një nacionalist dinak) ku grekët pretendojnë se ai (Gruevski) ka origjinë greke, madje sipas dëshmive të tyre gjyshi i tij është vrarë si ushtar i armatës greke gjatë Luftës së Dytë Botërore diku në malet e Shqipërisë, dhe një ish-kryeministër tjetër sllavomaqedonas (bullgar) Lupço Georgievski që është deklaruar si bullgar dhe është pajisur me nënshtetësi bullgare, dhe ka qenë madje edhe ambasador i Bullgarisë në Shkup. Ky shtet artificial ka edhe një problem shumë më të madh se problemin me identitet kombëtar, problemin me mbi 40% shqiptarë (të Republikës së Arbërisë) të popullatës së përgjithshme në Arbëri (Maqedoni), që gjithmonë i ka diskriminuar dhe të njëjtën gjë po e bën edhe sot, duke iu mohuar të drejtat më elementare për të ekzistuar si komb, si psh moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 për të funksionuar një shtet me dy kombe shtetformuese -shqiptar dhe sllavomaqedonas (bullgar). Këto diskriminime nga ana e sllavomaqedonasve (bullgarëve) mund t'a detyrojnë popullatën shqiptare që një ditë të shpërthejnë, dhe krenaria e krijesës artificiale Maqedoni ura e lumit të Vardarit, nesër të bëhet urë ndarëse (si dy shtete) mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve (bullgarëve).
Këto tre ura të famshme që dikur në ish-Jugosllavinë e Titos ishin krenaria e shtetit të atëhershëm jugosllavë, në një të ardhme të afërt rrezikojnë të jenë mollë sherri dhe shkas për hapjen e kutisë së Pandorës, ku kësaj kutie kurrë nuk do t'i dihet fundi.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 64
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi