Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe

Shko poshtë

25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe Empty 25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 24, 2012 9:19 am

25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe


25 dhe 26, ky Kurban Bajram vjen ndryshe Ethem-beu12


Pavarësisht një vendimi të përbashkët për të festuar më datë 25 festën e KurbanBajramit, shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës do të festojnë një ditë më vonë. Festimit tradicional këtë vit do t’i mbeten besnik vetëm Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat do ta shënojnë festën sipas vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës që është mbajtur në Stamboll, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia, do ta nisin festimin një ditë më vonë, sipas përllogaritjeve që kanë bërë në Këshillin Suprem të çështjeve fetare në Arabisë Saudite, njofton "Koha.mk".

Ne i besojmë teknologjisë, të tjerët syrit të lirë, e komentojnë në BIM kthesën e papritur të Bashkësisë
Islame të Kosovës, të cilët nuk e respektuan vendimin e përbashkët të nënshkruar tre ditë më parë nga Naim Tërnava, Sulejman Rexhepi dhe Selim Muça për të festuar të enjten. Kosova nuk iu përmbajt marrëveshjes për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, thonë në BIM.

"Prapëseprapë shqiptarët do të festojnë bashkë. Por, Vendimi që morën tre bashkësitë, e Kosovës, Maqedonisë, dhe ajo e Shqipërisë, bazohet në takvimin e Asociacionit të vendeve të Euroazisë. Kosova nuk e ka parë të arsyeshme, për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, të dalë prej kësaj marrëveshje, kurse Maqedonia, Shqipëria, Turqia dhe shtetet e tjera anëtare iu përmbajtën marrëveshjes për ta festuar ditën e parë të enjten", thotë Jakup Selimovski nga BIM.

Ai shton se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj dallimi tjetër, por vetëm dallim në mënyrën sesi shihet kalendari i Hixhrit, i cili bazohet në ndryshimin e hënës, pra në vrojtimin e hënës me sy të lirë, apo me mjete teknologjike.

"Syri mund të jetë i luhatshëm, ndërsa teknika jo", vijon Selimovski. Disa ditë më parë, Kryesia më e lartë për çështje
fetare, në Kryesinë e çështjevefetare turke, u kumtua vendimi që shkonte konform përllogaritjeve të kryera prej tyre dhe që "dita e martë, përputhet me datën 16 tetor, dita e parë e muajit Dhulhixhe për vitin 1433 h, kurse dita e enjte, ajo e Kurban Bajramit të bekuar".

Vërtetimi i fillimit të muajve hënorë, në përcaktimin (takvimin) e Kryesisë për çështje
fetare, realizohet në varësi të vendimeve të Konferencës për pamjen e hënës, e mbajtur në Stamboll në vitin 1978.

Përmes një njoftimi, Bashkësia
Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të premten, më 26 tetor, për shkak se autoritetet e Arabisë Saudite kanë konstatuar se e enjtja është dita e Arafatit, kurse Dita e Bajramit duhet të jetë një ditë më vonë. Kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora ka sqaruar se arsyeja e ndërrimit të datës nga 25 tetornë 26 tetor është si rezultat i ditës së Arafatit.

"Arsyeja e ndërrimit të ditës se
Kurban Bajramit për të premten është se autoritet në Arabinë Saudite, në Këshillin suprem kanë përcaktuar se Dita e Arafatit, e cila e përcakton edhe Ditën e Bajramit, prandaj konform kësaj, i bie që dita e Bajramit të jetë një ditë më vonë. Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur përfundimisht se dita e Bajramit në Kosovë të jetë me 26 tetor, në ditën e premte", ka thënë Bajgora.

Në të njëjtën linjë është edhe kreu i Bashkësisë
Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa Ceriq, i cili në lajmërimin në faqen zyrtare të institucionit, po ashtu i bën me dije besimtarëve myslimanë se autoritetet kompetente nga Arabia Saudite, për përcaktimin e ditës së Kurban Bajramitkanë vendosur datën 26, vendim të cilit i bashkëngjiten edhe ata.

"Kjo fetva vlen për të gjithë ata muslimanë që BIBH e konsiderojnë si bashkësinë e tyre, sipas akaidit, sherijatit dhe hilafetit. Ndërsa më mirë nga të gjithë e di Allahu", thotë Ceriq.

Edhe Bashkësia
Islame e Serbisë tashmë ka vendosur që 26 tetori të jetë dita e parë e Kurban Bajramit.

Por festimi i
Kurban Bajramit në dy data të ndryshme 25 dhe 26 tetor ka shkaktuar hutim mes besimtarëve myslimanë, që në rajonin tonë janë të shumtë. /albeu.com/



Shtuar më 23/10/2012, ora 19:30
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi