Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë

Shko poshtë

Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë Empty Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 1:05 pm


Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë



Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë F1_11import-jpg1349938761


Prishtinë, 11 tetor - Serbia është vendi kryesor prej nga Kosova importoi më së shumti mallra në muajin gusht, shkruan sot Koha Ditore. Kjo ndodh, ndërkohë që ka kaluar vetëm një vit kur Qeveria e Kosovës i kishte ndërprerë përkohësisht marrëdhëniet tregtare me këtë shtet. Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja më e madhe e importit për muajin gusht ishte nga Serbia. Vlera e importeve nga ky shtet ishte 31 milionë e 462 mijë euro vetëm brenda një muaji. Kurse në gushtin e vitit të kaluar nga Serbia ishin importuar vetëm 3 milionë e 808 mijë euro, apo 3.1 për qind e totalit të importeve. Kësisoj, Serbia mbetet vendi në të cilin shkoi pjesa më e madhe e parave të gatshme të kosovareve.

Deficiti për muajin gusht vazhdon të jetë i lartë. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për këtë muaj, e që ka qenë 217,1 milionë euro krahasuar me deficitin prej 205,9 milionë euro me gushtin e vitit 2011.


(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi