Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë

Shko poshtë

Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë Empty Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 1:28 pm




Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë

Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë 602360_497458763611954_434214490_n



Kjo foto është e familjes Fusha,në ketë foto është Zymer Fusha vozitësi i makinës, në krahun e djathte te Zymerit përpara është Musli Fusha, mbrapa vozitësit është Sahit Fusha dhe Mulla Hasani është ne krahun e djathte te Sahitit. Kjo foto është nga vitet 1929, e është ruajtur nga djali i Sahit Fushes Muhamed Fusha. Makine ka qene e familjes Fusha.
Sahit Fusha është babai i Jahja Fushes. Sahit Fus

ha në vitin 1941 ka sjelle nga Shqipëria me qindra libra në mesin e tyre ka qene në numrin me të madh libri LAHUTA E MALESISE, ka sjelle flamuj kombëtarë, Abetare, dhe në atë kohë ai ka kërkuar nga te gjithë që të përshëndetet me Tungjatjeta, ka kërkuar të përshëndetet shqip, gjithashtu amaneti i Tije ka qenë që të shkollohen të gjithë si djemtë ashtu edhe vajzat.
Por çfarë ka bërë Kuvendi Komunal për këta dëshmor dhe martir te Luftës se Dytë Botërore? Asgjë!!Por nuk është për t`u çuditur Kryetari aktual i Komunës së Podujevës ende nuk i njeh luftëtarët dhe dëshmorët e luftës së fundit. Ai as një cent nuk e ka harxhuar nga Komuna për ndonjë lapidar të dëshmorëve. Nuk është për t`u çuditur se Komuna e Podujevës është e vetmja Komunë në Kosovë që nuk ka asnjë kompleks memorial për dëshmorët e UÇK, përjashto ketu komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut. Mjafton ta vizitosh varrin e Heroit Kombëtar të Kosovës Zahir Pajaziti, sikur kur është varros në kohën e regjimit të Serbisë në atë gjendje është, sikur në Komunën e Podujevës ende nuk është ndërruar pushteti i Beogradit!!!
Në fshatin Shajkofc në vitin 2005 ka ndodhe një aksident në komunikacion, me që raste një ushtar i ushtrisë Çeke pjesëtar i KFOR-it pat humbur jetën, dhe në vendin ku kishte ndodhe ai aksident është ndërtuar një përmendore dhe kjo përmendore komunës së Podujevës në një vit i kushton 1500 euro për mirëmbajtje!!!
Ti kthehemi familjes Fusha dhe martirëve të saj që në kohën e vete ishin njerëzit më të emancipuar të kohës në mbar Shqiptarin.
Përmbi varrin e Kryetarit të parë të Komunës së Podujevës dhe nderë mësuesit e parë në Llap Sahit Fushës dhe baba i dëshmorit Jahja Fushes, Agim Veliu kryetar aktual i komunës së Podujevës ka ndërtuar trafo dhe zyrën për punë sociale kurse ne vitin 2009 eshtrat e tij ia ka hedh nëpër livadhe me ekskavator.
Në vitin 1945, Jahja Fusha së bashku me bashkëshorten e Tij është pushkatua dhe ende nuk dihet se ku i kanë eshtrat.


Marrë nga Mirëdon Fusha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foto e fjalë nga viti 1929 në Podujevë Empty Kush është Jahja Fusha

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 1:33 pm



Kush është Jahja Fusha


Jahja Fusha u lind më 27 dhjetor 1919 në Podujevë në një familje të madhe, të pasur, bujare e humaniste. Nderi, arsimi dhe atdhedashuria ishin themele të kësaj familjeje arsimdashëse e heroike, historikisht të dëshmuar atdhetarë të Llapit, e cila u sakrifikua shumë herë për lirinë e popullit shqiptar. Babai i Tij Sahidi solli ABETAREN e parë shqipe në Llap, ai më vonë ishte Kryetari i parë i Komun
ës së Podujevës. Nëna e Tij Shehidja ishte një grua burrërore, intelegjente e përparimtare e kohës. Kjo familje ishte diçka e veçantë në Llap, ishte shembull për të gjithë dhe për të gjitha.
Jahja Fusha u shkollua në Shkup. Atje kreu Shkollën Normale që për kohën ishte shumë e fortë, për të vazhduar me studim në drejtësi e filozofi e në zotërim të gjuhëve të huaja .Gjatë kësaj kohe zhvilloi aktivitet të madh brenda e jashtë në të mirë të kauzës kombëtare, duke bashëkvepruar me patriotë e intelektualë si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Luan Gashi, Bedri Pejani....Gjatë Luftës së Dytë Botërore u zgjodh Nënprefekt i Rrethit të Llapit. Edhepse udhëheqës më i lartë politik e ekzekutiv vetë organizoi, udhëhoqi e komandoi me forcat luftarake në mbrojtje të brezit kufitar mes Krahinës së Llapit dhe Serbisë nga çetnikët e partizanët barbarë serbë, që nga Kepi i Krypës në Reçicë e deri në Orllan, duke e mbrojtur popullsinë llapjane nga masakrat e spastrimi etnik.
Jahja Fusha ishte delegati më i ri zyrtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit të mbajtur në Shtator të vitit 1943, ku u përpoqën të mbroheshin tokat etnike shqiptare në Ballkan e të mos copëtohen, ashtu siç u copëtuan pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, duke ua bashkangjitur këto toka shteteve si Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë e Greqisë, duke u aneksuar përgjakshëm nga ish Jugosllavia edhe vetë Kosova.
Jahja Fusha, në një fjalim të fuqishëm historik, mahniti delegatët e Lidhjes së Dytë të Prizrenit që në fillim të mbledhjes, të cilët e ndërprenë shumë herë gjatë fjalimit me duartrokitje, brohoritje e ovacione frenetike miratimi. Kërkesa e Tij drejtuar Kuvendit ishte që të ndërmerren të gjitha masat, që sipas vullnetit të konfirmuar të popullit etnik shqiptar të gjitha Tokat shqiptare të okupuara nga ish Jugosllavia t`i bashkohen Mëmës Shqipëri.

“Unë jam delegat i Llapit, të atij vendi që, ndonëse vuejti shekuj nën zgjedhën e Perandorisë Otomane, ndonëse hoq nji mijë e nji të zeza nën shkelmin e klikës ushtarake imperjaliste të Belgradit, nuk flet, as nuk din të flasë, prej njij skaje në tjetrën të gjanësisë së vet, tjetër gjuhë veç gjuhës s’onë amtare; Shqipes së pavdekshme; jam delegat i Llapit, i atij vendi qind për qind shqiptarë, që padrejtësinat e Fuqivet imperjaliste t’Evropës kishin dënue, si shumë vende të tjera thjesht shqiptare, me nji padrejtësi të randë”.
(Pjesë nga Procesverbali zyrtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit nga Fjalimi i Delegatit Jahja FUSHA)
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, duke ditur për tradhtinë e përgjakshme që komunistët sllavoserbë po ua gatuanin patriotëve, popullit e tokave shqiptare, Xhafer Deva e luti dhe e priti disa javë rresht t`i bashkohet grupit të njohur të patriotëve e udhëheqësve politikoushtarak shqiptarë që të largohet nga vendi e të strehohet në Amerikë, për të vazhduar aktivitetin kombëtar. Martiri Jahja Fusha e refuzoi këtë kategorikisht duke i thënë : “Unë nuk mund ta thej Besën që ia kam dhanë Popullit se do të jemi bashkë në të mirë apo të keqe, unë do të qëndroj me Popullin tim. Nuk kam ba asnjë të keqe, kam luftue për Liri. Lufta për Liri ashtë e drejtë themelore natyrore e njeriut e Popullit... Nëqoftëse bishat çetnikokomuniste e fajsojnë dike le të më fajsojnë mue, nëqoftëse e dojnë jetën time, nuk më dhimbet do ta jap dinjitetshëm por nuk do ta jap Popullin tim e as një nga bashkluftëtarët e mi... “
Nuk u largua as bashkëshortja e Tij Lucia Gio Fusha, me kombësi gjermane por me zemër e ideale shqiptare, duke thënë : “Ti e ke lidhë fatin Tënd me Popullin Shqiptar, unë e kam lidhë fatin tim me Ty. Do të jam pranë Teje e Popullit tonë përgjithmonë...”
Bashkëshortja e Jahja Fushës, Lucia, u likuidua egërsisht edhepse ishte shtatëzënë.
Kapitullimi i Gjermanisë e vërtetoi drojën e patriotëve shqiptarë. Sllavokomunistët e shërbëtorët e tyre të mjerë shqipfolës ushtarakisht aneksuan Tokat shqiptare e likuiduan bijat e bijt më të mirë të kombit.
Jahja Fusha u likuidua pa gjyq sipas të dhënave të besueshme në ditëlindjen e Tij më 27 dhjetor 1944 diku në Taukbahçe në Prishtinë. Xhelatët sllavokomunistë e zagarët e tyre shqipfolës e kishin torturuar barbarisht një kohë të gjatë. Torturave çnjerëzore e mizorive shtazarake të pakufi iu kishte qëndruar heroikisht pa kërkuar mëshirë, pa kërkuar falje, pa e zbuluar asnjë atdhetar, duke i marrë të gjitha veprimtaritë politikoushtarake atdhetare mbi vete.(dëshmuan të burgosurit e asaj kohe: Halil Visoka, Muharrem Hoxha, Adem Beselica e shumë të tjerë)
Jahja Fusha me trimëri mbinjerëzore e mbajti Fjalën e Besën e dhënë.(Që ishte edhe Amaneti i Babait të Tij : ("Biri im qëndroi besnik Popullit e Atdheut edhe në momentet më të vështira...”)
Kjo është njëra nga madhështitë e Tij, madhështia e Tij qëndron në çdo veprim të Tij.
Ai ishte intelektuali më i fortë në Llap e jo vetëm në Llap, ishte Kombëtari më i madh, më i drejti nga të gjithë dhe trimi më i paepur, edhepse e dinte përfundimin, nuk u largua nga populli e nga vendi, për të mos pësuar askush për veprimtarinë e Tij heroike kombëtare e anti sllavokomuniste.
Veprimtaria e Jahja Fushës ka vulë historike në çerdhet e shëndosha atdhetare në tokat shqiptare e botërore. "Djalosh me bukuri magjepëse, qëndrim mbretëror, filozof e diplomat, politikan dhe ushtarak, poet e sportist, muziktar e orator, mbi të gjitha njeri botëror e shqiptar hero faqebardhë..." Janë këto fjalë të bashkëveprimtarëve të tij anembanë botës.
As sot e kësaj dite nuk dihet vendi ku pushojnë eshtrat e Tij (që është brengë e Familjes Fusha e duhet të jetë edhe e Kombit Shqiptar e Institucioneve shtetërore të Kosovës), ndërsa eshtrat e Babait të Tij pa përmendore (!) “pushojnë” në oborrin e godinave shkollore, njëra nga të cilat është edhe shkolla jonë. Ky kompleks shkollor është i ndërtuar në pronën e Familjes Fusha nga e cila u konfiskua prej sllavokomunistve me arsyetim se Familja Fusha është armike numër një i Shtetit Jugosllav. Në këtë pronë ishte dikur shtëpia e madhe e Familjes Fusha në të cilën u lind Heroi i madh i Kombit Shqiptar JAHJA FUSHA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi