Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë

Shko poshtë

Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë Empty Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 20, 2011 8:10 pm

Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë

Kosova nis reciprocitetin, bllokon mallrat e Serbisë Mk20.7.2011-ZKM-001_

Me një vendim të qeverisë bëhen zyrtare masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën, sikundër që kishte paralajmëruar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar Lila. një vendim të Qeverisë së Kosovës. Me këtë vendim nuk do të njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Po ashtu ndalohen të gjitha produktet serbe dhe importimi i mallrave që kanë këto vula. Ndërsa me Bosnjën sipas këtij vendimi do të aplikohet taksa doganore prej 10 % ashtu si e aplikon ky shtet për mallrat e Kosovë. Doganat e Kosovës obligohen qe menjëherë të nisin zbatimin e këtij vendimi.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën se kanë marrë tre vendime që kanë të bëjnë me reciprocitetin për produktet me origjinë nga seria dhe Bosnja e Hercegovina.
Sipas saj, vendimet janë Kosova nuk i njeh vulat doganore të Serbisë, vendimi për masa të reciprocitetit që do të thotë ndalohet importi i mallrave të Serisë që kanë vulën doganore të atij shteti.
Ndërkaq për mallrat të cilët vijnë nga Bosnjë e Hercegovina do të ngarkohen me bazë doganore prej 10 për qind. Për vendimit i cili ka hyrë në fuqi menjëherë janë njoftuar edhe Policia dhe Dogana e Kosovës ka bërë të ditur Kusari-Lila.
Kurse, zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci tha për Telegrafin se ata kanë qenë të kyçur në proces se si do të mund të zbatohet vendimi për reciprocitet me Serbinë.
Stavileci deklaroi se ata po e presin zyrtarisht vendimi dhe janë të gatshëm për të implementuar një gjë të tillë.
Në komunikatën e Qeverisë rreth këtyre masave thuhet se “me propozimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për zbatimin e masave të reciprocitetit në shkëmbimin tregtar me Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Duke u nisur nga fakti se kanë dështuar arritjet e marrëveshjeve për njohjen e vulave doganore të Kosovës dhe për këmbimin e lirë të mallrave, në procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel, Kosova nuk do të njohë vulat doganore të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe do të aplikojë masën e tarifës doganore prej dhjet për qind, për mallrat nga këto vende”. “Qeveria inkurajon dhe do të mbështes Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi