Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria, Asanaj mund të jetë shtyrë në vetëvrasje

Shko poshtë

Prokuroria, Asanaj mund të jetë shtyrë në vetëvrasje Empty Prokuroria, Asanaj mund të jetë shtyrë në vetëvrasje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 11, 2012 9:24 pm

Prokuroria, Asanaj mund të jetë shtyrë në vetëvrasje


Prokuroria, Asanaj mund të jetë shtyrë në vetëvrasje Largea_dino-asanaj111349976556
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt, pasi që bazuar në të gjitha provat konkludon se i ndjeri është vetëvrarë. Mirëpo, Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësin që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje.
Sot, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt dhe për këtë e ka njoftuar zyrtarisht edhe Policinë e Republikës së Kosovës.


Me qëllim të zbardhjes se rastit prokuroria ka shikuar vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ka marrë të gjitha provat e mundshme nga vendi i ngjarjes dhe ka kërkuar të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

“Me ekzaminimin e AND-së është vërtetuar se të gjitha gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë të të ndjerit. Me ekzaminimin e thikës është konstatuar se ajo është pronë e tani të ndjerit dhe në të janë gjetur vetëm gjurmët e dorës së tij. Me ekzaminimin e AND-së së të gjitha mostrave të marra nga trupi i tani të ndjerit, përfshirë edhe ato nga thonjët, është vërtetuar se ato nuk përmbajnë profile të AND-së të ndonjë personi tjetër. Me ekzaminimin grafologjik të letrës së gjetur në tavolinë është vërtetuar se ajo është e shkruar nga tani i ndjeri”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Me shikimin e inqizimeve të kamerave të sigurisë nuk është vërtetuar se para kohës kritike ka hyrë ndonjë person i panjohur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe me ekzaminimin e telefonit të tani të ndjerit nuk është vërtetuar se ai ka pasur ndonjë kërcënim apo shantazh nga ndonjë person tjetër.

Me obdukcionin e kufomës nuk është vërtetuar se ai ka ndonjë plagë tjetër perveç plagëve me thikë. Është vërtetuar më tutje, se në trupin e tani të ndjerit janë gjetur 11 plagë të shkaktuara me thikë. Shtatë plagë, në regjionin e qafës, janë plagë prerëse hezituese. Hezituese janë edhe dy gërvishtje në regjionin e qafës dhe këto plagë hezituese janë karakteristike për vetëvrasje. Në regjionin e gjaksit janë gjetur dy plagë shpuese-prerëse dhe njëra nga ato ishte vdekjeprurëse.

Bazuar në këto prova, Prokuroria konkludon se tani i ndjeri Dino Asanaj është vetëvrarë.

“Prokuroria nuk ka përjashtuar mundësin që i ndjeri të jetë shtyrë në vetëvrasje dhe për këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës të mbledhë të dhënat ose provat eventuale që do të vërtetonin dyshim eventual se tani i ndjeri është shtyrë të vetëvritet”, thuhet në komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi